• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Durimi s’ekziston në Labëri, këtu ka emër Tërmet”/ Rama: Rruga tani është 5 min, skandal të besojnë Lulin dhe Leskon

by Java News
14/11/2020 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në Vlorë edhe kantierin ku po ndërtohet në rrugën e Lumit të Vlorës, projekt i cili pritet të marrë fund vitin e ardhshëm dhe të jetë gati për sezonin turistik.

Sipas kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli dhe deputetit Vullnet Sinaj, kjo rrugë shkurton distancën kohore nga Vlora në Gjormë, tani 20 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që ishte. Nga Vlora në Brataj, ishte një orë e gjysmë, tani do do të bëhet për 30 minuta dhe për të gjithë pushuesit, aksesimi i Himarës, nga Vlora do të bëhte për një orë e çerek, deri në Qeparo.

“Rruga e Lumit të Vlorës vazhdon të marrë formë përgjatë tërë gjurmës së saj dhe po bëhet gati që sezonin e ardhshëm turistik të zbulojë para shqiptarëve e të huaja, një nga thesaret më të bukur natyrorë të Shqipërisë, duke ofruar një udhëtim spektakolar përmes luginave e pejsazheve të saj të mrekullueshme. Kjo rrugë ka nisur ende pa mbaruar të japë impaktin e saj në nxitjen e nismave të agroturizmit, ndërkohë që pritshmëria e arsyeshme është që të ndikojë në rritjen e prodhimeve bujqësore e blegtorale me destinacion bregdetin”, tha kryeministri Rama.

Shefi i qeverisë iu “hakërrye” deputetit Sinaj, kur ky i fundit tha që të kënaqur duhet të bëhen dhe banorët e zonës së Peshkëpisë e Selicës.

Rama kërkoi që këta qytetarë të sqarohen mirë dhe të mos u jepet mundësia “të besojnë Lulin dhe Leskon”.

BISEDA:

Rama: Nga Vlora deri në bregdet, me një udhëtim panoramik përmes luginës e fushave e kodravë është spektakël e do nxisë agroturizmin në thithë zonën. Do e kthejë zonë turistike brenda maleve e do nxisë prodhimin se do lidhet shumë më shpejt baza prodhuese blegtorale me tregun turistik poshtë. Kur kemi ardhur herën e parë këtu vajtëm mbrapa kam pasur tre ditë bllokim nga mesi.

Dritan Leli: Tani është 5 minuta

Edi Rama: Atëherë e kemi bërë 1 orë e gjysmë

Vullnet Sinaj: Edhe pjeswn e Peshkëpisë e Selicës ti bëjmë të kënaqur dhe ata andej.

Edi Rama: Po ata andej sqaroji mirë e mos më bëjnë mua mesazhe ata se nëse ka një komunitet që s’ka gojë të flasë që ne atë që themi e bëjmë, janë ata, në gjithë bashkinë vlorë s’kanë gojë të flasi njeri jo na thatë jo s’na thatë.

Rialokimi i fondit ka qenë për arsye të llogjikës së buxhetit kur ne nuk ishim ende në fazën për ta filluar po kjo s’do të thotë që ne s’do e bëjmë atë.

Sqaroja mirë se është skandal që tani të besojnë Leskon me Lulin, vete Lesko me Lulin e u tregon përralla e i besojnë ata po ca janë ata se s’janë vetëm të këndojnë këngën e historisë. Ky është muhabet kot tani.

Ata, këta ata, ato, andej këndej se kishin parë ndonjëherë që do ndodhte kjo gjë, kush do e bënte? Të shohin e të presin.

Ka një arsye pse emri Durim nuk eksizton në gjithë zonën e Labërisë.

Ke parë emër tërmet ti? Ja këtu i vënë, Durim s’ka.

g.kosovari

Next Post
‘Kemi disa skenarë të gatshëm për situatën’/ Manastirliu: Spitalet rajonale po përgatiten për përballimin e COVID

'Kemi disa skenarë të gatshëm për situatën'/ Manastirliu: Spitalet rajonale po përgatiten për përballimin e COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In