• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Doganierët e arrestuar për trafikimin e 10 tonëve drogë në Itali, lirohen 9 persona

by A R
09/06/2017 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shfryhet dosja e doganierëve të arrestuar me dyshimin se janë përfshirë në trafikun e drogës.

ABC News ka mësuar se Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka liruar nga  burgu 9 nga 21 të arrestuarit.

Në mesin e personave të liruar janë agjentë doganorë, punonjës të doganës dhe efektivë të policisë me detyrën e kontrollorëve. Burimet thonë se veç të liruarve nga qelia, disa të tjerëve i është ndryshuar masa e sigurië, nga ajo e “arrest me burg” në “arrest shtëpie”, duke ulur kështu numrin e personave që mbetën në qeli.

Në vendimin e lirimit të tyre, gjykata ka arsyetuar se nuk prova konkrete që përfshijnë të liruarit në rrjetin e trafikut të drogës, të dyshuar nga Maqedonia në Shqipëri dhe më pas drejt Italisë.

Burimet thonë se edhe të dyshuarit që nuk janë liruar nga dy shkallët e gjyqësorit, i janë drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë duke kërkuar lirimin nga burgu.

Të dyshuarit e kësaj dosje, që tashmë janë liruar, u akuzuan nga prokuroria se me mosveprimet e tyre kanë favorizuar dy kamionë, të ngarkuar me rreth 10 tonë drogë që u kapën në Itali, për të kaluar pikat e kalimit kufitar të Qafë Thanës dhe portit të Durrësit.

Nga ana tjetër burimet nga prokuroria, bëjnë të ditur se autoritetet italiane ende nuk kanë sjellë letër-porosinë për provat e gjetura në dy kamionët që kaluan portin e Durrësit me rreth 10 ton hashash.

Ajo për të cilët hetuesit ende nuk kanë gjetur një përgjigje, është fakti se ku u ngarkuan 8 ton drogë që u kapën në Itali bashkë me shoferin maqedonas

 Pasi në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës ky kamion nga skaneri dhe kontrolli rezultoi se ishte bosh  dhe u plumbos nga doganierët. Por pas disa orë udhëtimesh nëpër Shqipëri ai ka kaluar nga porti i Durrësit pa ju nënshtruar kontrollit duke përfunduar në Ankona të Italisë, ku policia gjeti dhe bllokoi 8 ton hashash. Veç këtij rasti, prokuroria në këtë dosje po heton edhe kalimin e kamionit me 2 ton hashash nga porti i Durrësit që më pas u bllokua në Itali. /abcnews/a.m.

Next Post
”Partitë e vogla nuk janë garante të demokracisë, por të tepsisë”

'Berisha më i miri që ka PD-ja, LSI lëvizte timonin sa herë kishte nevoja personale'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

Rama: Buxheti 2027 historik, do prekë tavanin e 10 miliardë eurove! Rishpërndarje më tepër nga…

October 7, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 7 tetor 2026: Gaforrja favorizohet në punë dhe dashuri

October 7, 2026
Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

Mot i qëndrueshëm, vranësira kalimtare dhe erë përgjatë bregdetit

October 7, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

Kosova me presidente të re, Kurti: Do punojmë bashkë për suksesin në apel të ish-krerëve të UÇK

October 7, 2026
INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

INSTAT: Familjet me kryefamiljar pa arsim shënuan rritjen më të lartë të shpenzimeve në 2025

October 7, 2026
PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

PROFIL / Kush është Justina Shiroka Pula, Presidentja e re e Kosovës?

October 7, 2026
“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com