• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Droga në Derven të Krujës, burg për 6 prej të arrestuarve

by A R
22/10/2016 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

1.3 ton drogë, 11 të arrestuar, kallashnikovë e armë të tjera, makina luksoze dhe pajisje logjistike. Ky është bilanci i aksionit të policisë së Durrësit dhe të Ndërhyrjes së Shpejtë mbrëmjen e 18 nëntorit në fshatin Derven të Krujës.

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi sot masën ‘arrest me burg’ për 6 prej të arrestuarve në Krujë raporton BW. Pesë prej të arrestuarve u gjykuan një ditë më parë. Edhe ndaj tyre u vendos masa arrest me burg, përveç minorenit Ersaldo Nikolla, 16 vjeç, i cili për shkak se është i mitur, gjykata vendosi detyrim paraqitjeje.

Gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e 18 nëntorit në fshatin Derven të Krujës, u prangosën: Erjon Vathi, Ferit Sula, Ali Kuçi, Ersaldo Nikolla, Besmir Vathi, Erald Bardhoku, Kujtim (Valentin) Rexhepi (Smykalova), Gazmir Gjokeja, Nilson Gega, Gjovalin Gjokeja, si dhe Aurel Gjokeja.

Sipas hetuesve, organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale janë tre anëtarët e fisit Gjokeja; Gjovalini, Aureli dhe Gazmiri, të cilët u arrestuan në një lokal në një zonë larg magazinave të drogës. Këta persona mësohet se kanë qenë në përgjim nga prokuroria që prej muajit korrik dhe gjatë kësaj kohe është dokumentuar e gjithë veprimtaria e tyre kriminale. Gjokeajt, sipas prokurorisë, janë filmuar duke hyrë në kapanone dhe janë përgjuar në telefona, ku janë kapur biseda të ndryshme për trafikimin e drogës.
Burimet bëjnë me dije se në kapanone punonin afro 30 persona, njerëz të besuar të organizatorëve, që ishin shumica gra. Pjesa më e madhe e punës kryhej natën.

OPERACIONI
Policia i druhej përplasjes me armë në Derven. Operacioni ka qenë shumë delikat dhe i vështirë për policinë e Durrësit, e cila kishte marrë informacion se të 11-të personat gjendeshin brenda stallës së derrave të kthyer në magazinë për tharjen e bimës narkotike. Duke ditur dhe njohur vështirësinë e operacionit, policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës, të cilat organizuan edhe planin e ndërhyrjes. Policia kishte informacione se personat që kultivonin drogë ishin të rrezikshëm dhe kishin në dispozicion arsenal armësh.

Në radhën e parë janë vendosur forcat e Tiranës, të cilat kanë qenë të pajisura me veshje antiplumb, skafandra dhe mburoja mbrojtëse, në rast të një kundërsulmi me armë nga ana e personave brenda stallës së drogës. Fillimisht u është bërë thirrje të dorëzohen, pasi u komunikua që magazina ishte rrethuar dhe askush nuk mund të largohej nga territori. Të 11-të personat fillimisht nuk e kanë pritur se do të rrethoheshin nga forca të shumta të policisë, e cila mori premtimin se nuk do të kishte asnjë sulm me armë nga ana e kultivuesve të drogës.

Gjatë aksionit janë konstatuar dy ambiente që shërbenin për tharjen e lëndëve narkotike, një magazinë dhe një banesë e pabanuar. Në brendësi të tyre u gjetën bimë narkotike të thara, në proces tharjeje, dhe një pjesë e përgatitur për shitje, siç sqarohet në deklaratën e policisë së Durrësit./a.m.

Next Post
Gjendet e braktisur drogë me vlerë 3 mln euro në Bari, vinte nga Shqipëria

Gjendet e braktisur drogë me vlerë 3 mln euro në Bari, vinte nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmëron OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt!

Paralajmëron OBSH: Ebola po përhapet shumë shpejt!

May 27, 2026
Lajmi i fundit/ Turisti gjen të vdekur një burrë në pyllin e Divjakës

Fier, një person i pajetë gjendet pranë rrugës Radostinë–Vadhizë, dyshohet për…

May 27, 2026
Pa kontrolle në kufi, Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri

Pa kontrolle në kufi, Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri

May 27, 2026
Berisha: Kurban Bajrami, ditë që frymëzon sakrificën. Vitin tjetër ta bëjmë më mirë…

Berisha: Kurban Bajrami, ditë që frymëzon sakrificën. Vitin tjetër ta bëjmë më mirë…

May 27, 2026
Ukraina paralajmëron Bjellorusinë: 500 objektiva në listë nëse Lukashenko i bashkohet luftës së Putinit

Ukraina paralajmëron Bjellorusinë: 500 objektiva në listë nëse Lukashenko i bashkohet luftës së Putinit

May 27, 2026
Çmimet rriten/ Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta shitet me 185 lekë për litër, benzina arrin në 188 lekë për litër

Ulet me 5 lekë litri i naftës! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

May 27, 2026
Pezeshkian hap internetin dhe sfidon “skifterët” e Republikës Islamike

Pezeshkian hap internetin dhe sfidon “skifterët” e Republikës Islamike

May 27, 2026
Bizhuteri miliona euro dhe akuza për pastrim parash, Zapatero në qendër të mega-skandalit

Bizhuteri miliona euro dhe akuza për pastrim parash, Zapatero në qendër të mega-skandalit

May 27, 2026
Nga atentati në 2018, te trafiku i drogës! Kush është i plagosuri sot në Tiranë?!

Nga atentati në 2018, te trafiku i drogës! Kush është i plagosuri sot në Tiranë?!

May 27, 2026
Zyrtari i Gardës së Iranit: Mundësia e një lufte të re me SHBA-në është ‘e ulët’

Zyrtari i Gardës së Iranit: Mundësia e një lufte të re me SHBA-në është ‘e ulët’

May 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In