• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Doing Business” rendit Shqipërinë në vendin e 58-të, Ekonomi: Historike, 32 vende më sipër

by Java News
25/10/2016 18:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banka Botërore ka publikuar raportin e saj të përvitshëm “Të Bësh Biznes (Doing Business) dhe për vitin 2016, Shqipëria është ngritur me 32 vende në krahasim me vitin e kaluar, duke u renditur në vendin e 58 nga 190 vende që janë në këtë listë.

Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, tha se vlerësimi për këtë vit është më i miri në historinë e Shqipërisë që nga viti 2003. Ekonomi thekson se 3 janë reformat që kanë sjellë një vlerësim kaq pozitiv për vendin.

“E para, reforma me thjeshtimin e dhënies së lejeve të ndërtimit.

Raporti thekson se në fushën e lejeve të ndërtimit, Shqipëria ka thjeshtësuar procedurat për marrjen e lejes dhe ka hartuar një rregullore të re për lejet e ndërtimit, duke përmirësuar renditjen në këtë indikator me 83 vende.

E dyta, reforma në  marrjen e energjisë dhe shpejtësinë e  lidhjes në  rrjet.

Në marrjen e energjisë, raporti nënvizon se efiçenca e procesit të marrjes së energjisë është përmirësuar. Raporti evidenton se, koha për marrjen e një lidhje të re energjie u shkurtua me 43 ditë, duke përmirësuar renditjen në këtë indikator me 6 vende.

E treta, reforma në pagesën e taksave.

Pagesa e taksave, sipas raportit “Te bësh biznes” është bërë më e shpejtë dhe e thjeshtë me fillimin e pagesës elektronike të taksave që nga 1 janari 2015. Koha  totale e pagesave u shkurtua me 96 orë. Renditja e Shqipërisë në këtë indikator është përmirësuar me 45 vende.

Për të qenë të sinqertë deri në fund, nga të gjithë indikatorët përmes të cilëve Banka Botërore vlerëson ekonomitë, i vetmi vendim i qeverisë Shqiptare që ka patur ndikim negativ në renditjen e Shqipërisë ka qenë ai për të skanuar në mënyrë të detyrueshme në dogana çdo mall që importohet ose eksportohet.

Vendim ky që ndonëse mund të ngadalësojë procedurat e eksport/importit është tejet i rëndësishëm në kushtet e debatit të sotëm për sigurinë e mallrave që importohen në vend, apo të debatit për importin e mbetjeve të riciklueshme.

Përfitoj nga ky  rast të falënderoj të gjithë kontribuuesit, si nga  institucionet shtetërore, organizatat e biznesit apo partnerët ndërkombëtarë për kontributin e vazhdueshëm në mbështetjen e reformave që sollën këtë përmirësim cilësor në lehtësitë e të bërit biznes dhe mundësuan renditjen e Shqipërisë në pozicionin e 58-të për vitin 2017.”- tha Ekonomi./java/a.k

Next Post
Pronarët letër Gjykatës Kushtetuese: Po  merren vendime të pariparueshme

Zbardhet arsyeja e dorëheqjes së gjykatësit Sokol Berberi, Kushtetuesja në ngërç institucional

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com