• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DOSJA NE GJYKATE/ Vrasja e Kasajt, Memushaj e oficeri i SHISH-it nën akuzë

by Java News
30/12/2016 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kanë mjaftuar një vit hetime që prokuroria e Fierit të ngrejë akuza për katër persona,si të dyshuar në implikimin e vrasjes së shtetasit, Denis Kasaj dhe plagosjen e Klement Kastratit e Elton Margaritit. Ngjarja ka ndodhur në janar të 2016, ku tre personat e mësipërm kanë rrënë në pritë teksa udhëtonin me automjetin e tyre. Sipas hetimeve të prokurorisë së Fierit, personi që akuzohet për vrasjen e Kasaj dhe plagosjen e dy personave të tjerë dyshohet të jetë shtetasi Ilir Memushaj, i arrestuar në Vlorë vetëm pak ditë pas atentatit mafioz në hyrje të qytetit të Fierit. Ndaj Memushajt është ngritur akuza e vrasjes me paramentim të Denis Kasajt dhe plagosjen e dy personave të tjerë.Kjo akuzë nuk është pranuar nga Memushaj, gjatë fazës së hetimit dhe se ai në asnjë moment nuk ka pranuar të japë sqarime për prokurorinë e Fierit. Oficerët dhe prokurorët e kësaj të fundit kanë tentuar disa herë të marrin në pyetje Memushaj, por në asnjë moment ai nuk ka pranuar të flasë, duke u mjaftuar me fjalët se s’kishte dijeni për ngjarjen.Ndërkohë dy të pandehurit e tjerë të kësaj dosje janë Ermal Binjaku, Ylli Nazëraj të proceduar për akuzën e sigurimit të mjeteve dhe kuhsteve për të kryer një krim.Gjithashtu i pandehur në këtë çështjë është marrë dhe oficeri i SHISH, Florian Bushi, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës’ dhe “Nxjerjes së sekretit hetimor”.Bushi, i dërgonte informacion grupit kundërshtar mbi hetimet që kryente, për grupin Kastratit.

Përdorën makina me qera
Kamera e sigurisë e instaluar në ambientet e brendshme të një agjencie për dhënien e makinave me qera në Tiranë, ka shërbyer për prokurorët e Fierit në identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar në vrasjen e Denis Kasajt dhe plagosjen e Klement Kastratit e Elton Margariti. Vlonjati Memushaj është identifikuar si personi që ka marrë me qera automjetin tip “Toyota” tre ditë para vrasjes, e cila është përdorur në pritën e ngritur në vendin e quajtur “Kthesa e Mullirit të vjetër”. Burimet i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se makinës tip “Toyota” që është në pronësi të një agjencie për dhënien e makinave me qera në Tiranë, i janë hequr targat shqiptare dhe i janë vendosur targa të huaja. Hetuesit thonë se personi që ka tërhequr makinën dhe ka plotësuar dokumentacionin pranë agjencisë është i arrestuari Ilir Memushaj. Tashmë të gjitha dokumentet e sekuestruara nga prokuroria dhe pamjet filmike janë administruar në dosje.

Ngatërruan objektiv
Denis Kasaj, i riu që mbeti i vrarë me disa plumba nuk ka qenë objektivi i pritës së ndodhur në hyrje të Fierit. Dyshohet se vrasja e Kasaj ka qenë e gabuar, pasi plumbat e kallashnikovit mendohet se janë nisur për shokun e Kasajt, shtetasin Klement Kastratin. Ky i fundit njihet si person me precedent penale dhe i etiketuar nga policia e Fierit se merret me trafik droge në Holandë dhe Belgjikë. Burimet pranë prokurorisë së Fierit thanë për gazetën se tregtia e drogës e pazaret e prishura kanë qenë dhe motivet kryesore të këtij atentati. Më tej burimet shtuan se Klement Kastrati është proceduar për një plagosje para 6 vitesh, por më pas kjo çështje është pezulluar për shkak të mungesës së provave. Pista e hakmarjes sipas hetuesve ka rënë,kjo pasi edhe pala e dëmtuar në këtë plagosje nuk e ka vijuar më tej konfliktin.

