• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dossier/Ringritja e Erdoganit dhe “shuplaka osmane”

by Java News
22/05/2018 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan u prit në Sarajevë nga mijëra turq të ardhur nga shumë anë të Evropës. Sarajeva është deri tani vendi i vetëm ku lejohet prezantimi parazgjedhor i Erdoganit.

Mijëra shtetas vendesh të tjera, një numër i madh syresh turq që jetojnë në Gjermani, kanë arritur në Sarajevë. Ata duan të marrin pjesë në Kongresin VI të Unionit të Demokratëve Evropianë Turq (UDET).

Më 24 qershor në Turqi mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe presidenciale. Këto janë zgjedhjet e para pas referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi, me të cilin vitin e kaluar është forcuar dukshëm pushteti i presidentit të vendit. Erdogani tha në Sarajevë para mijëra simpatizantëve të tij, se këto do të jenë “zgjedhje historike”, raporton DË.

Gjermania, Austria dhe Holanda u kanë ndaluar politikanëve turq që në vendet e tyre të mbajnë tubime parazgjedhore. Fushata elektorale e Erdoganit në Sarajevë është kontestuar edhe nga disa forca politike atje. Anëtari i presidencës së Bosnje-Hercegovinës (me origjinë kroate) Dragan Çoviq deklaroi për televizionin kroat HRT se për këtë tubim ka marrë vesh nga mediat. Ndërsa lideri i dytë më i rëndësishëm i myslimanëve në këtë vend Fahrudin Radonçiq tha se qëllimi i Erdoganit është që me këtë fushatë t’u dërgojë mesazh liderëve evropianë me fjalët: “Ja e shihni, unë mund të bëj fushatë në Ballkan”.

Erdogani e ka shfryëzuar paraqiten e tij në sallën e madhe të qendrës sportive Zetra në Sarajevë, të mbushur përplot me flamujë të Turqisë, për qëllime parazgjedhore dhe mesazhe jo vetëm zgjedhësve të tij, por edhe vendeve të tjera perëndimore.

“Shuplaka osmane”

“A jeni të gatshëm që organizatave terroriste dhe mbështetësve të tyre lokalë dhe të jashtëm t’ua jepni një shuplakë osmane? A jeni të gatshëm që të më mbështesni që me një numër rekord votash të fitoj në zgjedhjet presidenciale?”, ishin pyetjet e Erdoganit dërguar mijëra turqve dhe boshnjakëve të mbledhur në Sarajevë.

 

Shumë turq kanë shkuar në vendet e Evropës Perëndimore për të realizuar ëndrrën e tyre për një të ardhme më të mirë, tha Erdogan. “Ne kemi shpresuar se ata një ditë do të kthehen. Disa janë kthyer, por shumica ka mbetur në vendet e Evropës. Vëllezërit në Evropë sot i quaj evropianë”, tha Erdogan duke shtuar se “këta evropianë e kanë për detyrë të marrin nënshtetësitë e vendeve ku jetojnë, por duke mos humbur të drejtat e tyre në Turqi”.

“Ruani fenë dhe gjuhën tuaj. Nëse i humbni ato, jeni të humbur. Fëmijëve duhet t’ua mësoni gjuhën amtare. Duhet të kuptoni se ata duhet të mësojnë mirë turqisht, por edhe gjuhën gjermane dhe angleze. Natyrisht që nuk duhet të lëmë pas dore edhe gjuhën boshnjake”, tha Erdogan.

Bashkëkombësve të tij ai u bëri thirrje që “të mos bien pre e propagandës së ndyrë të mediave në vendet ku jetojnë”, që po zhvillohet kundër tij personalisht dhe kundër Turqisë.

“Parlamentet e disa vendeve evropiane po tregojnë armiqësi të theksuar kundër vendit tonë dhe ne duhet ta evitojmë këtë. Në shtetet ku jetoni duhet të merrni pjesë aktive në partitë politike, që atje të mos ketë tradhtarë turq, por të jeni ju”, tha Erdogani. “Gjermanisë, Belgjikës, Austrisë dhe Holandës duhet t’u jepni një përgjigje që do të dëgjohej në mbarë Evropën”.

Erdogani nga Sarajeva u dërgoi vendeve evropiane edhe një mesazh konkret: “Shtetet evropiane që mendojnë se janë djepi i demokracisë sot kanë rënë në provim. Ndërsa B-H ka dëshmuar se është shtet demokratik”.

Erdogani është takuar para këtij prezantimi parazgjedhor edhe me kryesuesin e presidencës Bakir Izetbegoviq (i cili po ashtu ishte në këtë manifestim). Pas takimit të tyre kokë më kokë Erdogan tha se “Turqia do të vazhdojë të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e B-H. Ne nuk kemi ndonjë qëllim të fshehtë në këtë vend, përveç prosperitetit. Një rëndësi të madhe i kushtojmë raporteve në rajon. Do të vazhdojmë me implementimin e mekanizmave për bashkëpunim mes Turqisë, B-H, Serbisë dhe Kroacisë”.

Erdogan tha se vendi i tij do të financojë edhe ndërtimin e autostradës mes Sarajevës dhe Beogradit, me rreth tre miliardë euro. “Investime do të jenë rreth 15-20 % ndërsa pjesa tjetër është kredi e bankës Exim”.

Ndërsa Izetbegoviq tha se B-H dhe Turqia kanë raporte të shkëlqyeshme, që shihet edhe nga marrëveshjet e shumta mes këtyre vendeve. “Turqia dhe B-H kanë nënshkruar numrin më të madh të marrëveshjeve. Bashkëpunimi ekonomik është rritur në 800 milionë euro. Së shpejti do të rritet në më shumë se një miliardë euro”, tha Izetbegoviq, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Dietë speciale për të ulur barkun

Dietë speciale për të ulur barkun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

October 20, 2026
Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

October 20, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 20 tetor 2026

October 20, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika

October 20, 2026
Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

October 20, 2026
Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PS, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

Netanyahu bisedë telefonike me Trump, mesazh për Iranin: Kemi një punë për të përfunduar (VIDEO)

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com