• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosjet e Sigurimit/ Sherr në studio, Noka: Genta Sula skllave e Ramës! Vangjeli: Shërbëtore ekselente e qytetarit

by Java News
20/10/2022 20:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çështja e dosjes së Ilir Metës dhe sjellja e Autoritetet të dosjeve dhe kryetares së saj ishte tema e një debati të ashpër mes deputetit Flamur Noka dhe gazetarit Lorenc Vangjeli në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv. Noka akuzoi drejtuesen e Autoritetit të Dosjeve si skllave të Ramës, ndërsa Vangjeli tha se ajo është një shërbëtore ekselente e qytetarit.

Noka: Përrallat me spiunë nuk i ha më njeri. Nuk ka gjë më kriminale dhe të turpshme se të marrësh dhe të arrish dhe të bëhesh skllave i përversiteteve të Ramës dhe regjimit dhe të sajosh dosje për Presidentin e Republikës i kalon kujfitë e kriminales, është e neveritshme. Po pse e bën Rama këtë? Sepse ai ka bërë gjithçka për të asgjësuar shqiptarizmën në këtë vend. Dhe do t’i kthehet gjithçka kundër. I rikthehet gjërave të tilla. Asgjë nuk e ndalon nga humbja. Para zgjedhjeve do të ketë zhvillime politike të rëndësishme, greva, protesta. Edi Rama mund të rrëzohet para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

Vangjeli: Më lejoni t’ju them se përtej emrit të saj të përveccëm mund t’ju them se gurë, shkopinj, drurë, e gjithçka tjetër, duhet t’ia jepni të ngjashmëve tuaj. Thoni që e ka e ka bërë Rama apo Balla, por Genta Sula është një qytetare shqiptare. Është e vërtetë që vjen nga një familje e prekur nga regjimit dhe që dje dhe sot për hir të ëndrrës së saj, për hir të ëndrrës së saj dhe ambicies së saj pozitive për të shërbyer, është një zonjë që është administratore njëlloj si të ishte qytetare gjermane që punonte në një institucion në Berlin dhe burokrate njëlloj sikur të punonte në një institucion të ngjashëm në Skandinavi. Është një shërbëtore publike ekselente.

Noka: Burrin e ka biznesmen, për interesa ekonomike të burrit të saj lejoi keqpërdorimin dhe u bë skllave e regjimit duke fabrikuar dosjen.

Vangjeli: Është krejt e kundërta dhe e vërteta do të dalë ndryshe.

Ndërkohë që Flamur Noka foli edhe për bisedimet për bashkim në PD.

“Jemi në bisedime por ka vullnet gjithçka arrihet. Mendoj se ka mundësi për zgjidhje. Demokratët kanë interesa të përbashkët. Takimi i parë ka qenë shumë pozitiv, edhe i dyti po ashtu. Bisedime bëhen çdo ditë. Ne duam të bëjmë një front të madh opozitar. Bisedimet mes nesh nuk kanë nevojë të bëhen lajm i madh”, tha ai.

Ndësa i pyetur për kandidatin në Tiranë, Noka tha se: “Një kandidat me profil politik mendoj se do të motivonte të gjithë strukturën dhe një kandidat që nuk e motivon strukturën është problem. Koha ka vërtetuar që me kandidatë politikë rezultatin.  Unë nuk përjashtoj në mënyrë absolute askënd. Unë si Sekretar i Përgjithshëm i partisë nuk mund të them asnjë emër. Të gjithë kandidatët që përmendin janë një mijë herë më të mirë se Erion Veliaj”./m.j

Next Post

Normalizimi i spiunëve dhe “non gratave” në politikë

Comments 1

  1. Leka says:
    3 years ago

    PD me sekretar te pergjithshem Flamur Noken do fitoj zgjefhjet !

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

Kërcënimi i Trump për Iranin: Nëse anijet e shpejta shkelin bllokadën, do të eliminohen si anijet e drogës

April 13, 2026
Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

Bllokada në Hormuz, prodhimi i OPEC-ut pëson rënie prej 27% gjatë marsit

April 13, 2026
“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

“Mos ia bëni gropën vetes”, Rama paralajmëron operatorët turistikë: Kujdes me çmimet

April 13, 2026
“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

“Sazani do mbetet pjesë e jona!”, Rama: Nuk e kemi shitur dhe nuk do e shesim ishullin! Ka ndryshuar projekti

April 13, 2026
Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

Hyn në fuqi bllokada detare amerikane në Ngushticën e Hormuzit

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In