Atentati i 8 janarit, në “Kthesa e Mullirit të Artë”
Ngjarja për të cilën akuzohen Ermal Binjaku, Ilir Memushaj dhe Ylli Nazëraj dhe Florian Bushi, ka ndodhur mbrëmjen e 8 janarit të këtij viti. Denis Kasa, i cili ishte kthyer nga Italia për festat e fundvitit ishte duke udhëtuar me dy shokët e tij me një automjet tip “Benz” për në drejtim të Lushnjës, kur në vendin e quajtur “Kthesa e Mullirit të Artë” janë qëlluar me breshëri automatiku. Sipas bluve, drejtuesi i mjetit (Kasa) ka dalë me shpejtësi nga makina dhe ka tentuar që të largohet, por ka mbetur i vrarë, ndërsa janë plagosur rëndë Kastrati dhe Margariti. Makina me të cilën ata udhëtonin është përfshirë nga flakët, kurse autorët e krimit janë larguar me një automjet tip “Toyota”.

Nga nipi i Kasajt, pas ndalimit u kërcënua në burg
Ilir Memushaj,i cili pas arrestimit nga policia u mbajt në paraburgimin e Fierit, morri në atë kohë mesazhe kërcënuese për jetën. Nga sa u mësua, në paraburgimin e Fierit ndodhej dhe njëri nga nipat e viktimës Denis Kasaj, i cili ka kërcënuar me jetë në atë kohë, Ilir Memushaj, por kjo gjë nuk është deklaruar zyrtarisht nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Vetë Memushaj në deklarimet e tij para prokurorëve të Fierit nuk ka pranuar autorësinë e vrasjes së Denis Kasaj dhe plagosjen e Klement Kastratit dhe Elton Margaritit. Sipas tij, ai nuk ka njohje fare me viktimat dhe nuk ka pasur konflikte me ta. Memushaj u gjet i implikuar në vrasjen e Fierit pasi një kamera sigurie e instaluar në ambientet e brendshme të një agjencie për dhënien e makinave me qira në Tiranë, ka shërbyer për prokurorët e Fierit në identifikimin e Ilir Memushajt, i cili është arrestuar menjëherë nga policia teksa ishte duket udhëtuar në Vlorë me një automjet tip “Audi”.

ma.me
Next Post
Brazil, ambasadori grek gjendet i djegur brenda një makine pranë Rios

Brazil, ambasadori grek gjendet i djegur brenda një makine pranë Rios

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria ushqimore, Rama: Të garantojmë jo vetëm shëndetin, por edhe suksesin e produkteve tona në BE

Siguria ushqimore, Rama: Të garantojmë jo vetëm shëndetin, por edhe suksesin e produkteve tona në BE

April 26, 2026
Rama niset nesër drejt Uashingtonit, do të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes me ftesë të Trump

Rama dënon të shtënat në Shtëpinë e Bardhë: Ndihem i lehtësuar që Trump dhe të tjerët janë shëndoshë e mirë

April 26, 2026
VIDEO / “Do të ketë të shtëna sonte në sallë”, ‘parashikimi’ shokues i Zëdhënëses së Trump, pak para sulmit në Shtëpinë e Bardhë

VIDEO / “Do të ketë të shtëna sonte në sallë”, ‘parashikimi’ shokues i Zëdhënëses së Trump, pak para sulmit në Shtëpinë e Bardhë

April 26, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Presioni ekonomik frenon Trump ndaj Iranit

April 26, 2026
Deklarata e Ramës për çështjen e detit, media greke: Burimet diplomatike raportojnë për probleme teknike

Vizitat në Abu Dabi dhe Athinë, Rama: Na lidh miqësia dhe partneriteti strategjik. Me Mitsotakis folëm për…

April 26, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Corriere della Sera: NATO po nxiton për të shpëtuar samitin nga kërcënimet e Trump

April 26, 2026
Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

Babai doktor në burg, vajza studente e Mjekësisë, kush janë dy viktimat e aksidentit në Lezhë

April 26, 2026
Punonte si mësues me kohë të pjesshme, kush është autori i sulmit në Shtëpinë e Bardhë

Punonte si mësues me kohë të pjesshme, kush është autori i sulmit në Shtëpinë e Bardhë

April 26, 2026
Nga Butler te Charlie Kirk, aktet e dhunës në Amerikë vazhdojnë të pandërprera

Nga Butler te Charlie Kirk, aktet e dhunës në Amerikë vazhdojnë të pandërprera

April 26, 2026
Vdiqën gjatë operacionit anti-drogë, Meksika: Dy agjentët e CIA-s nuk ishin të autorizuar

Vdiqën gjatë operacionit anti-drogë, Meksika: Dy agjentët e CIA-s nuk ishin të autorizuar

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In