• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Do të dëshmojë Kurti e Berisha në favor të Thaçit dhe komandantëve të Luftës?

by Lorenc Vangjeli
06/11/2022 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Një listë ish-diplomatësh të lartë ndërkombëtarë janë thirrur në apel për t’u pyetur si dëshmitarë në favor të Hashim Thaçit dhe komandatëve të tjerë të luftës që janë në paraburgim që prej gati dy vjetësh: nga Wesley Clark, ish-komandant i trupave të NATO-s në Evropë, tek Bernard Kushner, ish-kreu i adminisratës së OKB-së në Kosovë, nga William Walker, ish-shef i misionit të OSBE në Kosovë tek Daan Everts, ish-shef i OSBE, Tiranë. Ish-sekretarja amerikane shtetit Madeleine Albright dhe diplomati Riçhard Holbrooke kanë ndëruar jetë, por edhe ata do të ishin në këte listë që mund të përfshinte edhe personazhe si Bill Klinton dhe Toni Blair, dy frymëzuesit e luftës morale të Perëndimit dhe NATO-s kundër regjimit nacionalfashist të Beogradit.

Ka edhe një mori shqiptarësh që mund të shfajësonin mbrojtësit e një populli që më pak se çerek shekulli më parë kërcënohej me genocid. Mund të ishte Majko e Meta, asokohe kryeministër dhe zëvendëskryeministër të Shqipërisë. Pavarësisht parapëlqimeve vetjake, prapangjarjeve dhe ligjësisë historike që i shndërron zakonisht heronjtë e luftës çlirimtare në uzurpatorë të paqes, secili nga ta do të ndante rolin e UÇK-së dhe të vetë Thaçit e Komandateve te tij nga akuzat. Nga ai serial juridik i prodhuar prej zhgënjimesh të reja, dashurish të vjetra dhe interesave që tejkalojnë fatin e individëve. Lista e mbrojtjes mund të përfshijë edhe shumë emra të tjerë, shqiptare dhe të huaj, por më shumë se prania, aty do të tmerronte mungesa. Jo nevoja e munguar, por llogaria për t’u vetëpërjashtuar.

Sali Berisha dhe Albin Kurti nuk do t’i përgjigjeshin apelit edhe sikur t’u thirrej emri. Njëri ish-president, ish-kryeministër dhe i dorëhequr nga dorëheqja e tij në PD dhe tjetri kryeministër i Republikës së Kosovës. Të dy së bashku, ata janë kundërshtarë ideologjikë të Thaçit. Shumë më shumë Kurti dhe më pak edhe Berisha, kanë përfituar direkt dhe indirekt nga drama jo vetjake e komandantëve të UÇK-së. I pari e pa të hapur rrugën drejt qeverisjes në Prishtine, i dyti e konsideronte mikun e armikut të tij, armik vetjak. Kjo është drama ciklike, spiralja mizore që ka shoqëruar historikisht shqiptarët që raporti me pushtetin, i kushtezon të sillen armiqësisht me njëri-tjetrin.

Ndërhyrja kontraverse e Ramës kundër rezolutës famëkeqe të Dick-ut në Këshillin e Evropës mund të kishte një mijë e një arsye për t’u qortuar, korrigjuar apo ndryshuar në formë, por nuk do të duhej të kishte asnjë shqiptar të ndershëm që të kundërshtonte thelbin e saj. Por Sali Berisha, njeriu që mund të kishte shfrytëzuar po një mijë e një herë rastin që të kishte kërkuar falje për votën shqiptare pro DickRezolutës apo edhe per te shpjeguar pamundësinë për të vepruar ndryshe në atë kohë, zgjodhi të merret me formën për shkak të urrejtjes thelbesore për Ramën.

Albin Kurti mund të kishte gjetur gjithashtu një mijë e një arsye, për të shtyrë detyrimet e tij kushtetuese në Pejë, ku kishte shkuar gjatë ditës që Kosova dhe Shqipëria përmendeshin në Strasburg. Për paradoks, të dy së bashku do të fitonin më shumë nga bashkimi me korrin sesa ato lëvizje solistësh të zemëruar, njëri duke sulmuar e tjetri duke luajtur indiferentin. Rendja drejt piedestalit të pushtetit, qoftë dhe duke murosur kundërshtarin politik në themel të tij, aleancat fluide edhe me djajtë kundër fanellës tjetër ideologjike, është primitivizëm që edhe kur të ngjit në pushtet, rrënon moralin e çdo lloj pushteti.

