• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dosja 1.3 tonë kanabis, prokuroria mbyll hetimet, në gjykatë 5 persona

by A R
09/07/2018 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet lodhur me dosjen e 1.3 tonëve të drogës që u kapën në Kavajë rreth një vit më parë.
Në njoftimin e bërë publik, prokuroria kërkon burg për 5 personat e përfshirë në trafikun e sasisë së madhe të kanabisit, e cila u gjend në dy automjete.

Droga po transportohej drejt plazhit të Gjeneralit, që më pas të nisej për në Itali. Gjatë momenteve të transportimit, policia ka ndërhyrë në arrestimin e personave të përfshirë në trafik.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me datë 08 korrik 2018, Prokuroria për Krime të Rënda Tiranë ka dërguar për gjykim procedimin penal të vitit 2017 (për ngjarjen e 14 korrikut 2017) rreth orës 02:20, në fshatin Bago, Kavajë, në ngarkim të të pandehurve:

1. Joni Sadikaj, lindur dhe banues në Tepelenë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

2. Kejvi Hajdari, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

3. Nertil Shehu, lindur dhe banues në Vlorë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

4. Roland Hysenbelliu, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

5. Skerdi Sina, lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, gjendje gjyqësore i padënuar, shtetësi dhe kombësi shqiptare,

I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga neni 283/a parag.II e 22 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve, në vlerësimin tërësor të provave të grumbulluara organi i akuzës ka arritur në konkluzionin se të dyshuarit Joni Sadikaj, Kejvi Hajdari, Nertil Shehu, Roland Hysenbelliu dhe Skerdi Sina kanë kryer të gjitha veprimet për trafikimin drejt Italisë, nëpërmjet detit të lëndës narkotike në sasinë prej 1359.1(një mijë e treqind e pesëdhjetë e nëntë pikë një) kg trafikim ky i cili nuk është realizuar si rezultat i ndërhyrjes të shërbimeve të policisë Kavajë./a.m.

Next Post
Betohet Erdogan, nis mandatin e parë si “Sulltan”

Betohet Erdogan, nis mandatin e parë si "Sulltan"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

Detaje të reja nga ngjarja në Shkodër: Këngëtari Taulant Hoti u qëllua nga pas shpine nga një person me maskë

October 27, 2026
Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

Berisha thërret protestë kombëtare të shtunën: Duhen mbështetur studentët dhe gjimnazistët

October 27, 2026
Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

Vdekja e një anëtari të familjes mbretërore, arrestohet një person në Monako

October 27, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Asgjë e re nga Serbia

October 27, 2026
Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

Epidemia e Ebolës në Kongo kalon 10,000 raste, vijojnë trajtimet e të infektuarve

October 27, 2026
Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In