Kaosi parlamentar, që vijon prej javësh, nga protesta e opozitës është i argumentuar prej saj me shkeljen e të drejtave Kushtetuese për komisionet parlamentare hetimore dhe atë të reformës zgjedhore, ku ngërçi më i madh është bashkëdrejtimi.
Prej 1 viti janë bllokuar dhe rrëzuar 8 kërkesa për komisione hetimore, ndërsa socialistët e kanë argumentuar këtë me rishikimin e ligjit. Në parlament kanë qenë të depozituara Nismat e Jorida Tabakut dhe Edmond Spahos, ndërsa shumica e beri publik fundjavën e shkuar draftin e saj përmes nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, e cila ishte e ftuar mbrëmjen e së martës në Debat nga Alba Alishani dhe foli për këtë çështje.
Felaj u shpreh se drafti i propozuar nga mazhoranca është i njëjtë me atë të propozuar nga Tabaku dhe që merr parasysh të gjitha vendimet e Kushtetueses.
“Drafti që ne kemi propozuar i merr parasysh të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të cilat kanë fuqinë e ligjit për të gjithë. Drafti që ne kemi propozuar, të paktën në dy parashikime të rëndësishme, është pikë për pikë si drafti që ka propozuar grupi parlamentar i PD-së nëpërmjet Jordia Tabakut dhe jo rastësisht, sepse ne kemi huazuar atë përkufizim të rëndësishëm nga Kushtetuesja në disa vendimmarrje të saj, të cilat fillojnë nga viti 2003 e në vijim. Mekanizmat që ne kemi adresuar nuk kanë ardhur nga hiçi, por janë mekanizma të shpallur, të shkruar, që duhen impelemtuar në ligj”, tha Felaj.
/f.s
Ku njihni kushtetute ju te k/hajdutit,ju njihni vetem edvinin qe kure flete ai e shikoni ne ne driten e syrit.Na kujton kohen e paraardhesve tuaje te dulle kriminelit,qe e gjithe qeveria e byroja politike shikonin dullen si qenie e rralle,ne fakt ishte nji kriminel,sic jeni edhe ju bijte e bajat e tyre sote.Prandaj eshte teper e veshtire per Shqiprine e shqiptaret,ju jeni te pa ndreqshem,si ju te k/hajdutit e tjerte,ata te monstrave ,ai i vicidolit,e ai cepanit.Po nuke u arrit qe SPAKU te largoje kta kriminel me bandat e tyre vendi jone ka marre funde.Le te mbesim me shpresen edhe te aleatve tane SHBA e GJermania.Duhet te kemi besim se do na ndihmojne ti largojne kta kriminele nga shkatrrimet qe i kane bere vendit e popullit.