• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Do t’i vë flakën ‘Audit’ po më le’/ Ish i dashuri nga Zvicra urdhëroi djegien e makinës së ish-partneres në Astir! Në kërkim 2 maqedonas

by Java News
20/01/2024 16:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona nga Maqedonia e Veriut, 37 dhe 27 vjeç u shpallen ne kerkim nga policia e Tiranës pasi dyshohet se janë autor të djegies në një ‘Audi’ në zonën e Unazës së Re në Astir.

Personat me banim në Maqedoninë e Veriut i vunë flakën makinës së një vajze. Report Tv mëson se e reja Xh. T. nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Zvicra pas një ndarje në një lidhje dashurie që kishte pasur atje me një shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Kthimi në Tiranë ishte pas fjalëve të ish të dashurit që do i digjte makinën nëse do e linte, por Xh. T nuk e imagjinonte asnjëherë se mund të arrinte deri në këtë pikë.

Makina e vajzës u dogj gjatë natës së 4 janarit në rrugën “Astrit Losha” në Astir dhe dyshimet e para u lidhën për një djegie aksidentale, por pasi hetimet avancuan nga agjentët e Komisariatit nr. 6, situata ishte krejt ndryshe. Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin 2 persona të cilët afroheshin pranë makinës tip “Audi” me ngjyrë të bardhë, i vënë flakën dhe largohen. Pasi Xh. T. u mor në pyetje ajo u rrëfeu hetuesve se ish i dashuri nga Maqedonia e Veriut e kishte kërcënuar se do i digjte makinën pasi e kishte lënë, por nuk e kishte marrë seriozisht.

Tashmë hetuesit kishin në dorë një indicie të mirë për të zbardhur ngjarjen. Fillimisht u identifikua një tjetër “Audi”, po me ngjyrë të bardhë përmes kamerave të sigurisë, por rezultoi se nuk kishte lidhje me ngjarjen. Në vijim, gjatë këqyrjeve të pamjeve në një distancë relativisht të madhe u konstatua një “Audi” i dytë, po me ngjyrë të bardhë, i cili si në ardhje ashtu edhe në ikje, qëndrimin e kishte në një vend, në Astir, aty ku u dogj makina natën e 4 janarit.

Makina ishte me targa të Shkupit dhe brenda saj ishin 2 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Femi Trijumfi dhe Mevljudin Sediu, të cilët dyshohet se janë porositur nga i dashuri i Xh. T. që vijon të jetë në Zvicër, për të djegur makinën të Astir. Të rinjtë, përkatësisht, 37 dhe 27 vjeç udhëtuan drejt Tiranës vetëm për të djegur makinën e Xh. T. dhe u kthyen në vendin fqinj pas disa orësh përmes pikës kufitare të Qafë Thanës. Të dy janë identifikuar me prova nga policia, ndërsa u shpallën në kërkim. Në vijim pritet të ketë bashkëpunim me autoritetet maqedonase për lokalizimin dhe arrestimin e tyre, ndërkohë po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./m.j

Next Post
‘Evitoni lëvizjet’/ Rama: 1500 punonjës të OSSH në gjithë vendin janë angazhuar për furnizimin me energji. Akset rrugore…!

'Evitoni lëvizjet'/ Rama: 1500 punonjës të OSSH në gjithë vendin janë angazhuar për furnizimin me energji. Akset rrugore...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
Mësuesi 67-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij në Korçë, dyshimet e para

Vodhën një market në Durrës, policia arreston dy autorët

April 13, 2026
Berisha si “kafshë politike” e ndjen në ajër humbjen elektorale të radhës, ja pse na urren të gjithëve

Disfata e Orban në Hungari rrëzon alibitë e humbjeve të Sali Berishës

April 13, 2026
“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

“Do vazhdoj të flas kundër luftës”, Papa i përgjigjet Trumpit: Nuk dua debat…

April 13, 2026
Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

Hyri për të vjedhur, por ngeci në dritare… Humb jetën tragjikisht një person në Fier

April 13, 2026
Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

Britania kundër bllokadës së Hormuzit, Keir Starmer: Nuk përfshihemi në luftë me Iranin

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

Lidh Shkodrën me Malin e Zi, Koçiu dhe Karakaçi inspektojnë aksin Shirokë–Zogaj: Gati në Maj!

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In