• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Dokumenti/ Lista me torturat e tmerrshme që përdorte Sigurimi në kohën e diktaturës

by Java News
13/03/2019 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lista me torturat e tmerrshme që përdorte Sigurimi i Shtetit në kohën e diktaturës, të pohuara nga vetë drejtuesit e tij.

Kujto.al boton deklaratën e Naum Berhamit, një prej drejtuesve të Sigurimit të Shtetit, në kohën e dënimit të Koçi Xoxes.

Kjo deklaratë vërteton disa prej llojeve më të tmerrshme të torturave që bëheshin në qelitë e degëve të brendshme, për nënshtrimin e të arrestuarve.

Berhami e bën këtë deklaratë për t’u përdorur në gjyqin e Koçi Xoxes, por përtej këtij fakti, ai ka lënë në këtë dokument një dëshmi të fortë për përdorjen e torturave nga më të tmerrshmet, edhe pse me ligj tortura ndalohej.

Madje vetë Berhami në këtë deklaratë të tijën, pohon se ishin dërguar dy telegrame, ku thuhej se ndalohej druri, por njëkohësisht me këto porosi punonjësit e Sigurimit në Degët e Brendshme udhëzoheshin gojarisht, se si të përdornin torturat për t’i thyer të arrestuarit e për t’i detyruar të nënshkruanin gjithçka ju kërkohej.

Lista e këtyre torturave, sipas këtij dokumenti autentik, vijon si më poshtë:

Llojet e torturave

Deklaratë:

Unë i nënshkruari Naum Berhami deklaroj sa më poshtë:

Po rrjeshtoj më poshtë torturat e ndryshme, që u janë bërë të burgosurvet sidomos gjatë  vitit 1947-1948. Për të gjitha këto Koçi Xoxe, Vaskë Koleci dhe të tjerët kanë pasur dijeni dhe s’kanë marrë asnjëherë ndonjë masë kundra atyre që i bënin, bile këta vetë na inspironin dhe mësonin  të vepronim kështu megjithëse në dukje tregoheshin disa herë  kundra (nja dy telegrame që kishin bërë se ndalohesh druri).

Janë përdorur këto formë torturash:

  • Jeleku, tortura më e tmerrshme.
  • Kamxhiku dhe druri.
  • Të lënë pa bukë, pa ujë, pa gjumë dhe në këmbë me ditë të tëra.
  • Korenti elektrik, sa i binte tjetrit të fikët.
  • Hedhja në qafë e zinxhirëve me peshë të rëndë.
  • Lidhja me duar pas në dritare ose në ndonjë dru, varur gjersa t’i preknin majat e gishtërinjve.
  • Thyerja e kockavet dhe ndukja e mishit me darrë (kjo është përdorur sidomos pas dënimit me vdekje të Shefqet Bejës dhe kundra tyre)
  • Kripë në gojë
  • Shpiheshin gjoja sikur do t’i ekzekutonin ose do t’i varnin dhe u shtihet në ajër, ose shpiheshin afër litarit.
  • Tortura morale në lidhje me familjen: do të ta burgosim, do të t’i vrasim, bile në Shkodër për të thyerrezistencën e Dulo Kalit, shpunë në një dhomë ngjitur me dy të burgosura vajza dhe dy të burgosur djem dhe bënë gjoja sikur ato ishin vajzat e tij dhe i kishin prurë aty për t’i ç’nderuar.
  • Futja kokëposhtë në vozë plot me ujë
  • Njëherë Myftar Tarja i futi Toptanit një nevojë në gojë dhe çorape të palara.
  • Djegije e mishit me cigare. Në fund kundra një provokatori të Kukësit i është hedhur alkol në duar ose në leshra dhe i vihesh shpyrtua (flaka)

Këto që rrjeshtova më lart, janë ato më të rëndësishmet.

Berhami..

– Gjellë e kripë për të shtënë et(je) dhe lënien pa ujë

– Futja në ujë dhe lënie me tesha të lagura në dimër

– Pakësim i ushqimit gradual për vdekur rëndë 1 ose 2 vjetë.

– Lënia pa gjumë në këmbë (Kujto.al)

Next Post
Basha mendon për largimin e Ramës, nis numërimin mbrapsht

Basha mendon për largimin e Ramës, nis numërimin mbrapsht

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

DËSHMITË/ Vata pranon vrasjen e portugezit, turku: Sokrati më tha se ishte rrëzuar nga motori…

August 21, 2026
Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

Lufta në fazë të rrezikshme, Rusia mësyn qendrat tregtare në Ukrainë, viktima dhe zjarr

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com