• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Dosja ulëret për drejtësi”, familja e Aleks Nikës letër të hapur BE: SPAK ka bezdi të merret me 21 Janarin!

by E B
28/05/2026 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës, një prej viktimave të 21 Janarit 2011, i kanë dërguar një letër të hapur kreut të delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, duke shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e progresit në hetimin e vrasjes së Aleks Nikës.

Familja Nika thekson se, edhe pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh dhe tre viteve që SPAK nisi zyrtarisht hetimet, nuk është parë ndonjë veprim i rëndësishëm për rivlerësimin e fakteve të njohura apo zbulimin e të dhënave të reja që lidhen me vrasjen. Ata akuzojnë SPAK-un për pasivitet dhe ngadalësim të procedurave, duke shprehur indinjatë se institucionet më të larta të hetimit nuk po e trajtojnë çështjen me seriozitetin e nevojshëm.

Familja kërkon një takim me ambasadorin Gonzato për të diskutuar drejtpërdrejt rreth vonesave dhe ngadalësisë së hetimeve, duke rikujtuar vendimin e Gjykatës së Strasburgut që e kualifikoi vrasjen e Aleks Nikës dhe tre protestuesve të tjerë si vrasje shtetërore.

Letra thekson se mungesa e drejtësisë vazhdon të jetë një plagë për familjen, por edhe për gjithë shoqërinë shqiptare, duke kërkuar veprime më ofensive dhe efektive nga SPAK për zbardhjen e këtij krimi shtetëror.

Letra e plotë:

Kreut të Delegacionit të Bashkimit Evropian

Ne që po ju shkruajmë jemi banorë të Lezhës, qytetarë të një vendi që aspiron të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Quhemi Mark Nika dhe Rajmonda Nika, përkatësisht xhaxhai dhe bashkëshortja e Aleks Nikës, djali i vetëm i familjes që u vra më 21 Janar 2011 nga Garda e Republikës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë selisë së Kryeministrisë, duke lënë dy vajza të mitura jetime.

Një jetë e humbur në lulen e moshës, vetëm se po ushtronte një të drejtë demokratike dhe ligjore për të protestuar kundër një skandali qeveritar, ka qenë dhe mbetet një gjëmë e madhe për familjen tonë. Bashkuar me tre të vrarët e tjerë dhe dhjetra të plagosurit e asaj dite në bulevard, ka qenë dhe mbetet një krim shtetëror, një plagë e hapur jo vetëm për familjarët, por për mbarë shoqërinë shqiptare.

Sepse, i nderuar Ambasador, pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh nuk po shohim asnjë përparim për hetimin e kësaj vrasjeje mizore. Drejtësia për vrasjen e Aleksit dhe për të vrarët e tjerë nuk u bë. Vazhdon të mos bëhet. Në vlerësimin tonë, së paku për këto vrasje, drejtësia ishte dhe mbetet sot e kësaj dite e gjunjëzuar para politikës.

Prokurorët e shtetit, të vetëdijshëm për krimin, ulin kokën dhe injoruan në vijimësi zhdukjen e provave. Hetimeve për vrasjen e Aleksit iu shmangën për vite e vite me lloj-lloj justifikimesh e zvarritjesh pa asnjë bazë ligjore dhe faktike. Zero shpresë për ne për të gjetur sadopak paqe.

Përballë kësaj situate të tmerrshme, ne si familje vazhduam përpjekjet me vendosmëri. Iu drejtuam Gjykatës së Strasburgut, pritëm me durim përgjigjen e kësaj gjykate të nderuar, e cila, me vendim, i kualifikoi vrasjen e Aleks Nikës dhe tre protestuesve të tjerë si vrasje shtetërore. Pas kësaj, edhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë njohu përcaktimin si krim shtetëror të vrasjeve dhe plagosjeve të 21 Janarit dhe ngarkoi prokurorinë e posaçme, SPAK-un, për të hetuar çështjen me themel, me përparësi vrasjen e Aleksit, mbetur pa autor.

U mbushëm me shpresë se drejtësia do të bëhej më në fund.

