• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dritan Dajti, zbardhet vendimi që i hoqi burgimin e përjetshëm

by Java News
11/03/2019 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pesë gjyqtarët e deleguar si gjyqtarë Apeli për Krimet e Rënda zbardhën vendimin për Dritan Dajtin dhe e dorëzuan pranë Apelit të Krimeve të Rënda pikërisht ditën e fundit kur edhe skadonte afati 30-ditor. Në vendim arsyetohen motivet se përse u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar, e për rrjedhim zbritja e dënimit nga burgimi përjetshëm në 25 vite heqje lirie.

Gjykata e Apelit thotë në vendimin e zbardhur prej 269 faqesh, se rrëzimi nga Shkalla e Parë e kërkesës së Dajtit për ritin e gjykimit të shkurtuar është i pambështetur në ligj dhe prova, e si e tillë ajo i rivendoset si e drejtë nga shkalla e dytë.

Si standard, Gjykata e Apelit sjell jurisprudencën e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, e madje edhe Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Bazuar sa më sipër, vijohet më tej, Dritan Dajti duhet ta vuajë dënimin me 25 vite burgim në një burg të sigurisë së lartë.

Por, gjykata ka rrëzuar pretendimin e Dajtit se ishte qëlluar nga efektivë policie të paidentifikuar. Kjo është një kërkesë e pabazuar, shprehet gjykata, pasi i ndjeri Fatos Xhani ka thirrur “Ndal policia” dhe kjo vërtetohet nga dëshmitë.

Por, gjykata evidenton si problematikë përfshirjen në këtë operacion të njësiteve speciale që nuk kishin në fokus arrestimin e personave të rrezikshëm. Gjykata u bie ndesh edhe dëshmive të policëve, që kanë treguar se janë instruktuar, pasi sipas gjykatës, ndryshimi i beftë i aksionit i ka gjetur ata të papërgatitur.

Përdorimi i një armë të paidentifikuar në aksion, thuhet më tej, e bëri të pamundur faktin se kush e ka përdorur këtë armë me të cilën u plagos Dritan Dajti. Punonjësit e policisë nuk kanë respektuar rregullat e sigurisë minimale, thotë gjykata, për të mbrojtur jetën e tyre. Por, kjo gjë nuk e legjitimonte Dritan Dajtin të qëllonte drejt tyre, shpjegohet më tej./tch

 

/a.meta

 

 

Next Post
Arsyeja pse kur prekim dikë ‘na zë rryma’

Arsyeja pse kur prekim dikë 'na zë rryma'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In