• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo është stina e mandarinave, përfitimet për shëndetin nga lëngu i tyre

by A R
12/01/2017 19:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën e tij të plotë ose të shtrydhet. Lëngu i mandarinës është shumë i freskët dhe hidratues.

Mandarinat e Xarrës, Borshit dhe Sarandës kanë një shije që të sjellin ndërmend verën dhe aromat e saj, ndonëse i ftohti erdhi dhe u ul këmbëkryq. 90 përqind e prodhimit kombëtar të mandarinës mbulohet nga komuna e Xarrës. Mandarina ka një nivel të lartë të limonenës, e cila ka vlera të mëdha. Ajo është një antioksidant i fuqishëm, i pasur me vitaminë C, ndaj mandarina duhet konsumuar rregullisht.

Ka pasur një sërë studimesh mbi vlerat e mandarinës, dhe shkencëtarët janë akoma të marrosur pas saj. Më poshtë, do të gjeni një listë vlerash shëndetësore të mandarinës të përgatitura nga AgroWeb.org:

Mban nën kontroll kolesterolin

Antioksidantët që gjenden tek mandarina, ulin kolesterolin e keq dhe rrisin atë të mirin në organizëm. Lëngu i mandarinës lufton radikalet e lira në trup të cilat shkaktojnë kolesterolin e keq, i cili ngjitet tek arteriet kryesore të trupit dhe shkakton mjaft probleme. Mandarina gjithashtu përmban fibër të tretshme dhe të patretshme të cilat parandalojnë përthithjen e kolesterolit në organet kryesore.

Stimulon rënien në peshë

Mandarina është një frut i pasur me fibër, dhe si rrjedhojë të bën të ndihesh me stomakun plot dhe të ngopur për një kohë të gjatë. Nëse keni këtë ndjesi, atëherë nuk do të fokusoheni tek ushqimi gjatë gjithë kohës, gjë që do t’ju bëjë të bini në peshë. Nëse konsumoni lëng mandarine do të bini nga pesha shumë më shpejt.

Rregullon tensionin e gjakut

Nëse konsumoni lëng mandarine rregullisht, tensioni juaj i gjakut do të jetë më i ekuilibruar. Mandarina është e pasur me minerale si kaliumi që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut. Këto minerale e bëjnë gjakun të qarkullojë pa pengesa në organizëm.

Forcon imunitetin

Vitamina C tek mandarina ndihmon të luftoni të ftohtin dhe gripin dhe të keni më shumë imunitet. Gjithashtu ajo ndihmon në largimin e toksinave dhe pastrimin e trupit. Të vjellat dhe çrregullimet në stomak mund të kurohen nga lëngu i mandarinës nëse konsumohet rregullisht.

Si të përgatisni lëngun e mandarinës

– Qëroni 4 mandarina
– Hiqni farat
– Përdorni një mikser dhe përzjejini mandarinat
– Mos e filtroni lëngun
– Shtoni mente dhe akull sipas preferencës

Lëngu i mandarinës për një lëkurë të shëndetshme

Vitamina C tek mandarina e bën lëkurën tuaj më të shëndetshme. Ajo përmirëson tonalitetin e saj dhe e bën lëkurën të duket më e re, pa rrudha dhe njolla. Mandarinën mund ta aplikoni edhe së jashtmi në lëkurë, ose ta hani që të merrni përfitimet e plota prej saj.

– Shtrydhni lëngun e mandarinës
– Përdorni një pambuk për të shpërndarë lëngun në lëkurë
– Mbajeni për 15 minuta dhe më pas lajeni atë

Sikur të mos mjaftonin vlerat e mësipërme, duhet të dini që lëngu i mandarinës mbron lëkurën nga rrezet e dëmshme UV.

Lëngu i mandarinës kundër plagëve

Vaji i mandarinës që nxirret nga fruti shëron dhe fuqizon prodhimin e qelizave të reja. Ky vaj mund të aplikohet në plagët apo çarjet e lëkurës.

Lëngu i mandarinës për flokë të shëndetshëm

Lëngu i mandarinës mund të aplikohet edhe në flokë. Vlerat e mëdha antioksiduese e mbrojnë lëkurën e kokës nga ndotja dhe radikalet e lira, rrjedhimisht ju nuk do të përballeni me zbokthin ose rënien e flokëve.
– Shtoni lëngun e mandarinës në vajin e flokëve që përdorni rregullisht.
– Lyeni kokën dhe mbajeni për 20 minuta
– Lajeni atë

Flokët do të marrin shkëlqimin dhe volumin e munguar. Vitamina E dhe B12 ndihmojnë në rritjen e flokëve por luftojnë edhe thinjat. /agroweb/b.d

Next Post
Tiranë, i hapin profil fallco dhe e kërcënojnë… “paratë ose të nxjerrim fotot”

Tronditëse nga Universiteti i Floridas: Facebook na përgjon edhe kur flasim me zë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

Me precedentë kriminalë, arrestohet me armë dhe kokainë 42-vjeçari në Kamëz

November 10, 2026

PS mbledh Asamblenë të shtunën te Gjiri i Lalzit. Zbulohen çështjet që do të diskutohen

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In