• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dronë dhe kamera inteligjente për monitorimin e kufirit

Shefi i Stacionit Morinë: Tendenca e emigrimit të paligjshëm u ul 95%

by A R
25/05/2024 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

12 dronë të tillë i janë dhururar Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit nga autoritetet britanike. 2 prej tyre janë vënë në dispozicion të stacionit të policisë kufitare Morinë, aty ku Tv Klan është ndalur sot për të ndjekur nga afër se si bëhet monitorimi i kufirit të gjelbërt përmes këtyre pajisjeve inteligjente.

Donacioni i qeverisë britanike ka një vlerë prej 1.6 milionë paund, dhe ka si qëllim goditjen e migrimit ilegal dhe bandave kriminale. Krahas dronëve, në pikën kufitare të Morinës janë instaluar edhe 45 kamera inteligjente. Përmes tyre, Policia Kufitare detekton targat e automjeteve britanike, dhe më pas informacioni regjistrohet në databazat e policisë, për t’u verifikuar në rast përfshirje në ndonjë veprimtari të jashtëligjshme.

Shefi i stacionit të policisë kufitare, Medat Sinani na shpjegon rolin e tyre.

Medat Sinani: Monitorohet me 45 kamera aktualisht, për evidentimin e të gjitha automjeteve të lehta dhe të rënda që futen në Republikën e Shqipërisë. Të monitoruara nga operatori përkatës dhe në raste që hasen probleme të ndryshme, njoftohet direkt Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Policinë.

Por cilat janë rezultatet e para të aplikimit të këtyre pajisjeve inteligjente?

Medat Sinani: Në kufirin e gjelbër vihet re një tendencë uljeje prej 95%, në vitin 2023 dhe 2024 të shtetasve dhe emigrantëve të parregullt që mundohen të lëvizin në territorin e Shqipërisë drejt BE.

Pika kufitare Morinë është një nga vendkalimet kryesore në vend e cila në ditë normale përpunon mbi 25 mijë hyrje-dalje qytetarësh dhe mbi 8000 automjete, shifër kjo e cila 4 fishohet gjatë sezonit veror.

/a.r

Next Post
“Kush tërheq litarin do mbytet”! Mitsotakis bën fushatë me djalin e Fredi Belerit

“Kush tërheq litarin do mbytet”! Mitsotakis bën fushatë me djalin e Fredi Belerit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com