Kryeministri Edi Rama përveç takimit me strukturat e Partisë Socialiste dhe biznesmenët në Vlorë nuk ka lënë pa takuar edhe moshën e tretë.
Ai ka pirë kafe me gjyshet vlonjate, në një lokal të zonës, ku shfaqet shumë i qeshur gjatë diskutimeve me to. Kryeministri ka përfituar dhe nga koha e mirë e cila mbizotëron në qytetin bregdetar
“Me gjyshet vlonjate dhe nipat e mbesat e tyre”, shkruan Rama krahas fotove.
/e.rr