Kaluan muaj e muaj, u bënë 3 vite qëkurse SPAK nisi zyrtarisht hetimet. Për habinë tonë, me përjashtim të pak lajmeve rutinë për thirrjen e disa dëshmitarëve, nuk shohim të ketë pasur veprime të tjera për rivlerësim të fakteve të njohura, për zbulimin e fakteve të reja, siç janë ato që kanë lidhje të drejtpërdrejta me vrasjen e Aleks Nikës.

Me keqardhje të madhe, por edhe me indinjatë legjitime, kemi konstatuar se në SPAK kanë bezdi për t’u marrë me 21 Janarin. Përpjekja jonë e mundimshme pranë Gjykatës së Strasburgut për ta risjellë çështjen në Shqipëri me emrin e vërtetë – vrasje shtetërore – nuk po gjen të njëjtin reagim në institucionin më të lartë të hetimit, që ka marrë detyrë nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë të hetojë zinxhirin komandues dhe urdhërues të vrasjeve në bulevard.

Veprimet e SPAK janë të ngadalta, kur duhet të ishin ofensive.

Si për të zbardhur e ndëshkuar krimin shtetëror, që ka lindur i zbardhur, para kamerave. Si për të përmbushur një akt drejtësie që nuk na përket vetëm ne si familje, por mbarë publikut shqiptar, sepse vrasjet shtetërore të pazbardhura e të pandëshkuara janë vrasje që vazhdojnë për gjithë shoqërinë.

Si për të na dhënë sadopak satisfaksion për pritjen tonë të gjatë.

Dosja tragjike ulëret për drejtësi.

Rreth kësaj tragjedie dhe hetimit të kësaj çështjeje kemi shumë gjëra për të thënë, por në pamundësi për t’i trajtuar në këtë letër, do t’ju kërkonim, brenda mundësive dhe etikës diplomatike, të na mundësoni një takim në një kohë të përshtatshme.

Me shpresë se do ta merrni parasysh kërkesën tonë, ju përcjellim konsideratën tonë më të lartë për ju.

 

 

Next Post
Çupi: Ja pse dëshmia e Eric Wend sinjalizon qasje të re diplomatike të SHBA-së në rajon

Me ballistët nuk do të ishim në BE

Comments 1

  1. Anna Anna says:
    2 months ago

    Kush na nxorri në pritë më 21 janar të vitit 2011 ?!… Na nxorri:Edi Rama Vdekja e Aleksit të dashur, është apologjia e Edi Ramës për pushtet!Mbi gjakun e 4 të vrarëve të 21 janarit ai mori pushtetin dhe nuk e lëshon.E di pse nuk e lëshon?!… Sepse vrasësi i vërtetë është:Edi Rama Mos u bëj sylesh dhe vegël qorre e Edi Ramës.Kishte kohë tash 15 vjet që ta vinte në vend drejtësinë për Aleks Nikën…por ai është vrasësi i vërtetë…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

Në një vit u proceduan 961 fëmijë, avokati tregon rastin: Konflikt lindi përmes Instagramit

July 12, 2026
Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

Tjetër aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, përplasen dy automjete

July 12, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Shumica e heshtur që u zgjua nga “këshilltarët” e protestës

July 12, 2026
Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

Na ndihmon suksesi i koncertit në Kashar?

July 12, 2026
“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

“Pseudo gazetar që nxin ekonominë”, biznesmeni Luca reagon ndaj Erebarës pas sulmit me komente negative

July 12, 2026
VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

VIDEOLAJM/ Protesta në ditën e 43-të, ja sa u mblodhën në sheshin “Skënderbej” në orën 19:45

July 12, 2026
Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta në ditën e 43-të, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

July 12, 2026
Flamingot kundër Zogut të Parajsës

Flamingot kundër Zogut të Parajsës

July 12, 2026
Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

Pse “liderët” e protestës paralajmërojnë burg sipas ligjit të “sufllaqes”

July 12, 2026
Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

Anglia në gjysmëfinale, 12 nga 13 golat e shënuar mbajnë firmën e Kane dhe Bellingham

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In