• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Miliona euro të drogës nga Zvicra në Shqipëri, çmontohet rrjeti i pastrimit të parave me sistemin “Hawala”

by A R
20/07/2025 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me autoritetet zvicerane, ka goditur një rrjet të strukturuar kriminal që merrej me trafik droge, pastrim parash dhe krijimin e një sistemi informal të transferimit të miliona eurove të përfituara nga aktivitetet e jashtëligjshme, nga Zvicra drejt Shqipërisë.

Sipas SPAK, tre personat nën hetim, me inicialet E.F, B.F dhe P.K, në bashkëpunim me persona të tjerë rezidentë në Luzern të Zvicrës, kanë organizuar dhe operuar për vite me radhë një sistem informal transferimi parash, i njohur si “Hawala”.

Kjo skemë ka funksionuar që nga viti 2020 dhe është përdorur për të transferuar miliona euro nga Zvicra në Shqipëri, të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit dhe shitjes së drogës në territorin zviceran dhe më gjerë.

Sipas skemës së përdorur, personat e interesuar për të transferuar paratë me burim kriminal i dorëzonin ato te bashkëpunëtorët e grupit në Zvicër. Këta të fundit njoftonin menjëherë personin nën hetim E.F në Tiranë, i cili organizonte dorëzimin e shumës përkatëse tek personi pritës në Shqipëri. Kjo metodë shmangte çdo gjurmë zyrtare dhe e bënte të pamundur për autoritetet identifikimin e burimit të parave dhe të përfituesve të tyre.

Për të kamufluar aktivitetin kriminal, të dyshuarit kanë përdorur si fasadë zyra këmbimi valutor, agjenci të transferimit të parave dhe agjenci turistike. Këto subjekte janë përdorur për të depozituar paratë në Zvicër dhe për të shpërndarë shumën përkatëse në Shqipëri. Fitimi i grupit kriminal nga çdo transfertë përllogaritet të ketë qenë 6% e shumës, e ndarë në mënyrë të barabartë mes drejtuesit të rrjetit në Shqipëri dhe bashkëpunëtorëve në Zvicër.

Përveç aktivitetit të pastrimit të parave, personat nën hetim dyshohet se kanë organizuar dhe shpërndarë lëndë narkotike në disa kantone të Zvicrës. Ata kanë përdorur persona të tretë si shpërndarës të sasive më të vogla të drogës dhe kanë siguruar rrugët e furnizimit të vazhdueshëm.

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg” për tre të hetuarit:

·         E.F – i dyshuar si drejtues i rrjetit, aktualisht i arrestuar në Zvicër;

·         B.F dhe P.K – të dy janë arrestuar në Tiranë më datë 19.07.2025.

Të tre akuzohen për veprat penale: “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave nga grup i strukturuar kriminal”.

Hetimet nuk janë mbyllur ende, pasi Prokuroria po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, vlerësimin e plotë të shumave monetare të transferuara dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Next Post
Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa doganë, arrestohet 42-vjeçari

Tentoi të fuste në Shqipëri verë e shampanjë pa doganë, arrestohet 42-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Dhjetor 2025

December 29, 2025
Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Vdekja e punonjësit të OSHEE në Shkodër, bie pista e tritolit! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

December 29, 2025
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

“Sterilizimi”, Beqaj kërkon t’i vendosen në dispozicion materialet audio të seancës së kaluar

December 29, 2025
Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

December 29, 2025
“Janë në lojë interesa të mëdha”, ish-ministri Milo analizon luftën Izrael-Iran

Kurti–Serbi? Akuzat e ndërsjella, Milo: Fitorja e forcon me fqinjët, është mesazh

December 29, 2025
Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

Drejtimi i ri i “Brain Gain”, Berisha: Rol themelor në PD. Padrejtësitë ndaj diasporës duhen korrigjuar

December 29, 2025
Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku drejt rrugës europiane

December 29, 2025
Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

Berisha: Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin

December 29, 2025
Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

Ukraina nuk është më ‘viktimë’…falë Zelensky-t! Transformimi i tij nga komik në strateg

December 29, 2025
Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

Një adoleshent palestinez shkoi në funeralin e shokut të tij. Pak më vonë, edhe ai u qëllua për vdekje

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com