• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Do të investoj në Novi Ligure”, Taçi flet për “La Stampa”, gazeta italiane: Ish-kamarieri që u shndërrua në manjat

by A R
07/06/2020 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezart Taçi mbush sot 49 vjeç.  Manjanti shqiptar i naftes, themeluesi i Taci Oil është rikthyer në qendër të vëmendjes për disa thashetheme mbi nje depozite prej 362 milion euro në një bankë në Singapor.  Historia e tij e denjë për një roman pati fillesat e saj ne Novi Ligure. Shumëkush e mban mend kamerierin “Rezi” në picerine Cavour midis 1991 dhe 1996. Nje djale i turpshem, i sjellshem, shume preciz qe do te behej vite me vone nje nga personazhet me te rendesishem te sipermarrjes boterore. Aktualisht ndodhet ne Belgjike per te zhvilluar bizneset e tij.

“Kam mbërritur në Itali në 1991 nga Shqipëria me një anije të madhe te quajtur” Panama”- kujton Taçi -.  Mijëra njerez largoheshin nga nje regjim qe ishte ne ditet e fundit te tij. Zbrita në Brindisi në moshën 19 vjeç.  Me pas qendrova ne nje kazermë te Astit.  Falë një prifti gjeta punë në një piceri te Astit, prone e nipit të Z. Enzo dhe Giovanni Francese. Keta te fundit, akoma sot, menaxhojne një piceri në Novi Ligure. Degjova qe kerkonin nje kamarier dhe u paraqita. Qendrova ne ate qytet per rreth 5 vjet. Fillova studimet ne universitetin e juridikut ne Aleksandri dhe me pas ate te inxhineri mekanike ne Torino. Kjo fale edhe mbeshtetjes morale te njerezve si Enzo, Giovanni, Giuseppe, Roberto, Luciano kujtimin e te cileve e ruaj akoma ne zemer”.

“Por ne mesdhetarët jemi të lidhur me vendlindjen: U ktheva në Shqipëri për t’ju bashkuar nje  shoqerie italiane nafte dhe beme studime të tregut në sektorin e hidrokarbureve.  Me pas, per te njejten kompani, krijova, ne vendet e ballkanit, nje Joint Venture. Me tej punova per nje shoqeri shqiptare ne fushen e hidrokarbureve por nuk qe e lehte te punoje ne nje treg ku rregullat nuk ishin akoma te shkruara. Mora drejtimin e kësaj kompanie dhe vazhdova i vetëm “.

Taçi ka qenë tatimpaguesi me i madh i vendit të tij për vite me radhe.  Nga politika ai kurrë nuk është tunduar, “por unë e respektoj Berishën, Meten, Ramën, Bashen, Kryemadhin, Veliajn- thotë ai – dhe të tjerët që i kanë kushtuar jetën e tyre menaxhimit të një shteti që ka dalë nga gjysmë shekulli diktaturë”.

Babai Mustafa ka pasur gjithmonë një pasion për futbollin dhe së bashku blene klubin e futbollit të vendit të tyre të origjinës prej 2-3 mijë banorësh, duke arritur ta çojnë atë në Serinë A shqiptare dhe duke i bërë të luajnë ndeshje miqësore me Milanin dhe Real Madrid.

Shoku i Silvio Berlusconit, me Taçi Oil, ai gjithashtu sponsorizoi Milanin në 2011 dhe tentoi aventurën si president i  Parma-s në Dhjetor 2014: blerja do te kryhej nepermjet kompanise Dastraso Holding Limited por situata e kompanisë jo fort e shendetshme coi ne shkurt ne cedimin e kesaj shoqerie dhe ne mars Parma deshton.

Një shahist fin, ka qene President i Federates Shqiptare te Shahut. Krijoi raporte me Berluskonin por edhe me Gorbacov, familjet Blair dhe Biden.

Po kjo pasuri super milionerësh që gjendet në Singapor i korrespondon te vertetes?  “Nuk flas me qejf per parate- pergjigjet ai – por nëse ato para do të ishin vërtetë të miat, do të isha i lumtur qe t’i investoja per atdheun tim dhe per vendin qe me adoptoi, Italine, vecanerisht Novin”.

Taçi ka shprehur shpesh dëshirën për t’u rikthyer në Novi për të investuar.  Dhe në një moment kritik si ky, nuk do të ishte gje e vogel.  Po në cilin sektor?  “Siç thashë, kam mirënjohjen më të madhe për Novin, qytetin ku kultivoj miqësi të mëdha.  Aty jetojnë akoma Enzo dhe Giovanni, të vetmit punedhenes që kam pasur në jetë.  Ata më mësuan punen dhe fitova shume nga aspekti njerezor. E shikoj Novin si vendin e miqve dhe kam me shume interesa personale sesa materiale.  Mund të them se po studioj me këshilltarët e mi disa kompani vendase, ndoshta edhe në fushën e energjisë, sektorin ku veproj. Do të doja ta ndihmoja ekonominë lokale, por nuk mund të zbuloj detaje sepse kemi nje “Pakt Sekreti”. Kur të mundem do t’ju informoj. Do te doja te kthehesha e te kujtohesha gjithmone si nje kamarier i mire. Fatkeqësisht, Giovanni nuk me promovoi kurre ne pozicionin e tij, ate te picaiolit»

Next Post
Vetëvritet në qeli i dënuari, që vrau me sëpatë në mes të Korçës

Vetëvritet në qeli i dënuari, që vrau me sëpatë në mes të Korçës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

March 28, 2026
Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

Irani sulmon Emiratet e Bashkuara Arabe me raketa dhe dronë

March 28, 2026
Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

Miqësorja me Ukrainën, nga zhgënjimi me Poloninë, tek e ardhmja e trajnerit Sylvinho

March 28, 2026
Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

Asambleja e 32-të e KOKSH, Gonxhja: Mbi 185 milionë lekë mbështetje për 18 federata olimpike për vitin 2026

March 28, 2026
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

March 28, 2026
Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

March 28, 2026
Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

Specialisti i Bankës Botërore: Transfertat drejt Shqipërisë deri 96% më lirë, çfarë ndryshon me SEPA

March 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

Rriten tensionet SHBA-Iran-Izrael, frikë për përhapje të konfliktit në rajon

March 28, 2026
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

March 28, 2026
“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In