• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Dokumenti i shërbimit sekret çek: Trump i sigurtë për fitoren presidenciale në 1996

by Java News
12/01/2017 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Afro 30 vite më parë, Donald Trump ka qenë besimplotë se do të fitonte zgjedhjet presidenciale amerikane, si një kandidat i pavarur në vitin 1996. Kjo është zbuluar nga dokumentet e policisë sekrete të periudhës komuniste në Çekosllovaki. Çekosllovakia ka qenë vendlindja e bashkëshortes së Trump, Ivanës, një modele, atlete dhe biznesmene, e cila u bë më pas nënë e tri fëmijëve me presidentin e zgjedhur, Donald Jr, Ivanka dhe Eric.

Një vit përpara rënies së komunizmit në 1989-n në shumë pjesë të Europës, detajet mbi rikthimin për një vizitë të Ivana Trump në 1988-n në vendlindje u regjistruan në një raport të klasifikuar policor. Raporti i 22 tetorit 1988 pretendon se Trump refuzonte të kandidonte për president në atë vit, pavarësisht presionit të supozuar për ta bërë diçka të tillë, sepse në moshën 42-vjeçare ai mendonte se ishte shumë i ri për një post të tillë. Por raporti sekret thotë se ai synonte të kandidonte në garën presidenciale të vitit 1996 si një kandidat i pavarur, kur ai të ishte plot 50 vjeç.

“Edhe pse dukej si një utopi, Donald Trump kishte besim të madh se do të korrte sukses”, thuhet në raportin e policisë, bazuar në informacionet e një burimi të paspecifikuar që ka folur me babain e Ivana Trump, Milos Zelnicek, rreth vizitës së saj. Gjithsesi, mbetet ende mister se nga vinte “presioni” i pretenduar ndaj tij.

Raporti është interesant sepse në Shtetet e Bashkuara, publiku thuajse nuk ka qenë në dijeni se Trumpi do të konsideronte të garonte për president, deri në një intervistë të vitit 1988 në shfaqjen “The Oprah Winfrey”.

“Nuk do ta përjashtoja në mënyrë kategorike – ka thënë ai atëherë. – Gjithsesi mendoj se do të fitoja, sepse nuk futem asnjëherë në një garë për të humbur”.

Megjithatë, Trumpi nuk ngriti ndonjë komitet eksplorues deri një dekadë më vonë, kur nisi pikërisht tentativën për të siguruar nominimin e Partisë Reformiste në zgjedhjet presidenciale të vitit 2000. Ai u tërhoq nga ajo përpjekje vetëm 4 muaj më vonë.

Gruaja e parë e Trumpit u lind në vitin 1949 me emrin Ivana Zelnickova në qytetin Gottwaldov të Çekosllovakisë, apo në qytetin e sotëm të Zlinit, emri i të cilit ishte ndryshuar nga komunistët e ardhur në pushtet në vitin 1948. Ajo u martua me Trumpin, bashkëshorti i dytë për të, në vitin 1977. E teksa vijonte udhëtimet e saj mes “perdes së hekurt”, Ivana u bë një objektiv i policisë sekrete çekosllovake, tepër e fuqishme dhe e frikshme, e njohur si “StB”.

Dokumenti sekret për Ivanën nga “StB” ka pasur një numër regjistri, por ai nuk është bërë i ditur. Historianët besojnë se ai është shkatërruar. Por dokumente të tjera nga Arkiva e Shërbimeve të Sigurisë në Pragë, veçanërisht një dokument mbi babain e saj që e vizitonte shpesh vajzën në SHBA, tregon se ata të dy ishin nën mbikëqyrjen e rreptë të spiunëve dhe informatorëve të shtetit. TCH

ma.me
Next Post
Kjo është stina e mandarinave, përfitimet për shëndetin nga lëngu i tyre

Kjo është stina e mandarinave, përfitimet për shëndetin nga lëngu i tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

November 14, 2026
PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

November 14, 2026
Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

November 14, 2026
Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

November 14, 2026
Xhafaj: Operacion ‘antiskifter’, grupe nga Laçi e Lezha të përfshirë në vjedhje jashtë vendit!

Asambleja e PS/ Xhafaj kërkon një shans të dytë për Spiropalin dhe Ndrecën: Të mos përjashtohen, por…

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

November 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Nëntor 2026

November 14, 2026
“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

November 14, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

“Rama e zgjodhi Demon sepse është i aftë të kryejë çdo krim”/ Berisha: PS, më kriminale se të burgosurit e Peqinit

November 14, 2026
Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In