• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drama e Godellit: Më tradhtoi federata ime

by A R
13/11/2017 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Daniel Godelli, është një nga sportistët më elitarë të Shqipërisë në peshëngritje por edhe një nga emrat më përfaqësues në këtë sport në arenën botërore.

Prej ditësh Godelli është kthyer në lajmin kryesor të ditës në median sportive, për shkak të refuzimit të vizës që Ambasada Amerikane në Tiranë i ka bërë pjesëmarrjes së tij në Botërorin e Peshëngritjes që do të mbahet pas pak ditësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Qëndrim të cilin Godelli ja faturon jo thjesht Ambasadës Amerikane, por Federatës së Peshëngritjes e cila në mendimin e tij është e mbushur me servila që duan peshëngritës të lidhur me politikën dhe jo sportista që garojnë me djersën e tyre.

Në një bisedë me gazetarin e “Opinion” Dritan Laci, dhënë ekskluzivisht për Opinion.al, Godelli nuk dëshiron të flasë me emra konkretë, por të gjitha shigjetat e tij i adreson ndaj njerëzve që sot drejtojnë Federatën e Peshengritjes. Lexoni më poshtë intervistën e dhënë nga Daniel Godelli:

Intervistoi Dritan Laci

Godelli është tashmë i njohur qëndrimi i Ambasadës Amerikane që ju ka refuzuar vizën për të marrë pjesë në Botërorin e Peshëngritjes që mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vetë Ambasada ju ka cilësuar si një person që nuk ka baza të qëndrueshme që mund të krijojnë besimin  se mund të kthehet në vendin e tij origjinës pas përfundimit të Botërorit.

Në këndvështrimin tuaj, pse ky qëndrim i Ambasadës Amerikane karshi një peshëngritesi elitar si ju?

Sepse një njeri dashakeqës ka referuar emrin tim në Ambasadën Amerikane si një emër jo të pastër dhe me probleme në Shqipëri. Inatin se kam me Ambasadën Amerikane por me Federatën dhe me shtetin shqiptar që nuk del dot garant për një kampion të vetëm bote që Shqipëria që ka. Nuk flas këtu për titullin e vitit 2014 që mu hoq, por po flas për Kampionatin Botëror që u zhvillua në vitin 2011 në Malajzi ku u shpalla kampion bote dhe që askush në këtë vendin tonë të vogël se ka arritur këtë titull. Jam rekordmen në Lojërat Mesdhetare. Jam i vetmi sportist shqiptar që nga pesha trupore 50 kg e deri në peshën 77 kg ku ndodhem aktualisht që mbaj rekorde absolute. Kam bërë për këtë shtet aq sa mund të bëjë një hero që ka luftuar deri në vdekje për flamur dhe shpërblini që po marr është që askush nuk ma di, jo në lekë por as në ndihmë  për këtë që kam arritur.

Ju po thoni që Ambasada Amerikane, është e ndikuar në qëndrimin e saj nga Federata e Peshëngritjes?Mund të flisni me konkretisht përse e keni fjalën dhe kujt i referoheni?

Unë i referohem atyre njerëzve që mbahen si njerëzit e sportit

Godelli keni qenë ju më heret në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nese Po cili ka qenë qendrimi i Ambasadës Amerikane ndaj personit tuaj?

Nuk kam qenë dhe as do të doja të shkoja nësë nuk do të ishte për këtë Kampionat Botëror, të cilin realisht e dëshiroja për të treguar se çfarë di të bëj.

Ju shpreheni në statusin tuaj në facebook tekstualisht “ Ju doni në sport njerëz servila dhe të lidhur me politikën”. Është e kapur peshenngritja sot nga politika dhe si po sillet politika me peshëngritjen dhe peshënngritesit elitarë, përfshi edhe ju?

Mua personalisht më kanë thirrur për fushatë po nga që unë në jetën time nuk kam votuar kurrë, nuk kam as se si si të kem një krah politik.

Mendoni që kjo ju ka dëmtuar?

Nuk e di. Di që urrej mënyrën se si gënjehet populli sot

Godelli cili do të jetë qëndrimi juaj në vazhdim, lidhur me karrierën tuaj si peshëngritës? Ju kishit një ëndërr për të marre pjesë në Botëror që për momentin është ndërprerë në mes…

Po ju them diçka. Nuk vdesin luanët, vetëm se kanë qejf qentë. Unë do të vazhdojë të sfidojë më të mirët e botës në cilën kohë të duan.

Po si do ta bëni, kur ju thoni se po ju pengojnë?

Jo çdo garë bëhet në Amerikë. Kam gara të tjera ku do u tregoj se kush jam.

Godelli shumë sportistë jane lodhur me të qenit sportistë në Shqipëri. Shume prej tyre ndihen te fyer me trajtimin qe u bëhet sportistëve në Shqipëri. Shumë prek tyre kanë zgjedhur të garojnë për një vend tjetër. Me gjithë këto telashe që po kaloni, a e keni menduar ndonjëherë garimin për një vend tjetër? A keni pasur oferta konkrete?

Unë gjakun e heronjve shqiptarë nuk e hedh poshtë sepse ka tradhëtar brenda vendit tim që nuk e duan sportin. Spiuna tradhëtar ka pasur gjithmonë dhe nga ata nuk kam frikë. Thjesht më motivojnë që ti tregoj botes që dhe pa kushte, edhe pa doctor, pa asgjë, unë ja dalë vetë me ndihmën e familjes dhe miqve që kam.

Cili është aktiviteti i radhës ku shpreson të marrësh pjesë dhe cila është pritshmëria?

Aktiviteti i radhës ku do të marrë pjesë është  Europjani që mbahet në Shqipëri në muajin prill

Ku sigurisht pretendon të jesh jo vetëm medalist por edhe Kampion Evrope…..Por ëndrra jote mbetet Botërori

Po. Pretendoj dhe pretendoja të tentoja rekordin botëror.

Next Post
Kukës/ Burg për 17-vjeçarin Roland Matranxhi, vrau me thikë bashkëmoshatarin

Kukës/ Burg për 17-vjeçarin Roland Matranxhi, vrau me thikë bashkëmoshatarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In