Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të dy personave të cilët u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Të ndaluarit janë Harun Murrani, 57 vjeç dhe Njazi Alla, 38 vjeç.
Shtetasi Njazi Alla është ndaluar në aksin rrugor Elbasan – Librazhd, në fshatin Mengel pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Ndërsa Harun Murrani, është ndaluar në Lagjen “Shënkoll” pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
a.ç