• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Dosja “Gërdeci”/ “Vrasja e Kosta Trebickës s’ishte aksidentale, e vrau Berisha!”, avokati: Një prokurore brenda SPAK i jep informacione…

by S T
21/03/2025 18:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Idajet Beqiri ka analizuar dosjet e nxehta në duart e SPAK. I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio live’ në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, teksa u ndal tek dosja Gërdeci ai tha se ajo është lënë në heshtje nga SPAK.

Ai hodhi akuza të forta ndaj Berishës për të cilin tha se intimidoi edhe dëshmitarët për aferën e Gërdecit dhe e bëri përgjegjës edhe për vrasjen e biznesmenit Kosta Trebicka.

‘Gërdeci u nda, u krijuan dy dosje, dosja kundër Berishës, Shkëlzenit dhe Delijorgjit. Gjykata e Strasburgut e konsideron edhe atë një krim shtetëror për vrasje që i bëri shteti që familja e korruptuar e Berishës të përfitonte dhe kur arritën deri aty sa edhe filluan që të indimidonin dëshmitarët dhe i vranë duke vrarë edhe Kosta Trebickën dhe thanë ishte aksidentale. Atë e rrëmbyen nga dhoma e vranë dhe e hodhën atje, e vrau Berisha dhe Shkëlzeni dhe asnjë gjemb në këmbë nuk u hyn këtyre. Dhe nga ana tjetër t’ja prishësh fytyrën me plumba dhe të thuash u aksidentua, kur një opinion i stimagtizon si vrasës. Dërguan edhe një ekspert nga amerika që ai s’ka parë asgjë. Dhe ai dha mendimin që ishte aksident kur vajti ai gjurmët e krimit ishin larguar dhe ai mori vetëm foto që bënë këta.

Unë jam përfaqësues ligjor i familjarëve të viktimave të Gërdecit që SPAK se mori parasysh në fillim, ky është një nga krimet më të rënda dhe e ka thënë edhe vet që me dorën e vet do të vriste edhe 300 të tjerë dhe u shoqërua me një vendim bombë të Gjykatës së Strasburgut. SPAK mori dëshmitarë, familjet e viktimave me provat që ata kishin madje më morën edhe mua, tani i kanë lënë prap në hedhje. Afatin për të përfunduar hetimet e kanë 9 muaj, por thotë i kemi nën hetim dhe po bëjmë hetime të plota’, tha ai.

Avokati tha se po i humbet besimi tek drejtësia pasi për kallëzimet që bënë në SPAK një prokurore brenda këtij institucioni i jep informacione Belind Këlliçit.

Sipas tij, këto informacione më pas i jepen Berishës, që sipas tij ky i fundit i thotë edhe vet publikisht në deklarata që bënë.

‘SPAKU merret me ca fukarenj për të mos u marre me Gërdecin dhe 21 janarin, vjedhjen e floririt, privatizimin e armos vrasjet e ‘97 dhe vrasjet e Haklajve. Nuk po kemi më besim. E kam gati kallëzimin një kallëzim për vrasjet e Haklajve dhe se çojë dot sepse s’ po kemi më besim. Aty është një prokurore brenda SPAK-ut që i jep Belind Këlliçit informacione për kallëzimet penale që bëhen. Dhe këta i nxjerrin edhe vete. Del Saliu dhe thotë ka çuar Idajeti një kallëzim në SPAK, kush ja tha atij këtë përveç asaj prokurores që është atje, dhe ajo i jep informacione një krimineli si Këlliçi, që bënë lobime në Amerikë për non gratën e tij dhe paguan për një foto sa frëngu pulën. Po ku pyet Trumpi për bregun e lumit në Shqipëri, një njeri që s’kam mbaruar as shkollën e mesme’, tha ai.

Avokati tha se duhet që të ketë një kontroll mbi institucionet e drejtësisë në vend.

‘Nuk është problemi për tu ribërë drejtësia, por duhet që të funksionojnë ato struktura që kontrollojnë SPAK, gjykatën e Shkallës së parë dhe të Apelit të Posaçme. Në strukturat e SPAK mendojmë se është bërthama pozitive aty, por janë të fuqishëm ata negativët. Duhet të ndryshojë sepse psikologjia e pandshueshmëri dhe gjyqtari dhe prokurori nuk duhet që të jenë zot që si kontrollon njeri dhe kur bëjnë shkelje analizohet dhe shqyrtohet për atë shkelje kur ti shkojë Shqipërisë flaka në majtë të qiellit’, tha ai.

Next Post
PS çel fushatën në Tiranë, Spiropali “thumbon”Berishën: U përjashtua më i votuari i primareve në Kavajë dhe u vendos lista e bunkerit të familjes

PS çel fushatën në Tiranë, Spiropali "thumbon"Berishën: U përjashtua më i votuari i primareve në Kavajë dhe u vendos lista e bunkerit të familjes

Comments 1

  1. ccc says:
    9 months ago

    Reforma ne drejtesi eshte deshtimi dhe genjeshtra me e madhe qe u eshte bere shqiptareve. Rama duhet te nderprese menjehere retoriken per suksesin e saj. Gjasat per t’u gjykuar krimet qe nga 97, 98, Gerdeci, 21 janari, privatizimet kriminale te aseteve strategjike etj, jane zero. Misioni i gangsterve te gjoja drejtesise se re eshte shkaterrimi e poshterimi i eksponenteve te mazhorances aktuale. Keto institucione kamikaze e militante politike, ironikisht i kemi peshqesh nga Rama. Dhe me qe nuk qane dot, Rama i vlereson. Boll me, pasi sa here permenden na vijne zorret ne gryke, sepse nuk jemi budallenj.

    Reply

Leave a Reply to ccc Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

Tafani: PS u godit më fort se PD para zgjedhjeve! Arrestimi i Veliajt në shkurt, dëm i madh për mazhorancën

December 24, 2025
“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

“Ruhuni nga Edi Rama”/ Maliqi thirrje prokurorit Dritan Prençi: Duhet të kesh kujdes nga ndonjë kurth

December 24, 2025
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

December 24, 2025
“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

“Sot fituan lirinë”, Bardhi denoncon: 5 protestues u rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kriminale

December 24, 2025
U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

U zgjodh në krye të SPAK, Braho: Hetim i thelluar në çështjet aktuale, do sekuestrohen pasuritë e paligjshme

December 24, 2025
“Nuk bashkëpunojmë me Arlindin, se është ekstremist!”/ Qori refuzon PD: Garojmë veç, nuk na lidh gjë me hajdutët!

Arlind Qori: Do të vazhdojmë protestat! Nuk bashkëpunojmë me Berishën dhe Lapajn

December 24, 2025
Dhjetori “gëlltit” buxhetin, 77% e shpenzimeve vjetore në një muaj

Dhjetori “gëlltit” buxhetin, 77% e shpenzimeve vjetore në një muaj

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com