Gianni De Biasi, trajneri i Shqipërisë, ka marë një lajm të keq në prag të dy sfidave eliminatore për “Euro 2016” që do të zhvillohen në muajin shtator ndaj Danimarkës dhe Portugalisë.
Pas Mërgim Mavraj e Debatik Currit, trajneri kuqezi, Gianni De Biassi do t’i duhet të bëjë pa Ledian Memushaj për dy ndeshjet e radhës ndaj Danimarkës dhe Portugalisë.
Mediat italiane raportojnë se futbollisti i Pescarës ndjen dhimbje në kavilje dhe pritet ti nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë jashtë fushave për 2 muajt e ardhshëm.
Nëse diçka e tillë ndodh, Memushaj do të humbasë edhe dy takimet e fundit në Grupin I, kundër Serbisë dhe Armenisë që do të zhvillohen në tetor.