• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Duhet të synojmë cilësinë dhe jo numrat”, Rama-bizneseve: Kualifikoni punonjësit në sektorin e turizmit

by A R
29/04/2024 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk duhet të synojë turizmin masiv, por atë cilësor, duke krijuar një ofertë ku “rendësi nuk kanë numrat por cilësia e numrave”.

Për kryeministrin Shqipëria duhet të kthehet në një destinacion i atyre turistëve jo të lartë në numër por që shpenzojnë, dhe jo e turizmit masiv që shpenzojnë më pak.

Në Konferencën për Sigurinë për Turizëm, Rama u shpreh se Shqipëria nuk duhet të rrezikojë të ofrojë cilësi të ulët në turizëm, pasi në të kundërt do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve.

“Kur flasim për këto projeksione dhe kur flasim për rritjen e kërkesës nuk duhet të harrojmë ofertën. Ajo që ne ofrojmë sot dhe çfarë duhet të bëjmë sot që oferta jonë t’i përgjigjet rritjes dhe natyrës së kërkesës. Këtu vijmë edhe tek arsyeja e këtij takimi dhe te nevoja për të kuptuar sa e rëndësishme është ajo që bëjmë ne të gjithë në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe në të gjitha shkallët e institucioneve dhe në të gjithë ndërveprimin e sektorit privat në harmoni me njëri tjetrin për të garantuar që kjo kërkesë të vijojë në rritje dhe të mos goditet nga mungesa e ofertës apo nga cilësia e ulët e ofertës në një moment të caktuar. Duhet të shqetësohemi për këtë rrezik dhe duhet të jemi të kujdesshëm për të mos e lënë këtë prurje në rrjedhje të lirë. Ne nuk na duhet një Shqipëri si destinacion i turizmit masiv, nuk na duhet thjeshtë të rrisim numrin e vizitorëve të huaj, pora na duhet një vend që ekuilibron të gjitha shtresat dhe kategoritë e turistëve dhe formulon një ofertë që nuk janë numrat në pamje të parë që kanë rendisë por cilësia e numrave. Kjo do të thotë në varësi nga kapaciteti i konsumit të një turisti, përcaktohet pastaj edhe sa interes ke dhe me çfarë pasojash e ushqen këtë interes. Duhet 1 milionë turistë më shumë që konsumojnë pak çdo ditë, apo të kesh 100 mijë më shumë por konsumojnë shumë çdo ditë”, tha Rama.

Kryeministri tha se vendi duhet të rrisë kualifikimet për punonjësit  në fushën e turizmit, ndërsa shtoi se pagat në këtë sektor kanë arritur nivelet e atyre në Greqi.

“Turizmi ka influencuar paga e kësaj industrie. Sot kemi paga që nuk kanë dallime me Greqinë në fushën e turizmit. Do të ketë pagat më të mira në rajon për punonjësit e kualifikuar në turizëm”, tha ai.

Lidhur me ambicien për të pritur 20 milionë turistë, kryeministri tha se sipas projeksioneve kjo do të ndodhë para vitit 2030.

“Jemi përballë një zhvillimi shumë të shpejtë dhe një rritje të numri të turistëve që është edhe më e lartë se pritshmërive optimiste. Ambicia e qeverisë për të pritur 10 milionë turistë nuk ishte hedhje falli që i merr era, por ishin parashikime të bazuar në analiza faktike dhe të dhëna konkrete që kanë një bazë shkencore. Sot nëse më pyesni se ku jetë Shqipëria 2030 në raport me numrin e turistëve dhe nëse i kthehem objektivit tonë shumë ambicioz për të pasur 20 milionë turistë në 2030 kamë frikë se do të gaboja, pasi na duhet të shohim në dy vitet e ardhshme për të pasur më shumë siguri për në projeksion 5 vjeçar. Nuk është marrëzi të mendosh duke parë si ka filluar ky vit që shifra e 20 mln turistëve do të arrihet shumë më përpara dhe në 2030 kërkesa për Shqipërisë mund të arrijë deri në 30 milionë, e theksoj kërkesa”, tha Rama.

/a.r

Next Post
Toni Gogu: Pse ikëm nga komisioni për TIMS. Barku iu dhemb vetëm të helmuarve nga…

Gogu-Bardhit: PD deri në muzg shqetësohet për drejtësinë, pastaj merr magjistratët libër shpie

Comments 1

  1. Lili says:
    2 years ago

    O Edi…Mos mendo për turistët e huaj…por mendo për 98 % të popullsisë që nuk bën dot asnjë ditë pushimi…Ke 767000 pensionistë,60000njerëz me ndihmë sociale…ke të sëmurët,të uriturit, sakatët etj.Boll me marrëzitë skizofrenike.Vetëm 120.000( mijë) punonjësit e administratës mund të pushojnë…Mjaft është Mjaft!Turp !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

August 15, 2026
Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

August 15, 2026
Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

August 15, 2026
Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

August 15, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com