• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Drejtorët përballë sfidave të reja të arsimit dhe standarteve  në arsim

by A R
01/02/2022 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Tauland Çala

Drejtori është një person i zgjedhur dhe i emëruar në këtë pozicion i cili ka për detyrë të organizoj e të drejtojë  punën dhe veprimtaritë në shkollë. Drejtuesi ka përgjegjësi për mbarëvajtjen e institucionit arsimor, të sjellë praktika të reja në drejtim të rritjes  së cilësisë së punës mësimore etj. Roli i tij për të patur një zhvillim të vazhdueshëm, të qëndrueshëm është esencial.

Literaturat dhe studiuesit mund të na japin dhjetëra përkufizime të tilla standarte, por duhet të jemi koshient se të jesh drejtues nuk është vetëm kaq. Prandaj natyrshem lindin disa pyetje

Perse jo si çdo pozicion tjetër, ky i drejtuesit te IA ngelet me pak i lakmueshëm(po te pyesesh mesuesit profesionist qe spikasin neper shkolla,qe kane pervoje dhe bagazh shkencor,refuzojne te behen drejtues?

A është e lehtë sot të jesh një drejtues i suksesshëm??

A mund ta “vesh” lehtësisht  çdo njëri këtë titull??

Cilat janë cilësitë që duhet të ketë një drejtues?

A është gjithmonë një lider autoritar një drejtues i devotshëm??

Si arrijnë të përshtaten drejtuesit e sotëm me menaxhimin e situatave?

A është sot drejtori një model frymëzimi për personelin mësimor?

A janë drejtuesit sot individë që punojnë mbi veten ( në rritjen e cilësive të tij profesionale dhe personale?)

Sa vizionar dhe strateg është drejtuesi i shekullit të XXI?

A mundet të jetë njëherësh drejtuesi edhe menaxher efektiv , por edhe novator efektiv?

Po mundohem te trajtoj disa pyetje nga nje mori pyetjesh te cilat japin pershtypjen se jane te pafundme por kane dhe shume ngjashmeri njera me tjetren

Të kesh aftësi drejtuese do të thotë të zotërosh disa cilësi që jo të gjithë mund ti kenë pasi sic thote populli “E lehte me qene i mire por veshtire me qene i drejt”. Mbase nga kjo fjale e popullit rrjedh dhe fjala “Drejtor”,nuk e di. Por pervec kesaj duhet të jesh në gjendje të menaxhosh në mënyrë efektive marrëdhëniet që lidhin së bashku disa aktorë:

Mësues – Nxënës – Komunitet – Drejtues,n daj një drejtues duhet të njohë dhe praktikojë

  • Stile dhe praktika komunikimi;
  • Mënyra negocimi për zgjidhjen e konflikteve;
  • Vlera dhe qëndrime pozitime;
  • Të jetë vizionar, të sigurojë që të gjithë segmentet e shkollës që drejton  të jenë në harmoni me strategjitë e zhvillimit të arsimit;
  • Të njohë standartet e arsimit;
  • Kurrikulat e reja, zbatimin rigoroz të tyre;
  • Të mos paragjykojë dhe frustrojë askënd ( nxënës apo mësues);
  • Të fitojë respektin dhe jo ta kërkojë atë;
  • Të sjellë në institucion përvoja pozitive frymëzuese dhe frytdhënëse;
  • Të mendojë në mënyrë kritikë dhe krijuese;
  • Të ketë parësor interesin e nxënësve;
  • Të respektojë të drejtat dhe liritë e njeriut;
  • Të njohë Konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e tyre;
  • Të jetë kundër diskriminimit etj.

 

  • A është gjithmonë një lider autoritar një drejtues i devotshëm??

 

Autoritarizmi  tek drejtuesi I IA duhet te jete me pikatore,aq sa te mos e kaloj kufirin e te  luftuarit  për vëmendje. Kur drejtori flet vetë, drejton veprimtarinë e mësuesve dhe nxënësve pa përkrahur mendimet e reja. Nuk është tolerant në shkallën e duhur i prerë dhe flet në mënyrë kategorike etj. do te thote se nje drejtues i tille nuk përshtatet aspak me standartet e reja arsimore.Përplasja vjen jo vetëm me standartet, por edhe pritshmëritë që mesuesit kane për një drejtues te tille.

Një drejtues autoritar nuk mund të na ofrojë:

  • Bashkëpunim të frytshëm;
  • Edukimin nëpërmjet modelit;
  • Klimë pozitive;
  • Optimizëm në punë;
  • Efektivitet dhe negocim në punë.

Prandaj një drejtues autoritar nuk është sot një drejtues i devotshëm. Drejtues i shekullit të   XXI është larg këtij stereotipi të krijuar.

Sa arrijnë drejtuesit e sotëm të përshtaten me menaxhimin e situatave?

Fjala menxhim është kthyer sot si sinonim i drejtimit.

Menaxhimi i kohës – një drejtues duhet të jetë korrekt dhe efektiv të përdorë kohën në mënyrë racionale.

