• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Do të kemi një vjeshtë të vonuar”/ Sinoptikania paralajmëron ditë të nxehta edhe në shtator: Temperaturat do jenë mbi normalen

by Java News
20/08/2021 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe kjo javë pritet të mbyllet me temperatura të larta, ndërsa nga mesi i javës që vjen pritet një freskim i motit, shoqëruar dhe me reshje shiu, kryesisht në zonat malore dhe qendrore.

Kështu ka deklaruar sinoptikania Lajda Porja, në një lidhje për “News24”, ku tha se këto pesë ditë pritet të kenë temperatura të larta në 37 gradë celsius, ndërsa shtoi se me temperatura mbi normalen do të nisë edhe muaji shtator.

“Në asnjë ditë të gushtit nuk kemi pasur vlera normale, por më të larta. Ka pasur një rënie të lehtë të temperaturave, ku prezenca e erës ka bërë që të ndjehet pak më freskët.

Kjo fundjavë do të jetë me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat pritet të rriten, duke filluar që nga kjo fundjavë. Pritet që e diela të sjellë një rritje të ndjeshme të temperaturave.

Nëse do ta ndanim këtë 10-ditorëshin e fundit të gushtit, i bie që 5 ditët e para do të jenë me temperatura të larta që do të shkojnë deri në 37 gradë apo dhe më lartë, ndërsa 5 ditët e fundit të gushtit do të sjellin temperatura më normale, krahasuar me gjithë temperaturat e kësaj vere, që theu dhe rekordin me temperaturat më të nxehta. Ky do të mbyllet si vit i nxehtë, 2021 ka gjasa të jetë viti më i nxehtë në histori”, tha Porja.

Po shtatori si do të nisë?

Ditët e fundit të gushtit do na rikujtojnë vlerat 32-33 gradë, për të marrë frymë. Pritet që edhe java e parë e shtatorit të jetë në këto vlera, 32-33. Këto janë vlera më të freskëta për neve, por në fakt krahasuar me vitet e tjera dhe me vlerat që duhet të ketë shtatori, janë temperatura më të larta se vlerat normale.

Do të kemi një vjeshtë të vonuar, me vlera mbi normalen. Deri ditën e mërkurë të kësaj jave, temperatura shumë të larta do të ketë në territor. Vlerat më të larta do të jenë në Elbasan, Berat.

Pritet që e mërkura, e enjtja dhe e premtja të sjellin reshje në territor, kryesisht në zonat veriore, ku ka dhe vatra zjarri. Shirat do të jenë në formë rrebeshe, edhe në zonat qendrore, duke përjashtuar vetëm zonat e bregdetit./BW

g.kosovari

Next Post
Po ju e gjeni veten? Këto 3 shenja kanë gjithmonë një arsye për të shpenzuar paratë

Po ju e gjeni veten? Këto 3 shenja kanë gjithmonë një arsye për të shpenzuar paratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Seanca publike në Kushtetuese për zv.kryeministren Balluku, GJKKO nuk do marrë pjesë

January 22, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Investimet në Sazan dhe Zvërnec, Zogaj: Rama “theu” akullin me administratën Trump, ja dy sinjalet nga SHBA

January 22, 2026
Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

Rama ndan pamjet: Rikonstruksioni i ‘Dhaskal Todrit’ sjell klasa moderne për 600 nxënës dhe salla për mësuesit

January 22, 2026
Provincializmi politik i Tiranës me Donald Trumpin

Trump dhe efekti TACO: Të gjitha rastet kur presidenti i SHBA-ve është kthyer pas

January 22, 2026
Të jetosh brenda gënjeshtrës

Të jetosh brenda gënjeshtrës

January 22, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: 21 Janari përcaktoi 15 vitet e fundit politike, drejtësia duhet të vulosë autorin që tha; Qëlloni!

January 22, 2026
Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

Të parat goditen gjigandët e teknologjisë, “arma” e fshehtë e BE kundër tarifave të Trump

January 22, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

January 22, 2026
Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

Aderimi në Bordin e Paqes, sot mblidhet Kuvendi për të vendosur

January 22, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

21 Janari, Zogaj: SPAK ka humbur kohë, urdhrat e ndalimit penguan zbardhjen e krimit

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In