• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A “dogji” Ambasada amerikane, Adriatik Llallën?

by Desada Metaj
28/01/2017 20:24
Desada Metaj

Desada Metaj

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Desada Metaj

Më shpejt se vetë institucionet shqiptare duket se Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po i jep hov proçesit të Vettingut. Vetë Ambasada në një njoftim të sajin ka paralajmëruar revokimin e vizave për disa prokurorë dhe gjykatës.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të Vettingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre”, thotë Ambasada.

Pra Ambasada amerikane flet për një rast konkret të një prokurori të nivelit të lartë. Emri i tij nuk dihet dhe në deklaratë lihet të kuptohet për nivel të lartë të prokurorisë. Burime të pakonfirmuara ende për Opinion.al bëjnë me dije se mund të bëhet fjalë për prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Por kjo mbetet ende per t’u konfirmuar pasi fjalë qarkullojnë edhe për një tjetër prokuror të rëndësishëm, bashkëshortja e të cilit gjithashtu ka një detyrë të rëndësishme në Prokurorisë e Përgjithshme. Të gjitha këto mbeten ende  dyshime për sa kohë Prokuroria e Përgjithshme vazhdon të heshtë.

Por nuk është hera e parë  që Ambasada amerikane i heq të drejtën e vizës një prokurori. Në prill të vitit të kaluar, Top Channel zbuloi se Ambasada amerikane i kishte refuzuar vizën kryeprokurorit të Durrësit, Agron Gjana, me dyshimin se ai do ta përdorte vizën për të qëndruar ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Sipas ligjit të Vetting-ut, refuzimi apo revokimi i një vize amerikane mund të përdoret si provë që gjyqtarët dhe  prokurorët e refuzuar të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë dhe siç kuptohet nga deklarata e Ambasadës amerikane, ky është vetëm fillimi.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar. “Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri”, mbyllet deklarata e Ambasadës.

Ndërsa jo më larg se dje, të tjerë gjykatës të nivelit të lartë kanë kaluar pragun e Ambasadës amerikane me pasaporta ndërsa burime pranë tyre pohojnë se u është komunikuar zyrtarisht revokimi i vizës. E njëjta proçedurë është ndjekur dhe me prokurorë të lartë të pajisur me viza amerikane. Për këtë veprim Ambasada amerikane nuk ka nxjerrë ende një njoftim zyrtar, ndërkohë që kanë heshtur dhe institucionet shqiptare.

Deri më sot as Prokuroria dhe asnjë nga Gjykatat shqiptare nuk ka nxjerrë një njoftim zyrtar për procedurën që është ndjekur për revokimin e vizave. Mbase gjykatësit dhe prokurorët i druhen faktit të paragjykimit dhe largimit direkt nga sistemi për shkak të nenit të Vettingut që mund t’i penalizojë për shkakun e vizës amerikane. Por këto “heqje vizash” që në shqip tingëllojnë dhe si largime pa kthim duket se po e shndërrojnë  procesin e vettingut të paktën deri më tani, në një proçes okult dhe mistik, fati i të cilit varet nga një vizë amerikane dhe jo nga një sërë ligjesh për të cilat u desh kaq kohë dhe përpjekje për t’i miratuar.

Revokimi i vizës amerikane nuk është vendimtar për vettingu-n, por pa dyshim ështe nje kriter i rëndësishëm. Revokimi nuk do të thotë që gjyqtarët dhe prokurorët janë automatikisht të skualifikuar pasi ata do të duhet të kalojnë dhe ne sitë tjetër për të merituar detyrën e tyre.

Gjykatësit dhe prokurorët vizëhequr mund ta meritojnë të jenë jashtë sistemit të drejtësisë, por për këtë publiku që pret transparencë ka nevojë për më shumë informacion se sa fjalë që qarkullojnë dhe që mitizojnë kaq shumë përfaqësitë diplomatike në Shqipëri. Jo të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët janë të pajisur me viza amerikane dhe kjo do te thotë se shumë prej tyre do të kalojnë të tjera testin e selisë së rrugës së Elbasanit.

Dhe që të gjitha testet e Vetting-ut të jenë të qarta dhe të besueshme për publikun ajo që vlen është transparenca dhe publikimi i fakteve. Përndryshe çdo gjë tjetër e paragjykon Veting-un po aq sa prokurorët dhe gjyqtarët e sistemit të shëmtuar të drejtësisë shqiptare.

Next Post
Irani i kundërpërgjigjet Trumpit – ndalon hyrjen e amerikanëve në vend

Irani i kundërpërgjigjet Trumpit - ndalon hyrjen e amerikanëve në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, mediat: Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, mediat: Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

Nga India, Filipinet, Egjipti e deri Mianmar/ ‘Bum’ aplikimesh nga vendet aziatike për leje qëndrimi në Shqipëri

February 7, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

Kush është mësuesi që shkarkua nga puna pasi predikonte fenë e Jehovait në shkollën 9-vjeçare në Tiranë

February 7, 2026
Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

Xhudistja Distria Krasniqi triumfon në Paris, fiton medaljen e artë në “Grand Slam”

February 7, 2026
Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

Prindërit rikthejnë emrat shqiptarë për fëmijët, sociologët: Emrat e huaj erdhën pas izolimit në diktaturë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In