• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duroja dhunën prej fëmijës, mendova vetëvrasjen”, historia e trishtë e një nëne që rrihej nga burri

by A R
28/06/2018 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kishim një thikë në kuzhinë dhe kishte për detyrë sa herë që pinte, ta merrte e të më kërcënonte me fjalët: ta pres fytin”.
E martuar me mblesëri kur ishte vetëm 17 vjeç, kjo nënë e një vajzë ka duruar për 13 vite të rrahurat e një burri që nuk punonte, konsumonte alkool dhe luante bixhoz. Me zërin që i dridhet, ajo tregon sesi ka duruar deri më tani.

“Herën e fundit i tha vajzës të shkonte të flinte gjumë, përndryshe do i priste qafën. Ju kundërvura duke i thënë se vajzën nuk e prekte me dorë. Atëherë nisi të më gjuante, më shtriu përtokë dhe më rrahu keq. Vajza njoftoi njerëzit e shtëpisë sime, ndërsa unë mora vajzën dhe ika”, thotë e dhunuara.

E rritur edhe vet jetime, ajo nuk donte kurrsesi që edhe vajza e saj të rritej pa të dy prindërit. Kjo e shtynte të duronte njolla pa fund në trupin e saj, edhe pse thotë se për të nuk kishte më jetë, aq sa kishte tentuar edhe vetëvrasjen.

“Po kam tentuar kur kam qenë në kulmin e dhunimit. Aq llogjikoja, mendoja se më mirë do ishte të vdiqja. Kisha dëgjuar se po të pije alkool me paracetamol vdisje, kështu që piva një dozë. S’kam pasur arsye apo shpresë për të jetuar. Nuk më dukej gjë nëse do të jetoja. Më vinte keq për fëmijën, por në moshën 30 vjeç nuk mundesha të përballoja jetën”, vijon më tej e dhunuara.

E kishte denoncuar disa herë ish-bashkëshortin, por po aq herë e kishte falur. Kjo, pasi familja ia kërkonte këtë gjë se i vriste opinioni i fshatit ku jetonin. E përveç kësaj nuk kishte ku të fuste kokën bashkë me vajzën. Derisa një ditë vendosi se nuk do të kishte më kthim.

“Kam shkuar e kam kërkuar 3 herë urdhër mbrojtjeje, jemi pajtuar e jemi ndarë sërish. Herën e fundit i kam thënë se nuk do të shkelja më në atë derë, nëse do të shkoja le të më vrisnin, sepse nuk kisha më ndërmend të pajtohesha”, rrëfehet e dhunuara.

Pas denoncimit ndaj të shoqit, bashkë me vajzën, kjo nënë e re është marrë në mbrojtje nga Shërbimi Social dhe jetojnë në një strehëz për mbrojtjen e grave të dhunuara, ku vazja shkollohet e nëna po ndjek një kurs për t’u punësuar.

“Sot po, kam shumë shpresë. Jam krejt tjetër, sepse më kanë dhënë shpresë, zemër, janë kujdesur për mua, më kanë hapur sytë sepse kam qenë ‘e verbër’”, thotë mes lotësh nëna e vajzës.

Por, si kjo nënë e re ka edhe shumë gra të tjera që durojnë dhunë deri në ekstrem. Për t’u ardhur në ndihmë, Ministria e Mbrojtjes Sociale ka përgatitur një projektligj, ku urdhri i mbrojtjes të jepet që në momentin e denoncimit dhe nuk parashikohen më seanca pajtimi.

“Për herë të parë do të kemi masa mbrojtëse për fëmijën, duke e përfshirë në urdhrin e mbrojtjes së menjëhershme dhe në urdhrat e mbrojtjes. Gjithashtu është një ligj, i cili për herë të parë do t’i japë një ndihmë të kualifikuar falas juridike. Në këtë projektligj parashikohen edhe afatet mbi urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes, ato të mbrojtjes, të cilat përcaktohen më mirë. Urdhri paraprak i mbrojtjes së menjëhershme është një masë e re mbrojtëse në funksion të mbrojtjes së menjëhershme në 24 orët e para, që u garantohet viktimave të dhunës në momentin që denoncojnë dhunën”, shprehet Ogerta Manastirliu.

Në projektligj parashikohet urdhër mbrojtjeje edhe për marrëdhëniet afektive, të dashurit apo të dashurat, dhe nga ana tjetër janë parashikuar edhe seanca rehabilitimi për dhunuesin që ka probleme me alkoolin apo vese të tjera./tch/a.m.

Next Post
Samiti i BE/ Ndasitë e mëdha për emigrantët që thellojnë përçarjen

Samiti i BE/ Ndasitë e mëdha për emigrantët që thellojnë përçarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

February 19, 2026
Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë

February 19, 2026
“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

February 19, 2026
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

February 19, 2026
Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

February 19, 2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Meta mbyll Mbrojtjen, pritet të nisë gjykimi për ish-presidentin

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Firmoset Bordi i Paqes! Firmosin 50 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In