• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Durana, plani i bashkimit të Tiranës me Durrësin

by A R
22/11/2015 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka ngjallur mjaft interes një plan i ri i Ministrisë së Zhvillimit Urban për integrimin ndërsektorial të Zonës Ekonomike Tiranë-Durrës. Ai është pjesë integrale e Planit të Përgjithshëm Kombëtar dhe do të orientojë përdorimin dhe shfrytëzimin e kësaj zone, duke krijuar infrastrukturën e përshtatshme për një zhvillim të qëndrueshëm.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ka dhënë detaje për Monitor, se si do të zhvillohet ky projekt, sa mundësi do të sjellë për bizneset, si do të krijohen mundësi për klasterat (grupimin e bizneseve të ngjashme, apo të zinxhirit të ciklit prodhues) me synim rritjen e konkurrueshmërisë së tyre etj.

Është pikërisht pozicioni strategjik i rajonit Tiranë–Durrës, me dalje të gjerë në Detin Adriatik dhe ndërlidhje të mira ndërkombëtare, i ndikuar nga vendndodhja edhe e Aeroportit kryesor në vend, që ka ofruar mundësi të mëdha për zhvillim ekonomik dhe të shpejtë të kësaj zone.

Korridori rrugor, i cili lidh këto dy qendra urbane, është kthyer tashmë në qendrën ekonomike të vendit, fakt që dëshmohet edhe nga fluksi i lartë i lëvizshmërisë dhe prezenca e bizneseve dhe shërbimeve të ndryshme.

“Duke vlerësuar rëndësinë strategjike të kësaj zone, ku kemi të përqendruar edhe një numër të madh biznesesh, menduam dhe ndërmorëm nismën e rëndësishme për hartimin e një plani, të cilin e pagëzuam me emrin “Durana” e që projekton zhvillimin e integruar të këtij rajoni.

Ky plan është tërësisht i dedikuar për rajonin Tiranë – Durrës dhe synon zhvillimin e projekteve të zhvillimit në fushat e planifikimit të territorit, të infrastrukturës së transportit, ujit, energjisë dhe projekte të tjera në menaxhimin e mbetjeve, të përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe zhvillimit ekonomik”, thotë znj.Gjermeni.

Ky plan është tërësisht i dedikuar për rajonin Tiranë – Durrës dhe synon zhvillimin e projekteve të zhvillimit në fushat e planifikimit të territorit, të infrastructures së transportit, ujit, energjisë dhe projekte të tjera në menaxhimin e mbetjeve, të përmirësimit të cilësisë së ajrit dhe zhvillimit ekonomik.

“DURANA do të ofrojë një siguri për investimet strategjike në këtë rajon duke u ofruar bizneseve dhe bashkive një orientim të qartë mbi tipologjinë e biznesit që mund të zhvillojnë dhe promovojnë për të qenë sa më konkurrues në treg”.

Gjermeni shton se investimi i kryer nga një biznes në zonën ekonomikeTiranë – Durrës është shumë here më i sigurt dhe i mbrojtur duke qenë se koordinohet nga një plan rajonal dhe Planet e PërgjithshmeVendore përkatëse të hartuara nga secila bashki.

Gjithashtu, ky plan strategjik mundohet të plotësojë edhe infrastrukturën e nevojshme dhe veçanërisht aksesueshmërinë, që është dhe një nga prioritetet kryesore të këtij plani me qëllim lehtësimin e aktivitetit të biznesit.

Një tjetër objektiv i rëndësishëm i planit DURANA është edhe krijimi dhe funksionimi i”Cluster të biznesit”, për të cilat janë parashikuar një sere politikash që nxisin zhvillimin e clusterave të biznesit, duke synuar rigjenerimin e zonës.

Vetë ky dokument strategjik përcakton qartazi zonën fizike ku do të mund të zhvillohet një “cluster”, kryesisht e pozicionuar në zona që kanë hapësira industrial jo – funksionale.

“Më duhet të shtoj se, përtej përcaktimit fizik në këtë dokument strategjik janë ofruar dhe disa rekomandime për mënyrën e funksionimit të një cluster, dhe në këtë drejtim mendoj se roli i universiteteve dhe institutive kërkimore do të jetë esencial për zhvillimin e qëndrueshëm të koncepteve “cluster””, pohon Gjermeni.

MONITOR

 

Next Post

Moti i keq pushton Shqipërinë, një viktimë, dëme dhe radhë kilometrike në trafik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

10 futbollistët me më shumë kontribute për gola në histori

October 5, 2026
Vetëm pak orë pas miratimit në Kuvend, Begaj dekreton ligjin për formulën e re të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve!

Viti i ri akademik, Begaj: Investimi në arsim, më i sigurti për zhvillimin e shoqërisë

October 5, 2026
Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

Ekzekutimi dështoi dy herë| Vrasësja në SHBA në gjendje kritike, prognoza ende e paqartë

October 5, 2026
Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

Ndryshimi i Ligjit për Specialen, sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës

October 5, 2026
Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

Djali i Jair Bolsonaros mund Lulan, por sërish nuk zgjidhet president

October 5, 2026
FOTOT/ Mësuesja i dërgonte foto të zhveshura të dashurit, por gabimisht i’a nis një studenti

Vetëm 14% e shqiptarëve verifikojnë informacionin online, ndër më të ulëtat në Europë

October 5, 2026
“Të zgjatet vettingu”/ BE dhe SHBA deklaratë të përbashkët: Reforma në Drejtësi po jep rezultate!

“Kopjojmë Italinë, por nuk kemi infrastrukturë”, avokati: Sistemi i drejtësisë, në kolaps

October 5, 2026
Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

Vera zgjatet në Shqipëri, raporti: Deri në 25 ditë më shumë me temperaturë mbi 25°C

October 5, 2026
E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

E vërteta e dhimbshme e Sylvester Stallone/ Pse fitorja e “Rocky-it” në Çmimet Oscar i la plagë në zemër

October 5, 2026
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështjet e zgjedhësve

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com