• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dritëro Agolli në spital prej 3 ditësh, gruaja e tij flet për shëndetin e poetit

by Java News
31/01/2017 19:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

hkrimtari i madh, Dritëro Agolli po kalon ditë të vështira. BalkanWeb mëson se para tre ditësh ai është shtruar me urgjencë në sanatoriumin e Tiranës për shkak të një komplikacioni që ka patur në rrugët e frymëmarrjes.

Agolli e ka refuzuar shtrimin në spital pavarësisht gjendjes së rënduar shëndetësore por me insistimin e mjekëve dhe familjarëve të tij, shkrimtari i madh është bindur të shtrohet në sanatorium për të marrë një përkujdesje më të specializuar nga mjekët. Prej kohësh ai ka shfaqur një shëndet të dobët, ç’ka e ka detyruar të marrë oksigjen me hundë në rrugë artificiale.

Në një prononcim ekzkluziv për “BalkanWeb” bashkëshortja e tij, Sadije Agolli ka pohuar se “Dritëroi tani është mirë dhe nën kujdesin e mjekëve, asgjë për t’u shqetësuar”, është shprehur ajo.

Shkrimtari festoi 85-vjetorin e tij të lindjes në tetor të vitit të shkuar, me ç’rast u mbajtën një sërë aktivitetesh nga institucionet shqiptare dhe u botuan tri drama të panjohura e një libër me poezitë e tij të fundit, titulluar “Prit edhe pak” – poezi që kanë qenë në dorëshkrim dhe botoheshin për herë të parë dhe shumë prej tyre qenë poezi dashurie. Po me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Dritëro Agolli, Akademia e Shkencave i dha lexuesit në Shqipëri tri dramat e tij: “Fytyra e dytë”, “Mosha e bardhë” dhe “Baladë për një grua”. Dramat “Fytyra e dytë” dhe “Baladë për një grua” janë krejt të panjohura për lexuesin deri më sot, kurse drama “Mosha e bardhë” është botuar nga Rilindja në Prishtinë në vitet 1970-1980.

Next Post
Jo vetëm ushqimet që mbani në frigorifer kanë skadencë… por edhe këto objekte shtëpiake

Jo vetëm ushqimet që mbani në frigorifer kanë skadencë... por edhe këto objekte shtëpiake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Pse PD nuk e trondit as disidenca as dorëheqjet?

March 7, 2026
Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar me raketa bazën amerikane në Bahrein

March 7, 2026
Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

March 7, 2026
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

March 7, 2026
Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

March 7, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In