• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Tendencë

Dua Lipa përdor dorën si ‘pjatë’, ha mish pëllumbi dhe flet frëngjisht në videon e “Vogue France”

by A M
25/08/2023 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dua Lipa është në kopertinën e Shtatorit të “Vogue France” dhe ka realizuar edhe një video për revistën teksa shijon gatime franceze nga shefja e kuzhinës Hélène Darroze. Ajo është një prej shefeve më të njohura franceze që ka 6 yje Michelin dhe tre restorante të klasit të lartë.

Videoja fillon me një gatim aspak të zakonshëm me farën e kakaos së bardhë dhe havjarit që përdor si ‘pjatë’ kurrizin e dorës së Duas.

Më tej, ndërsa vijojnë gatimet e tjera, këngëtarja sjell ndër mend edhe ditët nga fëmijëria dhe lidhjen me ushqimin. “Kur isha fëmijë s’më lejonin të bëja naze kështu që në fakt ha gjithçka. Kam provuar tru, gjuhë, eskargo (kërmij). Këmbë bretkose s’kam provuar ende. Por do e bëja”.

Vetëm disa minuta më vonë, Dua tregon se në fakt s’e ka aspak problem të shijojë ushqimin ndërsa provon një gatim që s’e ka ngrënë më parë: mish pëllumbi.

“Është i shijshëm”, shprehet ajo. “Çdo gjë që njerëzit thonë: ‘S’dua ta provoj’, unë them do ta  provoj dhe nëse më pëlqen, do ta mbaroj. Ka gjëra të caktuara, shije të caktuara që më duken të forta si selinoja, çuditërisht. Përveç saj, ha pak a shumë gjithçka. Nuk diskriminoj”.

Nga fillimi e deri në përfundim të videos, Dua flet disa herë në frëngjisht duke treguar edhe një anë të saj që nuk e kishim parë më herët. Një Dua Lipa që provon ushqim francez, flet frëngjisht dhe duket elegante edhe kur ha drejt e nga dora e saj, është një video për mos t’u humbur.

/a.d

Next Post
Gjarpri fshihet pas kornizës, tmerrohet familja australiane

Gjarpri fshihet pas kornizës, tmerrohet familja australiane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com