• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dossier/ Javë e vërtetë lamtumirash në futbollin evropian

by Java News
19/05/2018 13:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo javë mund të thuhet se ishte e gjitha emotive dhe e lamtumirave. Pas kapitenit legjendar të Juventusit, Gianluigi Buffon, që ditën e enjte zyrtarizoi largimin nga bardhezinjtë, ishte radha e Andres Iniestës dhe Fernando Torresit që të bënin ceremonitë e tyre të fundit të lamtumumirave nga Barcelona dhe Atletico Madrid.

Në “Camp Nou” gjithçka ishte në nder të kapitenit të katalanasve që të dielën do të luajë 90 minutat e tij të fundit me fanelën “blaugrana”. Drejtues, futbollistë e ish-futbollistë të kësaj skuadre dhe stafi teknik ishin të pranishëm për ceremoninë e këtij futbollisti, i cili ishte një shembull për të gjithë në fushë dhe jashtë saj, madje miku i Iniestës, Xavi Hernandez nuk i fshehu aspak lotët.

“Orët e fundit nuk ishin të lehtë për mua. Është e vështirë të mendohet se ka ardhur momenti që të lë klubin, do të kërkoj që kohën e mbetur ta shfrytëzoj në maksimum, sidomos ndeshjen e së dielës kur do të përshëndes për herë të fundit klubin që deri tani ka qenë shtëpia ime. Do të jetë emocionuese dhe emotive”, tha Iniesta.

Kjo ndodhte në Barcelonë, ndërsa në Madrid ishte radha e Fernando Torresit që të mbante fjalimin e tij të lamtumirës nga Atletico. Në rrugët e kryeqytetit spanjoll u mbajt parada e “Los Colchoneros” për fitoren e trofeut të Europa League, momenti më i mirë edhe për 34-vjeçarin për të folur përballë mijëra tifozëve të Atleticos që kishin pushtuar rrugët e Madridit.

“Kam qenë këtu për 22 vjet. Isha vetëm 11 vjeç kur kam parë Atleticon e Madridit në 1996. E pashë që ngriti trofeun e Kupës dhe ëndërroja që një ditë të isha këtu. Ka kaluar shumë kohë dhe unë kam fituar shumë, por pa dyshim kjo është fitorja më e bukur. U them të gjithë fëmijëve që janë ëndrra se asgjë nuk është e pamundur, sidomos kur je i Atleticos”, tha sulmuesi spanjoll.

Top Channel

 

Next Post
FOTOT/ Rikthehet për publikun Amfiteatri i Tiranës

FOTOT/ Rikthehet për publikun Amfiteatri i Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com