  • Menaxhimi i sjelljes: Etika profesionale duhet të udhëzojë drejtuesin në çdo situatë;
  • Menaxhimi dhe koordinimi i punës – të njohësh personelin deri në detaj, të zotërosh cilësi empatike dhe ti shtysh ata drejt ideve novatore;
  • Menaxhimi i konflikteve – të kesh gati gjithmonë një zgjidhje ku të dyja palët të mbajnë përgjegjësitë e tyre dhe nëpërmjet neocimit të transmetosh vlera;
  • Menaxhimi i buxhetit – të bësh ndarje efiçente të buxhetit ku zgjedhja optimal të ketë sa më pak kosto oportune;
  • Menaxhimi i teknologjisë – një drejtues i mirë duhet ti përshtatet gjithmonë inovacionit. Teknologjia duhet të shihet si ndihmesë për punën e drejtuesit;
  • Menaxhimi i emocioneve:nje drejtues nuk duhet të përfshihet emocionalisht ai duhet të zotërojë një inteligjencë emocionale( që ta ndihmojë në punën e tij) , por të ruajë ekuilibrat në emocionet e tij.

A është sot drejtuesi model frymëzimi për personelin mësimor?

Duhet të jetë! Një drejtues është një lider dhe aftësitë e tij karizmatike gjithmonë frymëzojnë të tjerët. Ai është model në kuptimin fizik, profesional dhe social.Suksesi i një drejtuesi sipas meje matet pikërisht nga modeli që ofron.Sadisfaksioni më i madh profesional është të dëgjosh tek flitet në mënyrë mirënjohëse  dhe falenderuese për ty. Kjo do të thotë që tashmë je kthyer në një muzë frymëzimi për të tjerët. Në këtë mënyrë ke arritur misionin tënd.

  • Sa vizionar dhe strateg është drejtuesi i shekullit te XXI. A punojnë ata mbi rritjen e aftësive personale dhe profesionale?

 

Roli i drejtuesit sigurisht që ndryshon tiparet e karakterit të individit i cili gjendet fillimisht i papërgatitur me këtë status të ri i cili do ta vesh atë me cilësi të reja;

Një drejtues duhet të përsoset nga ana profesionale duke kryer  trajnime dhe kualifikime të ndryshme; Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës në koherencë me ndryshimet në kurrikul  dhe  strategji arsimore; duhet të njohë ligjet dhe rregullat e institucionit arsimor e jo vetëm;

Një drejtues është një vizionar ai ndërmerr  plane afatmesme dhe afatgjata për institucione jo vetëm i harton, por edhe i beson ato derisa realizohen;

Një drejtues është një misionarë: Ai realizon misionin e tij me sukses dhe paanshmëri ;

Një drejtues është një strateg i lindur për të udhëhequr , për të inkurajuar;

Një drejtues nuk është një rol apo pozicion;

Një drejtues është model frymëzimi për shoqërinë.

 

Tauland Çala

Drejtor I shkolles Luigj Gurakuqi,Tirane

Next Post
Jo më njësoj/ Mark Zuckerberg paralajmëron: Kujdes kur bëni ‘screenshot’ në Messenger!

Jo më njësoj/ Mark Zuckerberg paralajmëron: Kujdes kur bëni 'screenshot' në Messenger!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Masa për sezonin turistik, Lamallari dhe Gonxhja në Sarandë: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

Masa për sezonin turistik, Lamallari dhe Gonxhja në Sarandë: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë

August 13, 2026
Zjarr i madh në Daias të Tiranës, helikopter nga ajri dhe forca nga terreni për shuarjen e flakëve!

Zjarri përfshin masivin pyjor në Elbasan, flakët avancojnë drejt banesave

August 13, 2026
Do të martohej me shqiptaren 35 vite më të re, gjykata i ndalon martesën 86-vjeçarit

Do të martohej me shqiptaren 35 vite më të re, gjykata i ndalon martesën 86-vjeçarit

August 13, 2026
Kronikë për dy të tretat!

“Flamuri po mpreh armët, Belindi nuk lë gur pa lëvizur”, satira e Gjekmarkajt: Sara e Zegjineja në ngjitje…

August 13, 2026
Fundoset në Itali jahti 8 milionë eurosh me 14 persona në bord

Fundoset në Itali jahti 8 milionë eurosh me 14 persona në bord

August 13, 2026
Zelensky telefonon Ramën, kryeministri konfirmon pjesëmarrjen në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore!

“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

August 13, 2026
Kufizime në autostradën Tiranë-Durrës më 14-15 gusht, ja si do të devijohet trafiku

Kufizime në autostradën Tiranë-Durrës më 14-15 gusht, ja si do të devijohet trafiku

August 13, 2026
SPAK dhe Policia e Shtetit operacion kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave

SPAK sekuestron 440 milion euro pasuri, eksperti sqaron procedurat që caktojnë “fatin” e aseteve të krimit

August 13, 2026
Puthi me dorë në Kuvend gjatë betimit/ Shabani: Nuk është formë ironike apo cinike! Kisha marrë me vete familjarët e mi

PD vë ‘në provë’ Shabanin, i kërkon të hetojë “Smart City”. Ja përgjigja për selinë blu

August 13, 2026
Ekonomia e luftës që prek xhepin, rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

Ekonomia e luftës që prek xhepin, rritet çmimi i grurit pas sulmeve, Hormuzi shtrenjton karburantin

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com