• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Dogana e Beratit/ I shkaktuan 400 mijë $ dëm shtetit, në gjyq ish-drejtori dhe 4 ish-zyrtarë

by Java News
30/11/2016 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Prokuroria e Beratit ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim 5 ish-zyrtarë të Doganës së qytetit, përfshirë edhe ish-drejtuesin e saj, si edhe administratorin e një subjekti privat, pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre, i kanë shkaktuar shtetit një dëm në vlerën rreth 400 mijë dollarë. Prokuroria e Beratit ka nisur hetimin në bazë të materialit referues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili kishte evidentuar shkelje në procedurën doganorë të subjektit “Center Shqiptare”, me administrator Vladimir Qepa.
Në bazë të materialit referues, rezultonte se, në vitin 2014, subjekti privat, pavarësisht se ishte në regjimin “Pezulluar”, ka ushtruar aktivitet tregtar në zhdoganim dhe shitje materiale letre dhe plastike. Prokuroria e Beratit zhvilloi hetimet mbi këtë rast, nga ku rezultoi se:Subjekti privat “Center Shqipëria” kishte qenë nën kontroll nga Dega Doganore e Beratit, ku merrnin pjesë Dhame Xhamballo, Akion Hysi dhe Arben Ulaj. Pavarësisht se subjekti privat kishte zhvilluar aktivitet tregtar, grupi i kontrollit të Doganës Berat i kishte llogaritur një detyrim minimal ndaj shtetit, krahasuar me detyrimin real të subjektit. Sipas kontrolluesve, detyrimi ishte rreth 1.4 milionë lekë të reja.Deklarata doganore e kësaj kompanie private ishte subjekt i një kontrolli të zhvilluar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Grupi i kontrolli nga Tirana konstatoi parregullsi në punën e grupit të kontrollit lokal dhe urdhëroi ripërsëritjen e procedurave ndaj “Center Shqiptare”.
Pasi u realizua rikontrolli, ku, krahas doganierëve të parë, merrte pjesë edhe doganierja Greta Berberi, u caktua një detyrim i ri për subjektin privat, i cili ishte në vlerën e 4 milionë lekëve të reja. Pasi u realizua ky rikontroll, drejtuesi i doganës së Beratit në atë kohë, Evis Plaku, konfirmoi rregullsinë e saj dhe e regjistroi në sistem. Por, nga auditi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, rezultoi se, edhe pas rikontrollit, detyrimi i “Center Shqiptare” ishte shumë herë më i vogël se sa detyrimi real i tij.
Në hetimet e saj, Prokuroria e Beratit arriti në përfundimin se punonjësit e doganës që kanë trajtuar praktikën e këtij subjekti privat, me dashje, kanë zvogëluar ndjeshëm detyrimin ndaj shtetit të “Center Shqiptare”. Në bazë të ekspertizës, rezulton se kompania “Center Shqiptare” i detyrohej shtetit shumën e mbi 40 milionë lekëve të reja.Gjatë hetimit, Prokuroria ka konstatuar se punonjësit e Doganës së Beratit nuk kanë qenë në gjendje të shpjegojnë arsyet se përse është kjo diferencë e madhe ndërmjet detyrimit real dhe detyrimit të nxjerrë prej tyre. Gjithashtu, gjatë hetimit, të pandehurit kanë tentuar që të kanalizojnë përgjegjësitë tek njëri-tjetri. Në përfundim të hetimeve, Prokuroria e Beratit ka ngritur akuza për të pandehurit, si më poshtë:
Për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”
1. Evis Plaku, ish-Kryetar i Degës Doganore BeratPër veprën penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”;
2.Dhamo Xhamballo
3.Akion Hysi
4.Arben Ulaj
5.Greta Berberi
Për veprën penale “Kontrabanda me mallra te tjera”;
6. Vladimir Qepa, administrator i “Center Shqiptare”
ma.me
Next Post
Gjyqi ndaj xhihadistëve, apeli zbut dënimin për disa të dënuar. Imami: Ditë të vështira do të vijnë

Gjyqi ndaj xhihadistëve, apeli zbut dënimin për disa të dënuar. Imami: Ditë të vështira do të vijnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Mirënjohje për rrugaçin që nuk i preu pemët

April 13, 2026
Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta e shtrenjtë ‘fundos’ transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In