• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Samiti i BE/ Ndasitë e mëdha për emigrantët që thellojnë përçarjen

by A R
28/06/2018 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emigracioni është tema kryesore e Samitit të krerëve të BE-së, që po zhvillohet në Bruksel, rëndësia e të cilit u theksua edhe nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila tha se e ardhmja e unionit varet nga përgjigjet që do të gjenden për këtë çështje thelbësore.

Por, ndarjet për emigracionin e jashtëligjshëm vazhdojnë të thellohen, e ardhja në pushtet e qeverisë populiste në Itali e ka përshkallëzuar krizën.

Analistët mendojnë se, në këtë kuadër, Jugu i Europës, që përballet drejtpërdrejt me fluksin e emigrantëve dhe që ndihet i braktisur nga BE-ja, është vendosur kundër Veriut të kontinetit.

Jo më kot, shefi i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker paralajmëroi se brishtësia e BE-së po rritet, ashtu si të çarat brenda në union shkruan TCH. Janë pikërisht udhëheqësit e mbledhur në Bruksel, ata që duhet të adresojnë situatën dhe deklaratat e para nuk duken premtuese.

Austria tha se shpëtimi i njerëzve në Mesdhe nuk duhet kthyer në një biletë drejt Europës Qendrore, ndërsa Italia u shpreh se nuk i hyjnë më në punë fjalët, por ka nevojë të shohë vepra nga Europa.

Për Merkelin, çështja e emigracionit është një temë që rrezikon qeverinë e saj, pasi partneri në koalicion CSU i ka vendosur ultimatum deri në fundjavë për të arritur një marrëveshje për ndalimin e ardhjeve të reja.

Me Italinë që mbyll portet, me disa vende që refuzojnë shpërndarjen e emigrantëve dhe fluksin që nuk ndalet, BE-ja gjendet përballë një sfide të madhe, për të cilën kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk tha se rreziku është i lartë, ndërsa koha e shkurtër.

Megjithatë, serioziteti i samitit nuk i ka bërë krerët të harrojnë Botërorin e futbollit, me kryeministrin belg Charles Michel që i dhuroi kryeministres Theresa May bluzën e ekipit të tij kombëtar, para sfidës së sotme mes Blegjikës dhe Anglisë./a.m.

Next Post
Meta u jep pasaportat e Shqipërisë Fatmir Sejdiut dhe Jakup Krasniqit

Meta u jep pasaportat e Shqipërisë Fatmir Sejdiut dhe Jakup Krasniqit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëlloi me armë policinë gjatë operacionit antikanabis në malësinë e Pukës, shpallet në kërkim 30-vjeçari! Ruante parcelat

Shisnin kanabis e kokainë nëpër shkolla, në pranga dy persona në Laç

November 12, 2026
“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

“Sazani është pronë e Shqipërisë dhe do të mbetet i tillë”/ Rama nga Irlanda: S’kam marrëveshje me Kushnerin, negociatat vijojnë

November 12, 2026
“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

“Rama arrogant?”/ Ibrahimaj: Sulmet ndaj bankave nuk ishin rastësi! Synohej destabiliteti financiar, pas tyre nuk qëndronin studentët

November 12, 2026
I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

I hodhi me tritol në erë makinën gruas në Elbasan, arrestohet një prej autorëve të dyshuar

November 12, 2026
SPAK i ka marrë celularin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon kontrollet ndaj tij

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

November 12, 2026
“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

November 12, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In