• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duke filluar nga Presidenti, lista e zyrtarëve që do t’u kontrollohet pasuria në 2018

by Java News
28/01/2018 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krerët më të lartë të shtetit dhe politikës shqiptare do t’i nënshtrohen një kontrolli të plotë dhe të thelluar, për vërtetësinë dhe saktësinë e deklaratave të pasurive, të dorëzuara në vite të ndryshme kalendarike, pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Objekt verifikimi do të jenë edhe krerët e gjyqësorit në Shqipëri, por meqenëse këta po kontrollohen aktualisht për llogari të procesit të Vetingut, verifikimi konsiderohet i azauruar.

Lista me zyrtarët e lartë që do të kontrollohen nis me Presidentin e Republikës dhe mbaron me anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Kontrolli i plotë i pasurive është produkt i ndryshimeve në ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003 për deklarimin dhe kontrollin e pasurive të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë. Ndryshimet në ligj janë miratuar në fillim të muajit prill të vitit 2017. Ndryshimet kanë kufizuar kohën brenda të cilës zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar duhet t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurive.

Sipas ndryshimeve, grupi i pushtetarëve dhe zyrtarëve të lartë duhet të kontrollohen një herë në dy vjet, ndërsa zyrtarët e nivelit të ulët një herë në pesë vjet. ILDKP kishte parashikuar nisjen e kontrollit që gjatë vitit 2017, por për shkak të ngarkesës së pazakontë, nga detyrimet që rrjedhin nga zbatimi i ligjit të Vetingut, procesi është shtyrë për këtë vit. Duke u bazuar në ligjin e ndryshuar, kontrolli do të nisë nga Presidenti i Republikës, kryeministri, deputetët, zëvendëskryeministri, ministrat, zëvendësministrat, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Avokati i Popullit, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zëvendësguvernatori dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të BSH.

Rrethanat- Kontrolli përkon pikërisht me ngritjen e organeve të reja anti-korrupsion, Byroja Kombëtare e Hetimit, Prokuroria e Posaçme dhe Gjykatat Speciale, të cilat të tria sëbashku përbëjnë atë që quhet SPAK-u. Kushtetuta e ndryshuar në korrik të 2016 dhe ligji për SPAK-un, parashikojnë që të gjitha dosjet e mundshme të zyrtarëve të lartë, për fshehje pasurie, deklarim të rremë, pastrim parash, falsifikim dokumentesh etj., do të kalojnë në duart e organeve të SPAK-ut. Gjatë dy viteve të para, Byroja e Hetimit do të asistohet nga një grup hetuesish të SHBA-BE.

Që pas emërimit të Shkëlqim Ganajt në krye të ILDKPKI, ky institucion çon në prokurori çdo vit me dhjetëra zyrtarë të lartë për mosjustifikim dhe fshehje pasurie. Por organi i akuzës ka mbyllur shumicën e dosjeve, të tjera i ka ‘ngrirë”, ndërsa vetëm një numër të papërfillshëm i ka çuar në gjykatë. Mbetet për t’u parë nëse ku bilanc i zi do të ndryshojë pas largimit të Adriatik Llallës dhe zëvendësimit të tij me kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku. Aktualisht, si zonja Marku, ashtu edhe kreu i ILDKPI, kanë mbështetjen e fortë të SHBA-BE në luftën kundër korrupsionit.

Kontrolli i plotë- Kontrolli dhe rikontrolli i plotë i pasurive kruhet për të parë nëse pasuritë e deklaruar nga zyrtarët justifikohen me të ardhura të ligjshme dhe nëse subjekti posedon pasuri, por nuk i ka deklaruar në deklaratën e pasurisë, për shkak se nuk i justifikon dot. Për kryerjen e kontrollit dhe verifikimin e të dhënave të deklaratës, Inspektorati i Lartë ka të drejtë të shfrytëzojë të dhënat e nevojshme në të gjithë aparatin shtetëror e publik dhe në personat juridikë publikë e privatë. Inspektori i Përgjithshëm ka të drejtë të thërrasë edhe  ekspertë të pavarur, të licencuar, të fushave të ndryshme, për të bërë rivlerësimin e pasurive ose për çështje që këta çmojnë të arsyeshme. Ndërkaq, kur gjatë kontrollit zbulohet se deklarimet nuk janë të sakta ose burimet e deklaruara nuk identifikohen dhe nuk mbulojnë pasuritë e deklaruara, Inspektorati i Lartë thërret subjektin për të dhënë shpjegime të hollësishme dhe argumentet përkatëse.

Ja çfarë duhet të deklarojnë zyrtarët
Pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to.

Pasuritë e luajtshme dhe të drejtat reale mbi to.

Sendet me vlerë të veçantë mbi 300 000 lekë.

Vlerën e aksioneve dhe të letrave me vlerë.

Vlerën e likuiditeteve dhe gjendje në cash.

Detyrimet financiare ndaj personave.

Të ardhurat personale për vitin.

Licencat dhe patentat që sjellin të ardhura.

Dhuratat dhe trajtimet preferenciale mbi 10 000 lekë.

Angazhime në veprimtari private.

Interesat private.

Çdo shpenzim i deklarueshëm mbi 300 000 lekë.

Burimi: shqiptarja.com

a.ç

Next Post
Keni pyetje mbi lotarinë amerikanë dhe vizat? Ambasada e SHBA gati t’ju përgjigjet

Keni projekte? Ambasada e SHBA: Fondi për Inovacion 2018 nis më 1 mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një telefonatë në 999 zbuloi gjithçka, si u kapën 5 britanikët pranë bazës së RAF-it -

Lirohen pesë komplotistët në Angli, u arrestuan se dyshoheshin për sulm ndaj bazës amerikane, dalin në liri me kusht

September 28, 2026
Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

Protesta në ditën e 121-të në Tiranë, marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë dhe fjalime kundër Qeverisë

September 28, 2026
Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

Dështon tentativa e hyrjes së 10 shqiptarëve në Angli, po transportoheshin me një gomone me motorë të fuqishëm!

September 28, 2026
Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

Gjirokastër, zjarri në lagjen “Zinxhira” rrezikoi banesat, ndërhyrja shmangu pasojat! (VIDEO)

September 28, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

Zjarri përfshin sipërfaqe me bimësi në Novoselë, era favorizon përhapjen e flakëve!

September 28, 2026
Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

Vihen nën kontroll flakët në Kreshpan të Fierit, shoqërohen në komisariat 3 persona të dyshuar!

September 28, 2026
Publikohet raporti i Qeverisë për integrimin: Rekord Historik në negociata dhe reforma intensive

BE ka një “surprizë” për Shqipërinë! “Politico” zbulon se do ketë strategji më vete për 4 vendet që janë pranë anëtarësimit në Union

September 28, 2026
Apple dorëzohet, pranon problemin e iPhone XS

Përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër, “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë!

September 28, 2026
Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Auditim në SHISH pas arrestit të Hysenit”- Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë, çfarë thanë kreu i SPAK dhe kryeministri Rama: Nuk u cenua siguria kombëtare

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com