• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zbardhet arsyeja e dorëheqjes së gjykatësit Sokol Berberi, Kushtetuesja në ngërç institucional

by Java News
25/10/2016 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot që Gjykata Kushtetuese pezulloi ligjin e “vettingut” u bë e ditur se një prej anëtarëve të kësaj trupe, Sokol Berberi ka dhënë dorëheqjen. Mësohet se letra e dorëheqjes nga gjyqtari Berberi është depozituar në 15 shtator pranë Gjykatës Kushtetuese dhe pasi është pranuar unanimisht në seancë iu është vënë në dispozicion edhe Presidentit të Republikës dhe Parlamentit.

Por burime zyrtare pranë Gjykatës saktësojnë se Berberit i kishte mbaruar mandati si anëtar i kësaj trupe qysh në muajin prill 2016. Në respekt të Kushtetutës dhe ligjit që përcakton se gjyqtari që i ka mbaruar mandati duhet të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjen e anëtarit zëvendësues, Berberi qëndroi 6 muaj si pjesë e kësaj gjykate deri ditën që vendosi të dorëhiqej.

“BalkanWeb” ka mundur të mësojë një pjesë të tekstit të dorëheqjes që Sokol Berberi ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese ku ndër të tjera sqaron se: “Në zbatim të Kushtetutës, duke konstatuar mungesë vullneti nga ana e institucioneve qëndrore për të zgjedhur anëtarin zëvendësues, vendosa të jap dorëheqjen. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë më jep një afat të arsyeshëm për të qëndruar në detyrë pas përfundimit të mandatit. Në opinionin tim ky afat ka përfunduar për aq kohë sa nuk shoh vullnet nga institucionet e ngarkuara për përzgjedhjen e anëtarit zëvendësues, ndaj dhe vendosa të dorëhiqem”, – mësohet të ketë qenë në thelb teksti i largimit që Berberi ka depozituar pranë Gjykatës Kushtetuese.

Të njëjtat burime zyrtare pranë këtij institucioni bëjnë gjithashtu me dije  se edhe një tjetër anëtar i kësaj Gjykate, Vladimir Kristo prej muajit prill 2016 i ka mbaruar mandati. Por ai vijon të qëndrojë në detyrë me një argument krejt ndryshe nga Berberi. Konkretisht, Vladimir Kristo refuzon të japë dorëheqjen pasi sipas tij “kushtetua më detyron të qëndroj në detyrë derisa të emërohet anëtari zëvendësues”.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese nga 9 anëtarë po funksionon me 8, për shkak të dorëheqjes së Sokol Berberit. Ky fakt e ka futur në ngërç institucional, jo vetëm për faktin se Kushtetuta përcakton që trupa gjykuese përbëhen nga 9 anëtarë por edhe për faktin se pikërisht numri tek (9) i gjykatësve është përcaktuar për të shmangur pikërisht ndarjen e barabartë të votave gjatë vendimarrjes. Konkretisht nëse për një çështje të caktuar Gjykata Kushtetuese, që aktualisht ka 8 anëtarë, do të ndahen në votim 4 me 4, atëhere kjo do të rrezikojë jo vetëm vendimarrjen por do të thellojë akoma më shumë ngërçin institucional, qoftë dhe në raport me zbatimin e ligjit themeltar të shtetit./a.k

Next Post
Nuk mblidhej prej vitesh, bizneset kundër taksës për të drejtën e autorit

Pronësia intelektuale/ Hyn në fuqi ligji për mbrojtjen e të drejtave të autorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

Sekretari amerikan i Mbrojtjes takohet me Netanyahun në Izrael

October 20, 2026
Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

Tragjedi në Kolumbi, rrëshqitja e dheut në një minierë ari u merr jetën 14 personave

October 20, 2026
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes takohet fshehurazi me Netanyahun, çfarë biseduan?

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com