• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Dua të shkoj në Angli’, i riu çan rrethimin në Rinas e tenton të futet në avion

by Java News
12/09/2017 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një adoleshent nga Puka, që kishte dështuar në disa tentativa të mëparshme për të shkuar në Angli, ka tentuar te realizojë ëndrrën nga Aeroporti i Rinasit. Edhe pse ka vënë në jetë një skenar të dështuar, 17-vjeçari E. Gega, ka arritur të afrohet te shkallët e avionit.

Madje, edhe mund të kishte hipur, në rast se një polic “vigjilent” i kufirit s’do arrinte në kohë për ta ndaluar. Burime nga Policia e Shtetit thanë se adoleshenti kishte arritur të priste rrjetën e rrethimit të pistës së avionëve dhe nga aty ka vrapuar drejt avionit të parë që ishte gati për fluturim.

Ai është futur në mes të pasagjerëve që sapo kishin zbritur nga autobusi dhe po afroheshin për të ngjitur shkallët për t’u futur në avion. Për të nuk kishte rëndësi se cili ishte destinacioni i avionit, mjaftonte që të shkonte në një prej vendeve të Bashkimit Europian e më pas do të gjente një zgjidhje për të shkuar në Britaninë e Madhe. Madje, lutjet dëshpëruese të tij nuk ia ka kursyer as policit që e ka ndaluar bashkë me personelin e sigurisë së aeroportit.

“Të lutem, më lër të hipi në avion. Dua të shkoj në Angli!”

Kështu i është drejtuar ai efektivit kur po i vendoste prangat në duar. Burimet thanë se fillimisht është dyshuar për ndonjë sulm të mundshëm dhe menjëherë forca të shumta policie e kanë rrethuar të riun “klandestin”, që pas kontrollit fizik, ka rezultuar i pastër. Madje, mësohet se në xhepa kishte vetëm një shumë modeste parash dhe një kartë identiteti, asgjë tjetër.

E. Gega është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Rinasit dhe ndaj tij ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për dy akuza. Atë të shkatërrimit të pronës dhe kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror. Në deklarimet që ka dhënë para oficerit të policisë, 17-vjeçari ka pohuar se ishte djali i vetëm i një familjeje të varfër në Pukë dhe donte patjetër që të shkonte në Britaninë e Madhe, të punonte atje për të ndihmuar familjen.

Madje, ka pohuar se e kishte provuar që të shkonte atje edhe në mënyra të tjera, por e kishin kthyer.

Duke mos pasur mundësi ekonomike për të udhëtuar me një biletë drejt BE, ai ka deklaruar se ka tentuar këtë mënyrë, edhe pse të vështirë, që të hipte në avion. E megjithatë, ky incident tregoi sërish sa sa e brishtë vijon të mbetet siguria e pistës së avionëve në Rinas, që u thye për herë të tretë brenda një viti.

a.ç

Next Post
“Shik” si … Gigi Hadid (FOTO)

FOTOT/ Gigi Hadid 'harron' reçipetat (si gjithmonë...)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
“Nesër me vezë te selia e PS”, aktivistja thirrje qytetarëve për përshkallëzim të protestës

“Nesër me vezë te selia e PS”, aktivistja thirrje qytetarëve për përshkallëzim të protestës

August 27, 2026
Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

Skema e re për fermerët, shteti do të mbulojë një pjesë të sigurimit ndaj ngricave, breshërit, përmbytjeve dhe zjarreve

August 27, 2026
Egnatia humbet në shtesë dhe i jep lamtumirën Europa League, Lilestromi përmbys rrogozhinasit në fund

Egnatia humbet në shtesë dhe i jep lamtumirën Europa League, Lilestromi përmbys rrogozhinasit në fund

August 27, 2026
Zgjidhet problemi i furnizimit me ujë në  Gjirokastër dhe zonat përreth

Defekt i rëndë, ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

August 27, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

Aksident tragjik në Lezhë, makina përplas fëmijën me monopatinë, humb jetën 12-vjeçari

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com