• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lulzimi me ekip të ri dhe format të vjetër

by Artur Ajazi
27/09/2020 15:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Lulzim Basha, ka nisur të kryejë procesin e votimit të emrave të seleksionuar, që sipas tij “janë gjaku i ri i partisë”. Dhe në fakt ato emra, deri sot kanë pranuar të shënojnë në deklaratën e “pastërtisë morale dhe penale”, gjithçka kanë, duke mos kundërshtuar edhe një tjetër “formulë” atë të jetës private dhe parakushteve që ka shpikur kryetari.Njëlloj sikur të ishte koha e Xhaxhit, njëlloj sikur të ishte koha e “kandidatëve të rinj për në PPSH”. Edhe Lulzimi i vuri në rresht (ata që ju bindën natyrisht) i detyroi të firmosnin dhe shkruanin çfarë ai kërkonte, i “seleksionoi” dhe mbi të gjitha i testoi një dhe nga një, duke u vënë kryqin “rrebelëve” dhe atyre që ai mendonte se mund ta tradhëtonin një ditë të bukur, siç bënë ata të 2017.

Asgjë nuk ka ndryshuar nga formati i dikurshëm, madje qysh nga formati Doktorit. Gjithçka është mbledhur “rrip”,dhe përfundon në zyrën e Lulzimit, gjithçka lidhet me emrat, të shkuarën dhe të tashmen e tyre, i serviret kryetarit, dhe ai vendos, “kalon, nuk kalon”. Por në lëvizjet më të fundit që Lulzim Basha po kryen me emrat e dikurshëm të listave, një gjë bie në sy, largimi i të vjetërve nga vendet e tyre të origjinës, dhe degdisja e tyre drejt qyteteve ku as i  njohin, dhe as i dinë se janë drejtues të asaj partie. Vajtja e deputetit të Kukësit në Elbasan, apo i Korçës në Shkodër, vajtja e deputetit të Vlorës në Durrës apo dhe lëvizje të tjera të pakuptimta, Lulzim Basha po i bën me shpresën për “ti hequr qafe” gardën e vjetër, dhe për të krijuar brënda Partisë Demokratike, kokëulurit e rinj. Staf i ri, usta i vjetër, ekip i ri, format i vjetër. Edhe në listën e qarkut Berat, Lulzim Basha i bëri “exclu” Lefter Maliqit, një prej  ithtarëve dhe “armëtarëve” të paepur, që edhe pasi hyri nga dera e pasme e Kuvendit si “deputet” i listës, nuk rreshti së luftuari për PD.

Edhe pse Lulzim Basha e kishte shpallur “tradhëtar” bashkë me Rudina Hajdarin dhe Myslim Murrizin, duket se e përdori siç deshi dhe sa deshi, Lefterin e Beratit dhe ndonjë tjetër, dhe nuk pranoi ti kishte në listat e reja. Gjithçka duket se po shkon sipas një plani të paramenduar mirë në SHQUP. Degdis pensionistët me nga 2-3 mandate deputeti, dërgoi në qytete ku nuk i njohin apo dhe i përbuzin, dhe pasi të humbasin largoi edhe nga partia. Kështu Lulzim Basha do të ketë mundësinë tu thotë të vetëve dhe shqiptarëve se “ja tani PD ka ekipin e ri, ne bëmë katharsis, tani duam pushtetin me mua kryeministër”. Vetëm në SHQUP, dhe vetëm në zyrën e Doktorit, bëhen të tilla pazare, dhe thurren të tilla skenare. Thuhet se hartimi dhe seleksionimi i emrave, ka sjellë në “gjirin e partisë” sëkëlldi dhe përçarje, paçka se duket sikur gjithçka është “OK”. Flamuri, Mondi, Eduarti, por dhe Oerdi, si  dhe shumë emra të gardës së vjetër, po “hungërijnë” zyrave dhe korridoreve të Partisë Demokratike, duke kërkuar nga Sali Berisha dhe Lulzim Basha arsyet e mënjanimit, që duket se janë të kuptueshme.

Mbajtja edhe për një kohë të pacaktuar pranë zyrave të partisë, natyrisht  do ti hapte punë Lulzimit në 26 Prill, kur të shpallet humbja e madhe e zgjedhjeve. Ata nuk mund t’ja falin më Lulzimit një humbje spektakolare të zgjedhjeve, e cila shuan të gjitha shpresat e tyre për të kapur edhe njëherë të vetme poste pushtetarësh. E ndërsa në degët periferike ka nisur “votimi” i emrave nga baza (?), një gjë është e vërtetë, ekipi i ri i Lulzimit, nuk do të ketë shansin të dalë kurrë nga formati i vjetër i asaj partie, kurse ata që do të kenë fatin të dalin deputetë pas 25 Prillit 2021, kurrë nuk do të ulen dhe shkruajnë rreshta me “kokën” e tyre, pasi në çdo  seancë parlamentare, Lulzimi do tu çojë atyre “zarfin” me fjalimin e pergatitur në zyrat e  SHQUP-it.

Next Post
Do të propozonte të fejuarën për martesë, detaje prekëse për vrasjen e policit

Do të propozonte të fejuarën për martesë, detaje prekëse për vrasjen e policit

Comments 1

  1. Lik lul Sala says:
    6 years ago

    Këmbë të reja, në bythë të vjetra, i thonë në Shkoder.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In