• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Duhanpirja shkurton jetën e pacientëve të sëmurë me HIV

by Java News
10/11/2016 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulimi vjen nga një studim i “Harvard Medical School” në “Massachusetts General Hospital” në SHBA. Një duhanpirës, i prekur nga HIV-i, ka më shumë mundësi të vdesë për shkak të cigareve se sa për shkak të virusit. Zbulimi vjen nga një skuadër e koordinuar nga Krishna Reddy, profesor në “Harvard Medical School” në “Massachusetts General Hospital” dhe i publikuar nga “Journal of Infectious Diseases”.

Nëse një pacient i sëmurë me Aids, përdor një koktejl ilaçesh në gjendje për të garantuar një jetë normale, tashmë rreziqet më të mëdha vijnë nga konsumimi i duhanit.  “Nuk është asnjëherë vonë për ta lënë, – ka shpjeguar Reddy, i cili ka dhënë i pari lajmin për mediat amerikane, – puna jonë tregton që mund të përftohen benefite edhe nëse zakoni humbet në moshën 60-vjeçare”, raporton shqip.

Pritshmëria e jetës

Sipas studimit, një duhanpirës, i cili ka filluar trajtimin kundër Hiv-it në moshën 40-vjeçare, jeton mesatarisht deri 65 vjeç nëse është një mashkull dhe mund të shkojë deri në 68 nëse është një femër. Kush ka arritur ta lërë më herët, shpreson të shkojë deri 71 vjeç. Ish-duhanpirësit që ndjekin kurën, mesatarisht jetojnë deri 73 vjeç. Kush është prekur nga Aids dhe nuk ka një marrëdhënie të përditshme me cigaret, mund të jetojë thuajse sa një person që nuk është i prekur nga virusi. Por të dhënat më shqetësuese, janë që katër të sëmurë në dhjetë janë duhapirës. Pirja e duhanit është e zakonshme mes pacienteve me Hiv. Nuk bëhet fjalë për kërkimin e parë studimor që vë në dukje se duhani ndikon më shumë në infeksion se sa vetë në vdekshmërinë e pacientëve. Në vitin 2013, një studim i “Rigshospitalet” të Kopenhagenit, kishte mbështetur të njëjtën tezë.

Çështje ADN-je

Një studim i dytë, i kryer nga një ekip mjekësh ndërkombëtarë dhe kërkuesish dhe i publikuar në revistën “Science”, hedh dritë mbi atë se si një numër i mutacioneve gjenetike mund të gjurmohen direkt me konsumin e cigareve. Duke analizuar 5 mijë të sëmurë, duhanpirës dhe jo, të prekur nga dhjetë lloje të kancerit, origjina e të cilëve mund të ketë lidhje me cigaret, është vëzhguar që në ADN-në e tyre, ka pesë “firma” gjenetike të ndryshme. “Indet e mushkërive të duhanpirësve, – ka shpjeguar Mike Stratton i “Wellcome Trust Sanger Institute”, – pësojnë deri në 150 mutacione në një vit. Qelizat e laringut mund të ndikohen nga 97 ndryshime, ndërsa ato të faringut nga 39. Në këtë rast, çdo i prekur mund të ketë deri në 18 mutacione jo natyrale në fshikëz”.

Dëmet

Sipas “Center for Disease Control and Prevention”, rreth 6 milionë persona vdesin çdo vit për shkak të tumorit në botë, probleme kardiake apo sëmundje të mushkërive të shkaktuara nga duhani. Në SHBA, janë 480 mijë persona “të vrarë” nga pirja e duhanit, edhe pse konsumi i cigareve ka prekur këtë vit minimumin si mes të rriturve (15%), ashtu edhe mes të rinjve (11%)./a.k

Next Post
Bregu kundër rrymës në PD: Koha për hapjen e negociatave me BE për anëtarësimin

Pse buzëqeshim sot, unë, Rama dhe Gjosha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In