• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dragon Ball” shkatërron organizatat shqiptare dhe italiane, 32 të arrestuar! Si futën në Ibiza 4.1 mln Euro drogë

by A R
20/09/2022 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guardia Civil e Spanjës në bashkëpunim me Guardia di Finanza-n dhe karabinierët italianë kanë kryer një operacion të quajtur “Dragon Ball” dhe kanë shkatërruar dy banda të fuqishme që merreshin me trafikun e lëndëve narkotike. Sipas asaj që shkruajnë mediat, operacioni u nda në dy faza, një u krye më 13 Shtator dhe tjetri më 17 Shtator dhe vetëm në Spanjë morën pjesë rreth 400 agjentë. Objektiv i aksionit ishin dy organizata kriminale një shqiptare dhe një italiane.

Këto banda e shtrinin aktivitetin e tyre në Ibiza, Malaga, Barcelona dhe Tenerife. Mësohet se janë sekuestruar sasi të konsiderueshme substancash narkotike, armë zjarri, para ‘cash’ dhe dokumente që mund të vërtetojnë pastrimin e parave nga aktivitetet kriminale. Sipas asaj që shkruajnë mediat, dy organizatat kriminale kryesisht operonin në ishullin e Ibiza-s. Ata kishin futur në treg një sasi prej 94 500 dozash MDMA dhe kokainë, vlera e të cilave arrinte në 4.1 milionë Euro. Po ashtu janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë 22 milionë Euro.

Gjithsej në pranga shkuan 32 persona duke përfshirë shtetas italianë, shqiptarë dhe hungarezë. Si pasojë e kontrolleve në 42 prona të ndryshme, autoritetet gjetën 18 kilogramë metamfetaminë, 870mijë pilula ekstazi, 4.5 kilogramë kokainë, një plantacion kanabis me 600 rrënjë kanabis, substanca të tjera, si dhe mjete për peshimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike. Në cash u sekuestruan 330 mijë Euro, u konfiskuan 23 makina dhe janë bllokuar 2 armë. Mes objekteve të bllokuara janë edhe ora luksoze Bulgari, Rolex dhe Cartier, bizhuteri, dokumente bankare, dokumente false identiteti, celularë, karta usb, tableta dhe pajisje të tjera elektronikë.

Mediat shkruajnë se organizata italiane ishte e lidhur me ‘Ndragheta-n. Anëtarët e saj shquhen për përdorimin e dhunës, metodat e torturës dhe vrasjet të kryera në Itali. Kjo organizatë, akuzohet për sekuestrimin e 1500 kilogramëve kokainë në provincën e Malaga-s, më 20 prill 2020. Ndërsa sa i përket organizatës shqiptare përveç përdorimit të dhunës, janë provuar edhe për përdorimin e armëve dhe trafikun e drogës në ishull.

Të dyja organizatat i investuan fitimet e tyre përkatëse në prona të paluajtshme në destinacionet kryesore turistike në Evropë, ndër të cilat spikati ishulli Ibiza.

/a.r

Next Post
Gledis Nano-policëve: Më keni në krah, por asnjë tolerim ndaj atyre që neglizhojnë detyrën

‘Gledis Nano në rrezik nga terroristët’, eksperti: Të merret në mbrojtje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Zgjedhjet në PD, ish-kandidatja sulmon Flamur Nokën: Mos merrni porosi nga Muli!

July 15, 2026
Brdaric eliminon Vllazninë, Malisheva mposht 5-0 shkodranët

Brdaric eliminon Vllazninë, Malisheva mposht 5-0 shkodranët

July 15, 2026
Kërcënoi liderin e partisë “Reform UK” me vrasje, arrestohet i riu në Britaninë e Madhe

Kërcënoi liderin e partisë “Reform UK” me vrasje, arrestohet i riu në Britaninë e Madhe

July 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse biznesi shqiptar është i përçarë përballë gjobëvënies së revolucionit

July 15, 2026
Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të hapur dhe largohet me sendet e pronarit

Grabitje në Durrës, autori futet në një makinë të hapur dhe largohet me sendet e pronarit

July 15, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

July 15, 2026
Siria arreston ish-kolonelin e Asadit, përgjegjës për sulmet kimike që vranë mbi 1,400 civilë

Siria arreston ish-kolonelin e Asadit, përgjegjës për sulmet kimike që vranë mbi 1,400 civilë

July 15, 2026
Parandalimi i zjarreve, APR nis ndërtimin e 100 kilometrave rrugë auto-pyjore në Tiranë

Parandalimi i zjarreve, APR nis ndërtimin e 100 kilometrave rrugë auto-pyjore në Tiranë

July 15, 2026
Komisioni për Reformën Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

Komisioni për Reformën Zgjedhore kërkon shtyrjen e afatit të punës deri më 30 nëntor

July 15, 2026
Sondazhi i CGTN: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

Sondazhi i CGTN: Përfitimet e vërteta të AI-së qëndrojnë në përfshirjen dhe të mirën e përbashkët

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In