• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dule-Idrizi, një binom i çuditshëm politik

by
23/05/2015 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E kanë urryer në distancë dhe në heshtje njëri-tjetrin për shumë vite. Dhe kjo urrejtje nuk i buronte nga ndonjë sherr personal, nga ndonjë mëri e vjetër apo rrethana të tjera banale. Jo. Është një urrejtje me sfond etnik. Një nga ato urrejtje të thella, që i gjejnë rrënjët në historinë e trazuar të shekullit të shkuar.

Duket sikur i dhamë një përmasë që nuk e ka, marrëdhënies kurioze dhe unike mes kreut të PBDNJ Vangjel Dule dhe kryetarit të PDIU Shpëtim Idrizi. Në fakt nuk ka asgjë për të fetishizuar në atë që ndan sot këto dy sigla politike dhe krerët e tyre aktualë. Dule dhe Idrizi e kanë luftuar në distancë njëri-tjetrin prej vitesh, janë shmangur, kanë evituar shtrëngimet e duarve dhe kanë rivalizuar për të pasur të njëjtat miqësi e aleanca politike, secili me mjetet e veta.

Sot Dule ka ndërprerë marrëdhëniet me shumicën, që do të thotë se zyrtarisht ai është në opozitë. Kurse PDIU me shefin e saj, kanë kaluar zyrtarisht në maxhorancë, duke humbur ndonjë parlamentar rrugës, por duke marrë një ofertë mëse të ëknaqshme elektorale për 21 qershorin. Nga ana tjetër, Idrizi ka mundur që jo vetëm të ruajë listën e zyrtarëve që kjo parti ka në administratën shtetërore (Rama nuk i përjashtoi përfaqësuesit e PDIU pas 21 qershorit 2013), por me shumë gjasë, prezenca e partisë çame do të vijë duke u shtuar në qeverisjen qëndrore në javët e ardhshme.

E vetmja gjë që mbeti në ajër pas rrokadës Dule-Idrizi, qe reagimi i ashpër i Athinës. Një reagim që duhet marrë seriozisht nga Tirana zyrtare, sepse pala greke nuk e sheh aspak mirë largimin e PBDNJ nga qeverisja. Aq më tepër, kur vendin e saj e ze një forcë politike që grekët e etiketuan menjëherë si “fashiste”.

 

Skënder Minxhozi

Next Post

FOTO/ Qindra të rinj të PS ndjekin Elhaida Danin përpara selisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com