• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Dosja e “21 Janarit”, mbushen dy vite që çështja “fle” në sirtarët e Gjykatës së Lartë

by A R
28/10/2015 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse janë mbushur plot 2 vite nga hedhja e shortit në gjykatën e lartë për dosjen e 21 janarit, ende nuk dihet asgjë në lidhje me fatin e njërës prej cështjeve më të rëndësshme të këtyre dekadave.

Më 21 janar të vitit 2011 gjatë protestave të opozitës së asaj kohe u vranë 4 shtetas dhe ende, Gjykata e Lartë nuk ka caktuar një datë për të çelur procesin gjyqësor, ku të pandehur janë ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi; ish-shoferi e tij, Margarit Kume, dhe ish-komandanti i njësisë speciale, Agim Llupo.

Jo zyrtarisht deklarohet se dosja ndodhet në dhomë këshillimi, që do të thotë se gjyqtarët ende po mendohen se çdo të bëjnë me këtë dosje, apo nëse do të caktojnë një datë për të shqyrtuar rekursin që i bëri Prokuroria në atë kohë. Dosja ndodhet në duart e relatorit Edmond Islamaj dhe të 4 anëtarëve Guxim Zenelaj, Tom Ndrea , Artan Zeneli dhe Shkëlzen Selimi

Zyrtarisht nga ana tjetër, vetë Kreu i Gjykatës së Lartë Xhevair Zaganjori, në një takim me gazetarët në shkurt të këtij viti tha se brenda 6 muajsh dosja e 21 janarit do të niste shqyrtimin e saj.

Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi u dënua me një vit burgim për akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” të demonstruesit Faik Myrtaj, ndërkohë që vartësi i tij Agim Llupo u dënua me 3 vite për të njëjtën akuzë, për vrasjen e Ziver Veizit.
Për të dyja shkallët e gjyqësorit, Prokuroria nuk mundi të bindte se zyrtarët e Gardës i kishin vrarë ata me dashje të drejtpërdrejtë, pasi nuk arriti të sjellë dot një motiv. Po ashtu, për plagosjen e 7 të tjerëve, gjykatat u shprehën se nuk u gjetën predha të qitura nga armët e tyre. Ndërkohë që kanë mbetur pa autorë dhe Prokuroria nuk ka gjetur ende që nga 21 janari i 2011-s, se kush janë të dyshuarit e vrasjes së demonstruesve Hekuran Deda e Aleks Nika.

Next Post

Shqipëria humb 35 vende, PD: Korrupsion, klientelizëm, dhunë biznesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

April 7, 2026
Ishte në krye të IKMT-së, largohet nga detyra Dallëndyshe Bici/ Ja kush e zëvendëson (EMRI)

Dallëndyshe Bici në SPAK, për çfarë u thirr ish-drejtoresha e IKMT-së

April 7, 2026
Udhëheqësi rus autorizon përdorimin e fondeve të ngrira ruse në SHBA/ Putin gati të dhurojë 1 miliard euro për Bordin e Paqes

Spiunazh dhe koordinata! Rusia dhe Irani kanë bashkëpunuar ngushtë gjatë luftës

April 7, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Dy Epirotë dhe Olimpiada

April 7, 2026
Pas anijes franceze, tankeri japonez kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

Raporti sekret: Irani kërkon 2 milionë dollarë për kalimin në Hormuz

April 7, 2026
Politika e “aneksit”, në nivel mjeran

Një fajtor për të mbuluar mëkatet e PD me Integrimin. Narrativa e opozitës dhe jo vetëm…

April 7, 2026
8 marsi, dita e fundit e koncensionit të sterilizimit/ Ilir Beqaj: Ishte partneritet për progres në shëndetësinë shqiptare

“I bëhet qejfi ndërkombëtarëve dhe opozitës…”, Beqaj në GJKKO: Unë, Veliaj dhe Meta jemi të padënuar, por…

April 7, 2026
Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

Dy porosi! Rama edhe vetë në terren! Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit të PS

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In