• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja hetimore/ Hakmarrja pas vrasjes së Çekorjas, ekzekutimi në lule të rinisë i Erjon Xhenjes në Shkodër

by
09/11/2022 20:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dokumentari-Vrasja e Erjon Xhenjes

Por ndërsa policia, ishte vënë në kërkim të autorëve të atentatit të dështuar ndaj Alban Bruçit më 25 gusht 2022 dhe vrasjes së Ismet Çekorjas më 2 shtator të po këtij viti, duket se hakmarrja e grupeve rivale do të ishte edhe më e shpejtë se kërkimi që blutë po u bënin autorëve.

Hakmarrje, që nuk do të vononte për të fituar kohë. Por që do të godiste, pa u mbyllur muaji shtator. Këtë herë, në lulen e rinisë.

Ishte ora 19.00 e mbrëmjes së 18 shtatorit. Kur Erjon Xhenje, doli si zakonisht, nga banesa e tij. Për t’u ulur në lokalin, jo shumë larg vendit ku jetonte. Aty ku e kishte lënë të shikonte ndeshjen, bashkë me tre shokë të tij.

Pa e kuptuar, se jeta e tij tashmë ishte në rrezik. Nga një armik i padukshëm, por që e kishte pikasur prej kohësh për ta eleminuar.

Sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në Shënjestër’, është pikërisht ky momenti, kur një person i panjohur, që mbante në kokë një skafandër motori, hyri në lokal dhe pa ndrojtje iu afrua tavolinës ku qëndronte 19 vjeçari dhe shokët e tij.

Dhe po pa hezitim, qëlloi mbi të. Fillimisht me një plumb në kokë. Duke e lënë të vdekur në vend. Në sy të shokëve të tij. Të cilët, u shpërndanë të tmerruar nga vendi i ngjarjes.

Dosja hetimore

Më datë 18 Shtator 2022 rreth orës 20:00 është marrë njoftimi se në lokal Bar-Kafe “Mirsadi” me adresë Bulevardi ‘Bujar Bishanaku’ Shkodër është vrarë me armë zjarri shtetasi Erjon Xhenje i datëlindjes 24 Korrik 2003, lindur dhe banues në lagjen ‘Guerile’, Shkodër.

Erjon Xhenje ka qenë duke pirë kafe në verandën e lokal “Mirsadi” në shoqërinë e disa shokëve të tij, i ulur në një tavolinë në krahun e majtë nga rruga.

Autorët e ngjarjes kanë qenë dy persona, të cilët udhëtonin me një motor. Të cilët pasi janë afruar, janë ngjitur me verandën e lokalit nga një rrugë dytësore nga prapa lokalit.

Ku në këtë moment, pasagjeri që zbriti nga motorri pasi u afrua rreth një metër larg objektivit, hapi zjarr me pistoletë ndaj viktimës duke i shkaktuar tetë dëmtime; në qafë, trup dhe gjymtyrë me drejtim të qitjes nga e majta në të djathtë të trupit; dëmtime të cilat i shkaktuan vdekjen e menjëhershme viktimës.

Sipas dinamikës së ndërtuar nga policia, autorët në këtë ngjarje ishin të veshur me rroba të zeza dhe në kokë mbanin skafandra.

Fakti që ata u drejtuan mënjëherë nga tavolina e viktimës, tregon sipas policisë, se ata nuk kishin dyshim për identitetin e shënjestrës së tyre, sipas emisionit ‘Në shënjestër’.

Dosja Hetimore

Menjëherë pasi kryen vrasjen, autorët u larguan me motor drejt sheshit ‘Kiras’. Aty ku janë futur kundërvajtje, rreth 50 metra në krahun e kundërt të lëvizjes. Pas kësaj ata kanë vijuar largimin në lagjen “Guerile” ku në rrugën “Saraçej” kanë braktisur dhe djegur motorin me të cilin kryen krimin. Gjatë inspektimit të zonës, grupi hetues gjeti pranë motorit që ndodhej në tokë edhe një armë zjarri pistoletë, model 54, me krëhër pa fishekë dhe me djepin luajtës të tërhequr prapa.
Por ashtu siç ishte vepruar edhe në vrasjet e tjera të ndodhura në Shkodër, edhe në eleminimin e Erjon Xhenjes, sërish në skenë shfaqet motori fantazëm.

Motori, që vret dhe largohet.

