• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtori i burgut të Reçit: Të dënuarit do të punojnë jashtë qelive!

by A R
07/06/2024 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të burgosurve të cilët janë në përfundim të dënimit në Burgun e Reçit do t’i jepet mundësia të integrohen dhe të punojnë jashtë ambienteve të rrethuar me tela dhe gjemba.

Për emisionin “Jetë Shqiptare”, drejtori i burgut, Sokol LLeshi thekson se kjo mundësi punësimi ka target vetëm të dënuarit të cilët i kanë mbetur më pak se 2 vjet dënim.

“Burgu i Reçit u hap në vitin 2018, fillimisht si burgi i zakonshëm e më pas me urdhër të ministrisë së Drejtësisë , si burg i Sigurimit të Lartë. Ka kapacitet 860 të dënuar e të burgosur, të akomoduar, rreth 650 të dënuar, të paraburgosur.

Burgu ka 6 muaj që është institucioni i sigurisë së lartë, kemi mbi 20 të dënuar me burgim të përjetshëm. Por ka edhe të dënuar me mbi 20 apo 25 vjet burg dhe janë persona më shumë problematikë se këta të sigurisë së lartë.

Sistemi i burgjeve të ndërthurura me atë Policisë bashkëpunojmë me sektorin juridik, atë të edukimit, logjistik të gjithë bashkë deri më tani nuk kemi pasur asnjë shqetësim nga të dënuarit, përveçse ato që lidhen jo me sigurinë.

Do bëhet një kontratë në rrethin e Shkodrës në qytetin e Koplikut e cila lidh të dënuarit me këto subjekte. Sipas kontratës, të gjithë të dënuare të cilët kanë mbetur më pak se 2 vjet dënim do të integrohen me firma dhe kompani të ndryshme në zonën e Koplikut apo në qytetin e Shkodrës”, tha Lleshi.

Po si është koncepti për burgun sot, a është vërtet aq i zymtë sa vetë imazhi dhe si jetojnë ata rrethuar me tela të me gjemba?

Lleshi tregon se në bashkëpunim me Kishën Katolike si edhe me shkollat profesionale, të burgosurve u mundësohet zhvillimi i kurseve sikurse ai i gjuhëve të huaja.

Ai shton se momentalisht janë në proces të hapjes së disa kurseve sikurse për elektrik, hidraulik.

“Aktualisht në bashkëpunime me shoqata të ndryshme, me kisha katolike, shkolla profesionale kemi hapur disa kurse, sikurse kursi i gjermanishtes I cili frekuentohet edhe nga të dënuar edhe nga të paraburgosur. Në bashkëpunim me shkollat profesionale në, jemi në proces të hapjes së disa kurseve për elektrik, hidraulik”, shton Lleshi.

/a.r

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In