• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DOKUMENTI/ Bie pretendimi i opozitës për landfillin e Sharrës, Veliaj: S’ka qenë asnjëherë në pronësi të bashkisë, shkresa e 2012 e Tabakut e vërteton këtë

by Java News
14/12/2023 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Toka e landfillit të Sharrës nuk ka qenë asnjëherë pronë e Bashkisë së Tiranës, por vetëm është administruar prej saj. Në një intervistë për emisionin “Real Story” me Sokol Ballën në ABC, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka sqaruar se kjo pronë ka qenë e Ministrisë e Punëve Publike dhe Transportit dhe kjo e fundit ia ka kaluar për administrim pushtetit vendor, por jo si pronë. Duke dhënë një shpjegim të saktë kundër akuzave të ngritura nga opozita për këtë çështje, Veliaj tha se ky fakt provohet edhe nga një shkresë që ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës në vitin 2012, sot deputete e PD, Jorida Tabaku, i kërkon një drejtori të përgjithshëm të asaj kohe që të marrë nën administrim këtë pronë, që i përket ministrisë.

“T’ju jap një rast konkret. Znj. Jorida Tabaku në vitin 2012, si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, i thotë z. Shemsi Aga, Drejtorit të Përgjithshëm të Ndërmarrjes Nr. 1 të Qytetit, se: “Në kuadër të përfundimit të punimeve të projektit…”, – që në fakt ka bërë gjënë e duhur se në atë moment emergjence kishin nevojë për pak zgjerim për të kaluar atë ngërç, kur Tirana po bëhej kapicë me plehrat – “…në vijim të kësaj shkrese, si institucion përgjegjës për venddepozitimin e Sharrës, merrni masa për inventarizimin e dokumentacioneve dhe merrni në dorëzim objektin nga ana juaj”. Pra, objekti është landfilli i Sharrës. Nuk ia jep as me Këshill Bashkiak, as me Komitet, as me Komision Drejtues të PD, as me kryesi partie. Sepse në fakt nuk është pronë e bashkisë. Meqenëse, bashkia e ka në administrim me një shkresë, i thotë ndërmarrjes së saj: merre ti në dorëzim. Njësoj me të njëjtën shkresë për një pronë që nuk është e jona në të vërtetë. Pra, ne e kemi pasur në administrim nga Ministria, e cila është pronare e pronës”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë së Tiranës nënvizon se të 5-ta bashkitë e Qarkut të Tiranës janë kliente të një kontrate që është bërë nga qeveria. “Secila paguan pjesën e saj për mbetjet që çon në landfill. Kjo kontratë ka qenë për 30 vite. Në vitin e 5 dhe të 6, duhet të niste ndërtimi i inceneratorit. Sigurisht, ndodhën këto ngjarje dhe puna u ndërpre. Sot ka kaluar në administrim të shtetit. Por, unë besoj se edhe administratori shtetëror duhet të jetë gardian i kontratës, duhet të vazhdojë me ndërtimin e inceneratorit në momentin që sqarohet ky ngërç juridik. Këtu pyetja është: Për faktin se kur dikush bën aksident në rrugë, ne nuk duhet të bëjmë autostradën? Se mënyra më e sigurt që ne mos të kemi asnjë aksident është mos të ketë makina. Nuk është zgjidhje të mos bëjmë asnjë punë, që të mos kemi asnjë problem. Zgjidhja është të vazhdojmë të bëjmë punën, por të kemi sa më pak problematika”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Relacioni i SPAK për Berishën/ I akuzuar për korrupsion pasiv, dënohet me burgim nga 4 deri në 12 vjet

Unë nuk gëzohem që…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In