• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja e Ilir Pajës që u lirua sot/ Si e plagosi policin në 2008, pasi ai e njohu

by Java News
09/11/2017 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ilir Paja, personi qe u la i lire sot me vendin te Gjykates se Krujes, eshte emer i njohur per policine dhe drejtesine. 

Ai perpos fames ne Itali, per veprat penale dhe arratisjet spektakolare nga burgu, njohet ne TIrane edhe per plagosjen e nje polici, qe iu vu pas ta kapte, pasi e njohu.
Në një rindërtim të skenës së ngjarjes, prokuroria pohoi atëherë se agjentët e sektorit të operacioneve speciale dhe kërkimit në policinë e Tiranës, Blendi Haxhimali dhe R.Mete kanë qenë me shërbim përballë maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet. Rastësisht agjenti B.Haxhimali ka vënë re personin që po lëvizte me makinën “Fiat Punto” me targa BC 983 DP, ngjyrë gri. Ky person ngjasonte me të kërkuarin Ilir Paja.
Menjëherë agjenti ka lajmëruar eprorin e tij, D.Muça, ndërsa ky i fundit ka autorizuar ndjekjen e personit të dyshuar, pasi edhe ai bashkë me drejtues të sektorit të operacioneve speciale A.Caka po shkonin për në vendin ku ishte dhënë informacioni.
Agjentët e policisë që po lëviznin me motorin e shërbimit “Skuter”, kanë nisur ndjekjen e makinës së dyshuar në drejtim të kryqëzimit te zona e quajtur “Brryli”. Agjentët në terren kanë qenë pa shenja dalluese policie, ndërsa janë përpjekur të mos binin në sy te personi i dyshuar. Makina me të cilën lëvizte Ilir Paja ka mbërritur te kryqëzimi pranë ish-farmacisë nr.10, por për shkak të trafikut është detyruar të qëndrojë në radhën e parë te kryqëzimi fare pranë policit që po drejtonte qarkullimin. Në këtë kohë, në korsinë në krah të majtë të personit të dyshuar, duke qenë se ajo ishte bosh, ka hyrë mjeri tip “Benz” ku ndodheshin eprorët e agjentëve të policisë që kishin ndjekur me motor Ilir Pajën deri në atë moment. Pasi është siguruar se bëhej fjalë për Ilir Pajën, drejtuesi i makinës “Benz” i ka prerë rrugën diagonalisht automjetit të Ilir Pajës (Fiat Punto) për të penguar largimin e tij përpara. Oficeri D.Muça ka zbritur nga makina dhe i është drejtuar Ilir Pajës me fjalët: Policia, dorëzohu! Në këtë kohë, pas makinës së Ilir Pajës, rreth 1.5 metër larg saj, ndodhej agjenti i policisë B.Haxhimali me motorin e tij, ndërsa agjenti tjetër kishte zbritur dhe ishte afruar në këmbë për t’i shkuar në ndihmë kolegëve duke thirrur “Policia”.
Sapo ka parë policët që po i drejtoheshin atij, Ilir Paja ka reaguar duke lëvizur makinën indietro me shpejtësi. Ai ka marrë poshtë motorin e agjentit B.Haxhimali, ndërsa mjeti ka vazhduar lëvizjen duke kaluar trafikndarësen dhe duke mbajtur nën vete zvarrë, motorin dhe agjentin e policisë. Në këtë kohë, duke parë se Ilir Paja i kishte drejtuar armën tip pistoletë, oficeri tjetër D.Muça ka qëlluar dy herë drejt makinës “Fiat”, duke arritur të plagosë Ilir Pajën me një plumb. Makina e Ilir Pajës ka ndaluar vetëm pas përplasjes me autobusin e Unazës, që kishte ndaluar rastësisht aty.
Agjenti i policisë, R.Mete, për të neutralizuar veprimet e Ilir Pajës ka qëlluar dy herë me armë te xhami i derës së djathtë në drejtim të kroskotit për të hapur derën e pasagjerit. Ai e ka hapur derën, ka bllokuar armën dhe ka nxjerrë jashtë Ilir Pajën, duke e shtrirë përtokë. Më pas ai ka shkuar të ndihmonte personat e tjerë që po përpiqeshin të nxirrnin nga poshtë makinës së Ilir Pajës, agjentin e policisë B.Haxhimali. Ky i fundit pasi është nxjerrë në gjendje të rëndë nga poshtë makinës, është çuar në spital nga efektivat e policisë, ndërsa Ilir Paja, edhe ai i plagosur, është përcjellë nga dëshmitarët G.Vathi dhe R.Cahani.
Prokuroria tha se agjentit B.Haxhimali, të goditur nga makina e Ilir Pajës, sipas akt-ekspertimit mjeko-ligjor të datës 18 mars 2008, i janë shkaktuar probleme serioze që hyjnë në kategorinë e dëmtimeve të rënda me rrezik për jetën në momentin e shkaktimit.
Organi i akuzës thekson se agjenti i policisë R.Mete kishte zbritur nga motori “Scuter” duke thirrur “Policia”, çka tregon se i pandehuri Ilir Paja ka qenë në dijeni të cilësisë së personave ndaj të cilëve tentoi të qëllonte me armë dhe ndaj agjentit, të cilin e goditi me makinë dhe më pas e mori zvarrë për disa metra. Prokuroria theksonte se, pavarësisht faktit se e dinte që në motorin pas tij ndodhej një agjent policie, Ilir Paja i ka dhënë makinës gaz dhe e ka goditur agjentin B.Haxhimali, duke tentuar ta vrasë atë. “Vepra penale ka mbetur në tentativë për shkaqe që nuk vareshin prej të pandehurit Ilir Paja, sepse makina u përplas me autobusin e Unazës dhe ndaloi aty”, theksonte më tej Prokuroria në akuzën e saj. Sipas hetimeve, në momentin e nxjerrjes nga makina, Ilir Pajës i është gjetur dhe bllokuar arma pistoletë e kalibrit 9 mm, prodhim argjentinas me nr.368559 si dhe 11 fishekë, të cilët sipas ekspertimit rezultonin të rregullt.
Next Post
Trafiku i kokainës, atentat ndaj shqiptarit në Ekuador, shoqërohej nga një femër

Trafiku i kokainës, atentat ndaj shqiptarit në Ekuador, shoqërohej nga një femër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In