• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Duhani do të shtrenjtohet me 5 lekë paketa çdo vit/ Taksë edhe për shishat

by Java News
30/10/2021 07:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paketat e cigareve, por edhe të gjithë nënproduktet e tjera të duhanit, do të shënojnë rritje të akcizës në pesë vitet e ardhshme, teksa në listën e taksimit është përfshirë tashmë edhe shisha apo nargjileja. Në 5 vjet, akciza do të rritet gjithsej me 5 lekë në vit/paketë, ose 25 lekë për të gjithë periudhën.

Paketa fiskale e vitit 2022 parashikon ndër të tjera disa ndryshime në ligjin ”Për akcizën” dhe konkretisht sa u takon produkteve të duhanit do të ndjekë politikën e viteve të fundit, ku nga 2018 e në vazhdim ka pasur rritje çdo vit. Relacioni që shoqëron draftin nënvizon se niveli aktual i akcizës së cigareve prej  6500 lekë/1000 copë, është larg nivelit minimal të parashikuar në Direktivë dhe pikërisht arritje drejt këtij niveli.

“Për këtë qëllim dhe me synimin për t’iu afruar gradualisht nivelit të Direktivës, nëpërmjet këtij projektligji është parashikuar rritja e nivelit të akcizës në 5 vitet e ardhshme  me 5 lekë për paketë sipas këtij kalendari i cili shprehet në fije jo paketë:

– 6750 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2022;

-7000 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2023;

-7250 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2024;

-7500 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2025;

-7750 lekë/1000 fije duke filluar nga 1 janari 2026.

Nga rritja e akcizës në grupin e duhaneve, parashikohet efekt vjetor në rritjen e të ardhurave nga akciza rreth 750 milionë lekë më shumë” thuhet në relacion.

I njëjti shton se përfshirja e kategorisë shisha apo nargjile vjen dhe arsyeja për këtë është se në tregun vendas po tregtohet gjerësisht ky produkt me një trend në rritje të bareve dhe klubeve që ofrojnë këtë lloj produkti. Financat vlerësojnë se një sasi tepër e vogël është riregjistruar, pajisur me pullat përkatëse të akcizës dhe rrjedhimisht zhdoganua.

“Është shtuar një kategori e re T403 “Shisha, nargjile”  me kod 240311 dhe nivel akcize 6750 lekë/kg, nga 1 janari 2022 duke u rritur më pas për 4 vitet në vijim me 500 lekë/kg, si dhe në kategorinë T401 “Nikotinë lëng”  është propozuar të shtohet nënndarja me përshkrim “Qeska Nikotine – Duhan i prodhuar dhe produkte nikotine me aplikim oral pa djegie”, me nivel akcizë 6750 lekë/kg, duke u rritur më pas për 4 vitet në vijim me 500 lekë/kg.

Nëpërmjet këtij ndryshimi synohet të kemi një taksim të drejtë me akcizë për produktin nargjile, i cili pas përpunimit të tij, ka në përmbajtjen e produktit 10 apo 15% “duhan”, por që aktualisht taksohet sikur e gjithë përbërja të ishte prej duhani. Ky propozim vjen i bazuar me frymën e ligjit 61/2012, që akciza paguhet vetëm për sasinë e produktit të akcizës (për shembull Birra, pijet alkoolike bazuar në % e alkoolit, duhani me ngrohje bazuar në sasinë e duhanit në produkt), si edhe për mbrojtjen e të ardhurave nga erozioni i mundshëm i konsumit drejt produkteve të reja” saktëson relacioni./ monitor

  

Next Post
VIDEO/ Makina inteligjente nuk fal, “këput” në gjoba 334 shoferë në rrugët e Tiranës që qarkullonin me shpejtësi dhe…

VIDEO/ Makina inteligjente nuk fal, “këput” në gjoba 334 shoferë në rrugët e Tiranës që qarkullonin me shpejtësi dhe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Jashtme përshëndet zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultat të rëndësishëm!

Ministria e Jashtme përshëndet zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë shënuar rezultat të rëndësishëm!

October 26, 2026
Rebelët Huthi kryejnë tre sulme të tjera kundër Riadit, kërcënojnë që të përhapin konfliktin rajonal!

Rebelët Huthi kryejnë tre sulme të tjera kundër Riadit, kërcënojnë që të përhapin konfliktin rajonal!

October 26, 2026
Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë një kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

“S’e kam humbur shpresën te drejtësia”- Behgjet Pacolli reagon pas dëshmisë 7 orëshe: Do bashkëpunoj me SPAK deri në sqarimin e të vërtetës

October 26, 2026
EMRI/ Drejtësia britanike dënon peshkatarin shqiptar, u kap duke trafikuar 17 emigrantë drejt Anglisë!

EMRI/ Drejtësia britanike dënon peshkatarin shqiptar, u kap duke trafikuar 17 emigrantë drejt Anglisë!

October 26, 2026
“Nder i jashtëzakonshëm, krenare”- U zgjodh në krye të vendit, Justina Shiroka-Pula merr mesazhin e veçantë nga e bija: Mami im, Presidentja e Kosovës!

Shqiptarët fituan 2 mandate në Parlamentin e Serbisë, presidentja e Kosovës uron Kamberin dhe Mehmetin: Forca qëndron te bashkimi!

October 26, 2026
Raporti i “Reuters”: Hezbollahu riarmatoset me fonde iraniane, përgatitet për një përballje të re me Izraelin!

Raporti i “Reuters”: Hezbollahu riarmatoset me fonde iraniane, përgatitet për një përballje të re me Izraelin!

October 26, 2026
Kryeministri i thirri për dialog dhe ata thyen për të dytën ditë karriget, Rama i ironizon: “Pedagogët” erdhën sot përsëri…!

SHËNIM/ Pedagogët “harrojnë” studentët pas 24 tetorit! Çfarë ndodhi me protestën e orës 10:00?

October 26, 2026
Qiproja nënshkruan një marrëveshje prej 1.8 miliardë dollarë për zhvillimin e gazit

Qiproja nënshkruan një marrëveshje prej 1.8 miliardë dollarë për zhvillimin e gazit

October 26, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati në Kosovë, Prokuroria thotë se e udhëzoi të shkojë në shtëpinë e vëllezërve!

Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati në Kosovë, Prokuroria thotë se e udhëzoi të shkojë në shtëpinë e vëllezërve!

October 26, 2026
Tabaku dhe Alilolli nga Blloku i Sigurisë: Rama kërkon të kufizojë protestën dhe të ligjërojë dhunën me paketën e re!

Tabaku dhe Alilolli nga Blloku i Sigurisë: Rama kërkon të kufizojë protestën dhe të ligjërojë dhunën me paketën e re!

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In