I cili ashtu si në krimet e tjera të ngjashme, këtë herë, u gjet i djegur në fund të lagjes ‘Kiras’ në Shkodër.

Atje, ku më parë, ishte djegur dhe mjeti ‘Benz’ që u përdor në vrasjen e Naim Bajrit.

Edhe ky një tregtar peshku.

I cili u ekzekutua me 3 qershor 2022, në lagjen ‘Rus’, në qytetin verior të Shqipërisë.

Teksa po pinte kafen e mëngjesit me punëtorin e tij, që mbeti i plagosur në këtë ngjarje.

Skenar i ngjashëm ekzekutimi, edhe me atë të Fatos Ferracakut.

Një tjetër tregtar peshku.

I cili u vra në po këtë lagje, teksa edhe ky i fundit po pinte kafe në lokal.

Por edhe pse policia mundi të binte shpejt në gjurmët e motorit të vrasësve të të riut Erjon Xhenje, siç do të shikohet edhe në dosjen hetimore, ata nuk mundën të kapnin vrasësit.

Edhe pse këta të fundit, të gjendur në panik, nuk mundën të digjnin dot armën e krimit.

Dosja Hetimore

Menjëherë pas krimit, shërbimet e policisë filluan patrullimin për ndjekjen e autorëve drejt lagjes “Guerile”.

Aty ku u gjet motori i braktisur dhe arma e hedhur në tokë, e padjegur dhe e padëmtuar. Gjë që mund të ketë ndodhur pasi autorët e kanë hedhur armën në shpejtësi e sipër. Kjo pasi nuk kanë pasur kohë të sigurojnë djegien e saj së bashku me motorin.

/e.d

Next Post
‘Grida Duma si Nora e Kelmendit’/ Kreshnik Spahiu: S’mund të rrijë pas ferrave

‘Grida Duma si Nora e Kelmendit’/ Kreshnik Spahiu: S’mund të rrijë pas ferrave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

TOPI I ARTË/ Ja emrat e 30 finalistëve, Mesi e Ronaldo kërkojnë trofeun e gjashtë personal

Zbulohet vota e Shqipërisë për Topin e Artë, ja kush ishte zgjedhja e parë!

October 27, 2026
Makina përplas një grup njerëzish në Gjermani, plagosen disa persona! Autorët në arrati

Makina përplas një grup njerëzish në Gjermani, plagosen disa persona! Autorët në arrati

October 27, 2026
Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse, lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut!

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse, lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut!

October 27, 2026
Fuqitë kryesore të NATO-s në Evropë premtojnë një rol më të madh mbrojtës: SHBA-ja mbetet aleat i domosdoshëm

Fuqitë kryesore të NATO-s në Evropë premtojnë një rol më të madh mbrojtës: SHBA-ja mbetet aleat i domosdoshëm

October 27, 2026
Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

Evropa kundër Muskt: 5 mënyra se si BE po përpiqet të nxjerrë jashtë loje Starlink-un

October 27, 2026
Departamenti i Drejtësisë ngre për herë të tretë akuza ndaj ish-drejtorit e FBI-së, James Comey

Departamenti i Drejtësisë ngre për herë të tretë akuza ndaj ish-drejtorit e FBI-së, James Comey

October 27, 2026
I ndërmjetësuar nga Melania Trump, hyn në fuqi armëpushimi në Oleshky e pushtuar nga Rusia

I ndërmjetësuar nga Melania Trump, hyn në fuqi armëpushimi në Oleshky e pushtuar nga Rusia

October 27, 2026
Aksident dramatik në Fier, makina përplas këmbësoren! Dërgohet me ambulancë në spital, ja si paraqitet gjendja e saj

Aksident dramatik në Fier, makina përplas këmbësoren! Dërgohet me ambulancë në spital, ja si paraqitet gjendja e saj

October 27, 2026
Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, shtron sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)

Rama përsërit ftesën për dialog me protestuesit, shtron sofrën e gurtë para Kryeministrisë! (VIDEO)

October 27, 2026
Neni 5 i NATO-s/ SHBA dhe Evropa mund të mbështesin garancitë e sigurisë për Ukrainën, pengesa e vetme është…

Lufta/ Pesë fuqitë evropiane të NATO-s bashkojnë forcat për Ukrainën, përgatitet paketa ushtarake për dimrin përballë Putinit

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In