• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Drogë, municion, vepra arti, lojëra fati…Policia bën “namin” me arrestime dhe procedime në Durrës

by A R
03/08/2021 10:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

DVP Durrës/Vijojnë kontrollet intensive për rritjen e parametrave të sigurisë dhe goditjen e paligjshmërisë.

Sekuestrohen lëndë narkotike heroinë, kokainë dhe cannabis sativa, makineta për lojëra fati, municion luftarak, armë të ftohta, vepra arti me vlera historike dhe një sasi vlere monetare.

Zbardhen dhe dokumentohen 8 vjedhje të ndodhura në qytetin e Durrësit.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, ndalohet një tjetër i dyshuar si autori i 8 vjedhjeve, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasin D. K., 29 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës e kanë ndaluar atë në lagjen nr. 7, Durrës dhe gjatë kontrollit fizik, në çantën e dorës iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi dozash me lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, si dhe një shumë parash, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka përfituar nga shitja e lëndës narkotike. — Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit, është ushtruar kontroll në një ambient në lagjen nr.15, Durrës, në pronësi të shtetasit D. K., 37 vjeç.

Si rezultat i kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa, disa vepra arti me vlera historike, grirëse hashashi, krehër arme dhe municion luftarak, armë të ftohta (thikë dhe shpatë), uniforma policie me simbolet e Policisë së Shtetit, 1 tavolinë pokeri, çipsa dhe 14 makineta për lojëra fati.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Vjedhja e veprave të artit e kulturës”, “Organizmi i lotarive të palejuara”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, shtetasi D. K., 37 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. — Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin A. D., 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si autor i 8 vjedhjeve të ndodhura në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë muajve qershor-korrik, konkretisht në banesat e shtetasve F. F., M. B., B. N., B. L., V. C., A. U., I. M., F. A., ku ka marrë vlera të ndryshme monetare, aparate celulare dhe bizhuteri floriri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/a.r

Next Post
Shuhen flakët në disa zona në Gjirokastër/ Policia identifikon dy nga autorët të dyshuar për vënien e zjarrit

Shuhen flakët në disa zona në Gjirokastër/ Policia identifikon dy nga autorët të dyshuar për vënien e zjarrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

LIVE! “Hyseni-Agasi” kryefjalë në Kuvend, Berisha: Kreu i SHISH di më shumë sekrete se Rama dhe Begaj…

September 24, 2026
Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

Dyshohen se ndihmuan Agasin, GJKKO merr në pyetje shefin e Policisë Shkencore dhe një tjetër

September 24, 2026
Pas paraqitjes në SPAK, Monika Kryemadhi shpjegon kërkesën për dëshminë e Ramës në gjyq

Kryemadhi në GJKKO, ironizon SMS-të Hyseni-Agasi: Dashuria gjë e madhe, e pe si i fik radarët…

September 24, 2026
“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

“Ne jemi viktima!” Pezeshkian tregon në OKB fotot e fëmijëve iranianë të vrarë. SHBA largohet nga salla

September 24, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Vlora Hyseni? Gogu: Përgjegjësia politike është marrë, në krye të SHISH ka një drejtues të ri

September 24, 2026
Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, PD kërkon debat me Ramën në Kuvend

September 24, 2026
Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re

September 24, 2026
Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

Njëzet e tetë vjet më pas, pikërisht në të njëjtën ditë…

September 24, 2026
“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

“I neveritshëm, s’je më babai im”, Francesco Totti rrëfen reagimin e vajzës së tij pas divorcit

September 24, 2026
Belind Këlliçi paralajmëron ndryshime në qeveri

Këlliçi: Jemi kundër bojkotit, nuk është zgjidhja jonë. Ja agjenda e opozitës

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com