Një shekull më parë një shqiptar cinik thoshte se shqiptarët bëhen bashkë vetëm kur hedhin valle. Një shekull më pas, vallja e marrëzisë së interesit të vogël, i ka përfshirë të gjithë, në vështrimin bardh e zi, në vënien e interesit të grupit në funksion të individit dhe në kultin e individit që mbas vetes pret e lut vetëm qametin. Dhe qameti nuk do t’i ndahet këtij kombi që e ndan në mes Drini, sa kohë që atë që e fiton me gjak e sakrifica në luftë, e humb me marrëzi e ligësi në paqe.

Next Post
“E gjeta burrin, është ok”/ Në kërkim të partnerit ideal: Beniada Nishani i bëri të gjithë të dyshojnë…!

Beniada Nishani në një lidhje me dashurie/ Kush është partneri i modeles, baba i dy fëmijëve

Comments 2

  1. Edvin Lik Sala says:
    4 years ago

    Për të hedhur valle, ne shqiptarët, kërcejmë edhe pa muzikë, por në vend të muzikës, ne kercejmë me shuml dëshirë, duke degjuar lajmet, ose sikunder eshte thënia e vjetër “KËRCEN PRIFTI NGA BELAJA”… mbasi kështu i duhemi partisë…….që na janë bërë si burrë nane…
    Duhet ti bëjmë thirrje SH.B.A-së, që të na caktojnë një “DIKTATOR” tip Pinoçet, properëndimor, dhe ti zhdukë Parlamentin dhe të gjitha partitë dhe satelitët e tyre nja 10 vjet, duke lejuar vetëm ekonominë e tregut….që të mbledhin mëndjen toskë e gegë, e malci jallia…..

    Reply
  2. Edvin Lik Sala says:
    4 years ago

    Për të hedhur valle, ne shqiptarët, kërcejmë edhe pa muzikë, por në vend të muzikës, ne kercejmë me shumë dëshirë, duke degjuar lajmet, ose sikunder eshte thënia e vjetër “KËRCEN PRIFTI NGA BELAJA”… mbasi kështu i duhemi partisë…….që na janë bërë si burrë nane…
    Duhet ti bëjmë thirrje SH.B.A-së, që të na caktojnë një “DIKTATOR” tip Pinoçet, properëndimor, dhe ti zhdukë Parlamentin dhe të gjitha partitë dhe satelitët e tyre nja 10 vjet, duke lejuar vetëm ekonominë e tregut….që të mbledhin mëndjen toskë e gegë, e malci jallia…..

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 1 milion turistë vetëm në korrik”, Rama jep shifrat: Transformim epokal i Shqipërisë turistike

“Mbi 1.8 milionë pasagjerë në korrik në Rinas”, Malaj: Dogana në gatishmëri 24 orë, lehtësohet kalimi në kufi

August 4, 2026
“Veprimtari kundër Republikës së Shqipërisë”, Tirana shpall ‘non grata’ 2 shqiptarë nga RMV

“Veprimtari kundër Republikës së Shqipërisë”, Tirana shpall ‘non grata’ 2 shqiptarë nga RMV

August 4, 2026
Aksident në aksin Fushë Arrëz, plagoset rëndë një person, niset me helikopter drejt Traumës

Aksident në aksin Fushë Arrëz, plagoset rëndë një person, niset me helikopter drejt Traumës

August 4, 2026
52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

U kapën me armë, gati për të vrarë! Zbardhen emrat e 5 të arrestuarve në Sarandë

August 4, 2026
Sezoni veror, fluks rekord në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

Sezoni veror, fluks rekord në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

August 4, 2026
NATO “tregon muskujt” në Ballkan, edhe Shqipëria merr pjesë në stërvitjen intensive

727 forca në terren për shuarjen e 20 vatrave të zjarrit në 24 orët e fundit

August 4, 2026
Agron Shehaj, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

Agron Shehaj, firmat merimangë dhe manovrat e çuditshme

August 4, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

August 4, 2026
Kishin nxjerrë armët dhe po rrinin në pritë, parandalohet vrasja në Sarandë, 5 në pranga

Kishin nxjerrë armët dhe po rrinin në pritë, parandalohet vrasja në Sarandë, 5 në pranga

August 4, 2026
25 shtete padisin SHBA-të për tarifat e reja tregtare

25 shtete padisin SHBA-të për tarifat e reja tregtare

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com