• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Duma: Pas 21 qershorit do shpëtojmë qytetin, turizmin, plazhin

by
19/06/2015 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma, shpalosi programin e saj me banorët e zonës së Plazhit. Duma tha se pas 21 qershorit do të shpëtohet qyteti, turizmi e plazhi nga pengmarrja dhe nuk do të lejojë që qytetarët të mos kenë plazh publik. Programi i bashkisë së Durrësit është programi i jetës qytetare, u shpreh Duma.

“Kemi shumë punë me turizmin, kemi shumë punë me produktin bujqësor që do ta sjellim këtu shumë më të lirë, kemi shumë punë me të gjitha hapësirat mes pallateve, kemi shumë punë për të hapur vende pune. Pas 21 qershorit ka vetëm një mënyrë për t’u sjellë; të shpëtojmë qytetin, të shpëtojmë turizmin, të shpëtojmë plazhin nga banda e grabitësve. Të shpëtojmë qytetin, turizmin, plazhin nga bandat e tyre që mendon vetëm për betonizimin. Që thotë 8 vite dua të bëj pishinën dhe pas 8 vitesh çon betonieret e veta pët t’i hedhur beton pishinës publike. Duhet të shpëtojmë nga një alternativë që nuk është për qytetarët por është alternativë për të pestët dhe për këtë arsye kjo bashki ka përfunduar e varfër. Para disa ditësh vendimi i ri i Këshillit Bashkiak ishte 80 % plazh privat dhe 20 % plazh publik. E kishte më përpara 60 % publik dhe 40 % privat dhe nuk kishte më asnjë vend publik. Nuk e dimë më se ku do e privatizojë se më duket do privatizojë edhe ajrin se nuk ka ngelur më për tu privatizuar. Ju siguroj që çdo pëllëmbë që ka ngelur e paprekur nga privati do ta bëjmë publike siç ju siguroj që plazhi nga Currilat në Porto Romano do ta bëjmë që në vitin e parë dhe qytetarët dhe banorët e bashkisë së madhe të Durrësit do mund të shkojnë dhe të shijojnë detin pa kanalin, pa mushkonjat, pa pisllikun. Programi i madh i bashkisë së Durrësit është programi i jetës qytetare”, tha Duma.

Deputeti Agron Duka tha se modeli i kandidates Duma është bashkëqeverisja, krejt ndryshe nga modeli i saj përballë. “Kemi kandidaturën e Vangjush Dakos i cili nuk arrin të përballet me të vërtetën dhe madje pati një ballafaqim me zonjën Duma dhe u ngrit e iku se nuk ka çfarë të thotë. Është një njeri që ka 4-5 veta rreth e qark për të marrë vendimet dhe zonja Duma që ju ka ju për bashkinë e ardhshme të Durrësit”, tha Duka. ATA

Next Post

Foto Galeri/ Le të qeshim me fushatën elektorale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

October 4, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës

October 4, 2026
Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

October 4, 2026
30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

October 4, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

October 4, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 4, 2026
Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

Araghchi: Lufta dhe sanksionet nuk do të funksionojnë dhe ne jemi gati për një zgjidhje

October 4, 2026
Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët u përhapën dhe dogjën ullishte, arrestohet 33-vjeçari në Mallakastër

October 4, 2026
Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

Shembet harku i famshëm i Hawaiit, monumenti natyror 27 metra i lartë përfundon në Oqeanin Paqësor

October 4, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

Aksident tragjik në Tiranë! Humb jetën e moshuara, në pranga 20-vjeçari

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com